Kryesindikalistet e bossave të krimit dhe tradhtisë, duhet të zëvendësohen, hetohen dhe penalizohen

Opinione

Kryesindikalistet e bossave të krimit dhe tradhtisë, duhet të zëvendësohen, hetohen dhe penalizohen

Nga: Lirim Gashi Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 15:41
Lirim Gashi

Çuditërisht sindikatat kërkojnë ekskluzivisht rritje të pagave në sektorin publik, i cili në Kosovë qëndron më së miri.

Imagjinone kërkojnë paga 50% më të larta  në sektorin shëndetësor publik të dominuar nga mafia farmaceutike dhe politike.

Të gjithë njerëzit e goditur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga krimet e tyre shumëdimensionale e dinë se në të kaluaren jo aq të largët, në këtë sektor kanë ndodhur krime të paimagjinueshme.

Pra bëhet fjalë për një sektor të (keq) menaxhuar dhe dominuar nga tregtia permanente me barnat me afat të skaduar dhe me shëndetin e pacientëve.

Bëhet fjalë për një sektor ku ka mbretëruar një kirurgji vrastare që është manifestuar si lojë pingpongu ndërmjet mjekëve të sektorit publik dhe kolegëve të tyre që kanë hapur me mjete dubioze klinika private.

Sepse kata njerëz pa dije, karakter dhe kodeks etik, moral dhe profesional, në top pingpongu i kanë shndërruar jo vetëm pacientët e sëmurë, por sidomos pacientët e shëndoshë.

Ose edhe më saktësisht një numër jo i vogël i mjekëve të sektorit publik, me reket pingpongu i kanë goditur pacientët e shëndoshë dhe i kanë hedhur mbi tavolinat e kolegëve të tyre privat, ndërsa këta të fundit kanë kryer operacione të panevojshme në trupat e tyre të shëndoshë, e sidomos në zemrat e tyre të shëndosha dhe në këtë mënyrë u kanë siguruar klinikave të tyre fitime të paimagjinueshme.

Natyrisht që nga ky biznes i pistë kanë përfituar edhe mjekët e sektorit publik sepse fitimin e kanë ndarë procentualisht me kolegët e tyre privat. 

Në mesin e Frankenshtajnave nazifashist janë dalluar për të keq sidomos mjekët cilët kanë punuar në të njëjtën kohë edhe në klinikat publike edhe në ato private.

Këto të fundit zakonisht kanë qenë në pronësi të tyre.

Në anën tjetër kemi qenë dëshmitarë të një menaxhimi vrastar të pandemisë, ku pacientët e infektuar me Covid janë vendosur në të njëjtat dhoma me pacientët që vuajnë nga sëmundjet e rënda kronike.

Dhe vetëm një Zot e di se sa është i madh numri i pacientëve kronik që janë infektuar dhe kanë  vdekur për shkak të menaxhimit vrastar të pandemisë nga anëtarët e stafeve menaxhuese mafioze, të cilët më shumë kanë dëshmuar karakter biznismenesh të pacipë sesa karakter mjekësh human. 

Ndërsa as edhe një njeriu të vetëm normal dhe korrekt nuk i duhet mikroskopi për ta kuptuar sesi ka funksionuar për njëzet vite rresht arsimi kosovar. 

Mjafton të theksohet fakti se tregtia me injorancën respektivisht me diplomat e shitura dhe të blera, i ka shndërruar këto të fundit prej vulave të dijes në vula të budallallëkut. 

Prandaj Mësimdhëniesit, Profesorët dhe Akademikët e Kosovës që kanë qenë të përfshirë në këtë biznes të pacipë, jo vetëm që qëndrojnë larg më mirë me paga sesa që e meritojnë, por edhe duhet të hetohen dhe penalizohen urgjentisht. 

Sepse ata përveç që i kanë degraduar tempujt e dijes (shkollat, universitetet dhe Akademinë e Arteve dhe Shkencave) në tempuj të injorancës, në tërë periudhën e pasluftës kanë heshtur si para varrezave të ilirëve, para të gjitha dukurive negative, anomalive dhe çorodive.

Pra kanë heshtur para të gjitha dukurive negative, anomalive dhe çorodive që janë manifestuar si grabitje e dhunshme e pronës publike, buxhetit të shtetit, taksave, doganave, fondeve për zhvillim, donacioneve dhe si haraç ndaj investorëve të huaj.

Dhe jo vetëm kaq por kanë heshtur edhe kur kanë ndodhur vrasjet politike, privatizimi dhe tenderimi mafioz, vjedhja dhomës së dëshmive, thesarit të shtetit dhe pazari me territorin e shtetit. 

Mirëpo sikur të mos mjaftonte fakti që e kanë degraduar arsimin në paçavurë, tashmë po dëshmohen edhe si njerëz gllabërues që s'kanë aspak sens për barazi, humanizëm, edukatë dhe kulturë.

Prandaj ka dështuar elita intelektuale në këtë vend, sepse është shndërruar në dorë të zgjatur të pushteteve të kaluara mafioze dhe kuislinge.

Shtrohet pyetja : Nëse sindikatat kërkojnë 50% paga më të larta në arsim dhe shëndetësi, atëherë sa duhet të ishte rritja e pagave në sektorin privat, ku punëtorët janë skllevër të punëdhënësve?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat