Presidentja Vjosa Osmani buron ndriçim me të vërteta në KS të OKB-së për Republikën e Kosovës!...

Opinione

Presidentja Vjosa Osmani buron ndriçim me të vërteta në KS të OKB-së për Republikën e Kosovës!...

Nga: Sami Arifi Më: 16 tetor 2021 Në ora: 12:00
Vjosa Osmani

Përkundër përfaqësimit manipulues dhe tendencioz të ministrit serb në KS të OKB, si gjithëherë, që kishin dhe kanë të mbështetur politikën e tyre propaganduese gjeneratë pas gjenerate historikisht në gënjeshtra të përkrahura edhe nga Rusia, megjithatë, Presidentja Vjosa Osmani në KS të OKB bëri një prezentim mjaft dinjitoz, argumentues, ndriçues me të vërteta për RK-së dhe popullin e saj.

Presidentja Osmani në KStë OKB bëri prezentimin e shtetit të saj si një politikane e profilit të rangut të lartë, si një intelektuale e edukuar në frymën liridashëse, jo vetëm për popullin e saj, por me ndjeshmëri edhe për popujt tjerë që gjenden në vështirësi jete.

Fjalimi i saj ishte mjaft i ngjeshur dhe me një faktografi mjaft të zgjeruar për të kaluarën e luftës si dhe për aktualitetin tonë të tanishëm, duke e demaskuar politikën kriminale serbe, duke e prezentuar të vërtetën pranë KS së OKB.

Presidentja Osmani prezentojë në mënyrë mjaft të ngjeshur ecjen përpara të shtetit të RK-së me synime të kjarta drejt qytetërimit europerendimor me vizioneuroatlantik që tashmë ka RK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat