Dëshmorët

Opinione

Dëshmorët

Nga: Hamdi Rafuna Më: 12 janar 2022 Në ora: 01:17
Rexhep Mala

Natë dimri, erë e ngrica! Heshtjen e thyenin lëvizjet e kokave të hekurta nëpër rrugët e qytetit (Prishtinës). Ecjet e tyre në errësirë ishin më të çliruara kurse dita i bënte më të rralla! Siç rrjedhë lumi ashtu rridhnin edhe netët, ditët e jeta e ilegalëve. Koha më e vështirë i gjente ata në orarin e punës, sepse punët e tyre kërkonin ejam, siç kërkon fara e bujkut për të mbirë në arë.

Nata i ngryste në një qytet, mëngjesi i gdhinte në qytetin tjetër e kështu vazhdonte jeta e tyre, optimizmi e shpresa për një të ardhme më t’mirë të brezave që vijnë. Historia, luftërat e përhershme, okupimet e njëpasnjëshme si dhe tregimet e të vjetërve nga përjetimet ua ngjallnin edhe më virtytet e atdhedashurisë.  Nën hijen e rrëfimeve të plakut Mehmet u rrit, e u edukua Rexhep Malaj, por kështu u kalit edhe muhaxheri Nuhi Berisha nga i ati Rexhep.

Trimat me emra e mbiemra ishin hija e familjes së tyre dhe s’kalonte natë pa ua kujtua UDB-ja «humbjen e bijve të tyre» thua se ata (pushtuesi) mërziteshin më tepër se prindërit e tyre, nuset e fëmijët… por ushejza kërkonte gjak e këtë e dinin pleqtë.

S’kalonte natë pa u bërë rrethimi i kasolleve të tyre, por kalitja e tyre me kohë e kishte bërë të veten. Në çdo anë të Kosovës vërehej fryti i punës së tyre, i cili fryt lulëzonte me lulet më të dashura të popullit, por lulet takoheshin e shumë fishoheshin, kurse skalitësit e tyre ishin të pa dukshëm. Kjo e tmerronte pushtuesin e pjatalëpirsit!

 Ata ishin vetë populli, ata ishin ndërgjegjja e shpirti i popullit, por qëndresa e nami i tyre për xha Mehmetin ishte një fillim për hakmarrje ndaj kujtesës e përjetimeve nga shkjau.

E gjatë ishte koha kur babai priste të birin të kthehej n’shtëpi te nusja, por, plaku me të tetëdhjetat u mbante se u mbante.

E mbante shpresa e mbesa Fitore me nusen Hanife e cila mundohej t’ia mbushte atë zbrastirën për të birin.

Në ethe priste lajmin nga miqtë për të birin, por jo nga armiqtë – bisha t’egra të cilët në mëngjesin e hershëm të 12 janarit 1984 njoftuan plakun për “gjoja vetëvrasjen e djalit”, të cilin kob i kishin sjellë edhe xha Rexhepit për Nuhiun.

Gjëmoj plaku për djalin, mallkoj plaku bishat, por vetëm një e mundoj se s’i bënte laku! Ofshau thellë e mendoj… kush do të shkonte të merrte trimin? Cilit djalë apo nip t’i bënte zë kur të gjithë i kishte larg, shumë larg…

Si rrufeja e me betim se s’do e turpëronte plakun, u zotua Nusja Hanife e mbesa SH. Të dyjat morën rrugën për n’Prishtinë, por s’ishin vetëm sepse rrugës iu bashkëngjiten edhe dy tre pleq me në krye xha Rexhepin shtatlartë

Trimat e bërë plojë nga bishat tani preheshin në qetësi pas betejës, por rreth trupave të tyre në mjekësinë ligjore silleshin policë e të zinj sepse edhe për së vdekuri ua kishin frikën trimave.

 Heshtjen e punëtorëve të instituteve e mbulonin radio-lidhjet me zërin e tyre të çjerrë, me porositje (prite këtej, prite andej, ç’tu bëjë këtyre, këtu baza, atje derri e shumë e shumë të tjera….

S’di si kaluan ata minuta, ajo orë, ajo natë, të cilat mundem t’i barazoj me një vit, por për mua e shumë të tjerë errësira e natës ishte e njëjtë me mëngjesin dhe ditën e nesërme, e cila ditë më gjeti pranë librit të m o r d j e s !

Trimat ishin ende të pa njohur, por me plagë të njohura….S’di si u hutova e mendja më rrinte vetëm te katër (N.N, N.N-at) në librin e mortjes.

Po vallë s’njihte gjelati trimat, kur me vite të tëra vraponte pas hijeve të tyre…Jo ore të qelbur jo, nuk fshehët dot dora që gjuan gurin, thash vetëmevete.

Aty kah ora 08:30 ia mbërrin krushqit e paktë, të prirë nga Nusja Hanife.

Urimi i parë për trimin ishte puthja në ballë nga ana e Nuses, pastaj me kokën lartë, siç e kishte mësuar i madhi REXHEP e qëndrim burrëror, NUSJA u betua se e tërë shqiptaria do t’ua merr gjakun.
Edhe xha Rexhepi u përmbajt si burrat dhe bashkërisht me disa punëtorë të instituteve palosëm trimat për n’Gjilan. Këta heronjve do t’kujtohen përgjithmonë në faqen e lavdishme të historisë sonë.

 Lavdi dëshmoreve! Përpara drejt bashkimit tonë kombëtar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat