Çfarë po kërkojnë më tepër Serbia dhe Rusia në Kosovë....?!

Opinione

Çfarë po kërkojnë më tepër Serbia dhe Rusia në Kosovë....?!

Nga: Agron Shabani Më: 16 janar 2022 Në ora: 13:07
Agron Shabani

Politika dhe diplomacia, kanë lindur nga nevoja imanente ose permanente për t'i ndalur (parandaluar) luftërat ose konfliktët e ndryshme, arti ka lindur ose buruar nga meraku ose deshira e pashuar për të bukurën, dashuria nga deshira ose nevoja e kahmotshme për artin, ndërsa, shkenca dhe kultura nga etja ose nevoja e madhe për të vërtetën."( Eduard Bulver Liton)

Në vitin 284, Diokleciani e zgjodhi ose emroi rivalin e madh ose kundërshtarin e tij kryesor, Maksimilianin, për "cezar" (perandor) dhe bashkësundimtar, sepse ndryshimët janë rregulla ose ligje të jetës. Ata që shohin (shikojnë) fortë në të sotmën dhe të djeshmën ose të kaluarën, sipas Plutarkut dhe Xhon Kenedyt, patjetër e humbasin (humbin) të nesërmen ose të ardhmën e tyre. 

Apo....!?


"...Ju lutëm, pyesni gratë! Njerëzit lindin vetëm përmes dhembjes, mundimit dhe sakrificës.Dhembja, mundimi dhe sakrifica i bëjnë edhe gjelat, poetët ose politikanët e ndryshëm ditorë ose periodikë, të "këndojnë" ose kakarisin!", Me fjalët tjera të Friedrich Nietzsches.

Dhe, mëqe sipas Karl Poperit, çdo gjë ose çdo person që ikën ose largohët nga vendi i vet, e ka tendencën e natyrshme dhe të logjikshme për t´u kthyer përseri në vendin e orgjinës ose në materien dhe embrionin e tij: Atëherë, edhe më të njohurit, më të diturit, më të pasurit dhe më të merituarit, gjithëmonë u kanë më shumë borxhe ose obligime të ndryshme kombit dhe atdheut të origjinës, se sa kombi dhe atdheu që u kanë atyre. Pavarësisht asaj se ku jetojnë dhe në ç´pozitë ose funksion ndodhën ata.

Ndaj, as Zotit (Hyjit) mos ia tregoni vazhdimisht fshehtësitë ose sekretët e ndryshme ushtarake (luftarake), politike, shtetrore, nacionale dhe të tjera! Pse (përse) kjo? Sepse, Zoti dhe Djalli, vazhdimisht janë në luftëra ose konflikte të ndryshme në kuptimin e asaj se lufta ose fushëbeteja e tyre kryesore ndodhën të bartura dhe fshehura në zemrën, shpirtin dhe trurin (mendjen) e njeriut.

Në të kundërten, sipas Jean Paul Sarterit, ekziston vetëm një ditë ose një dritë e vetme dhe e vërtetë: Ajo që na ipet ose blatohet në agim ose mengjes herët dhe na merët në muzgë ose në terr. Kështu është edhe me mendjen, gjegjësisht, logjikën ose koshiencën e njeriut. Spas kësaj pra, çdo gjë tjetër është relative në raport me këtë fundit që është absolute.

Mos të harrojmë se nga miqësitë ose aleancat e mëdha ushtarake dhe politike, asnjëherë nuk mund të lindin urrejtjet ose xhelozi të vogla.

Disa tek ne... duke kërkuar lirinë e shprehjes ose lirinë e fjalës, nuk e kanë madje as idenë e lirisë së mendimit dhe gjykimit të drejtë ose racional. 

Se këndejmi, sipas maksimës ose apologjisë së njohur të Sokratit para gjyqit ose prokurorisë së Athinës: Ata që e flasin ose thonë të vërtetën, rrezikojnë jetën, ose vetvetën dhe karierën e tyre.

Pasi i përbuzi, injoroi ose ironizoi asokohe me lehtësi ca kërma ose mbeturina të shoqërisë që ishin të paditur, mediokrit, stupid, nebuloz, shpirtëzi, xheloz, demagog, hipokrit, cinik dhe injorant të parikuperueshëm, Sokrati përfundoi në gjyqin ose burgun e Athinës.

Edhe akuzat kundër tij, u bënë më të kollajshme.

Dikur me vonë qetësisht piu kupën e helmit dhe vdiç me dhimbje të tmerrshme në burgun (gjyqin) e Athinës si hero dhe idol i madh i shtresave të ngritura qytetare, kulturore ose intelektuale të Athinës dhe shumë me largë.

"Bubu, po sa të mjerë janë ata që e dijnë se nuk dijnë dhe s'e pranojnë së bashku me ata që nuk e dijne se nuk dijnë!"- tha Sokrati para se të vdiste në burg.

Gjithënjë sipas tij:" në një shtet, pushtet ose sistem të lirë, qytetar ose demokratik, ti mund të shahësh, qortohësh, kritikohësh dhe denohësh edhe përmes humorit, kostenit, sarkazmës ose ironisë.

"Lëxoni, mësoni dhe kuptoni o njerëz, sepse bëheni zot të vetvetës dhe fatit tuaj!" (Sokrati në "Apologjinë" e tij)

Nuk janë me rëndësi ato që i shkruani ose i thuani, por t'i dini dhe kuptoni ato që i shkruani ose thuani publikishti."( Prap Sokrati)

Në të të kundërten, përtej "dyshimit" ose "mosbesimit (ateizmit) të madh" në mes pozitës (pushtetit) dhe opozitës kosovare: E vërteta e njohur shqiptare ose kosovare, sikur i mbanë (bartë) të njëjtat lidhje, fije, raporte ose marëdhënie fillestare dhe 'ateiste' në raport me të pavërtetën ose gënjeshtrën serbe...!!!

Dhe, kush fiton nga ajo "luftë infermale" ose enciklike në mes 'krahut reformator' ose 'institucionalist' dhe "krahut radikal" ose 'ushtarak' të UÇK-s...?

Fitojnë nacionalistët ose ultrashovinistët serb së bashku me bosët ose padronët e tyre në Moskë ose dikund tjetër që janë çuar lugat kundër lirisë (çlirimit), popullit, shtetit dhe pavarësusë së Kosovës, për të cilët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Pjetër Shala, Nasim Haradinaj, Albin Kurti dhe intelektualët, patriotët ose komandantët ose çlirimtarët tjerë shqiptar, janë të mirë vetëm të vdekur ose në burg.

 

Heshtja, indiferenca, konformizmi, oportunizmi, amnezioni, amoroziteti, apatia, cinizmi ose injoranca institucionale ose funksionale ndaj vlerave epokale dhe monumentale të luftës çlirimtare dhe heoike të UÇK-së, nuk i bejnë nderim dhe aspak mirë popullit (kombit), shtetit, pushtetit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, për të cilat janë derdhur lumej gjaku, si dhe janë bërë sakrifica të shumëta.

Nuk i bëjnë nderë madje as miqësisë ose aleancës së njohur Nato-UÇK-së (gjatë luftës së fundit në­ Kosovë)-për të cilat, në analët e njohura të historisë shqiptare dhe asaj ndërkombtare, janë shkruar libra, histori, elegji, enciklopedi dhe antologji të shumëta.

Me çështje e luftës çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së, nuk ka lojë. Absolutisht-Jo!

Sipas antropologjisë dhe epistemologjisë revolucionare dhe asaj politike, janë njeriu (personi ose individi), populli ose kombi ata që ia japin emrin, adresën, identitetin, eksluzivitetin dhe autenticitetin shtetit, ndërsa është shteti ai që iu jep njeriut (personit ose individit), popullit, kombit ose etnisë dritën, shkëlqimin, ekzistencën dhe sigurinë e tyre ligjore, fizike (biofizike), sociale (sociofizike), politike (sociopolitike) etj. Ndërsa lufta çlirimtare dhe patriotike, është ajo që ua siguron (garanton) lirinë, nderin, moralin dhe krenarinë shtetrore dhe nacionale.

Besimi dhe bindja e palëkundur në liri, sipas Shekspirit, janë liria vet.

Në të kundërten, ata që kanë vuajtur, lënguar dhe pësuar aq shumë nën skamjen, sundimin ose robërinë e huaj, nuk e njohin dot lirinë dhe vrapojnë pas të tjerëve.

Shpirtërat e nënshtruar dhe të robëruar nuk e durojnë dot lirinë dhe vrapojnë vazhdimisht pas saj duke u kthyer në skllevër. (Stefan Zweig)

Ndonëse, sipas Erich Frommit, shpirti i njeriut të lirë, sovran, autonom dhe integral, merr hua (huazon) nga mendja (logjika ose intelekti), qenia dhe materia e tij përceptimet dhe anticipimët e njohura esenciale ose substanciale, me të cilat ushqehët ose mirëmbahet, dhe ua kthen atyre në formën e levizjëve ose manifestimëve të larta shkencore dhe humaniste, me të cilat i ka lidhur ose vulosur lirinë, fatin, ekzistencën dhe metafizikën e tij. 

Se këndejmi, sipas Arthur Schoppenhauerit: Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit më njeri tjetrin, pos tjerash është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetveten e tyre në të. 

Intelekti, struktura (substanca) ose bazamenti i fortë personal, biogjenetik, gjenealogjik (familjar), moral, intelektual dhe profesional, si dhe të përdorurit e përvojes dhe mençurisë (intelektit) në të dyja rastet, në mendime dhe veprime ose reagime, është çelësi ose formula kryesore e cila e hap portën e lumturisë së gjithëmbarshme objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitett. Portën e njohur globale ose universale, për t´i lënë të hyjnë vetëm nevojat tona bazike ose ekzistencialiste. Duke i lënë përjashta ose të përjashtuara të gjitha ato që nuk iu duhen individit dhe kolektivitetit.

Duhet patur kujdes optimal ose maksimal me ndjenjat, sentimentët, durimin, besimin ose pritjet e popullit shqiptar në Kosovë!

Të flasim ose bisedojmë, kemi të drejt gjithëmonë ose vazhdimisht, ndërsa të nënshkruajme ose vendosim, vetëm njëherë.

Politika dhe diplomacia kosovare, duhet ndryshuar (substituuar) ose determinuar qasjen ose aplikimin e tyre në suspektin e një formule ose doktrine të re konstruktive dhe pragmatike të marëdhënieve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombtare. 

Kosova (Prishtina) zyrtare, dje përmes tre (3) institucionëve me larta shtetrore ose nacionale (presidencës, ekzekutivit dhe legjislativit)- i tha 'Jo' të të ashtuquajturit "referendumit serb" në Kosovë, gjegjësisht në pjesën Veriore të Kosovës ose Mitrovicës. E tërë kjo në mbrojtje të rendit, ligjit, kushtetutës, si dhe të drejtës kombtare dhe ndërkombtare të Republikës së Kosovës në pavarësinë, sovranitetit dhe integritetin e saj shtetror, nacional, politik, juridik, teritorial ose gjeografik. 

Për ata që sadopak e njohin historinë e luftërave në Kore dhe Vietnam, e dijnë fortë mirë se serbet në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, përmes ndonjë marrëshimi ose desanti të papritur ushtarak (me ndihmën e rusëve)- kanë për qëllim ngritjen ose krijimin e skenarëve, paraleleve ose presedanëve të ngjajshme ose analoge me ato të Busanit (Koreja e Jugut), ose të Saigonit ose Ho Shi Minit (në Vietnam)-gjatë kohës së luftërave të dikurshme të Koresë dhe Vietnamit etj....Në atë menyrë që në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës (si zonë e interesit të posaçën strategjik dhe gjeopolitik) të ngrisin ndonjë bazë të fuqishme ushtarake ose luftarake (analoge me atë në Busan të Koresë Jugore etj..)-për sulme, invazione ose pushtime të reja të Kosovës dhe shqiptarëve në të ardhmën, me anën e instruksionëve paraprake të ndonjë gjeneral -marrëshalli ose "Mac Arturi" të Rusisë etj... Pa i harruar edhe Golanin dhe Sinajin gjatë luftërave arabo-izraelite etj....

Duhet patur kujdes dhe vigjilencë maksimale ndaj projektëve, planimetriva, formulave dhe doktrinave ugurzeza dhe tepër makabre të Serbisë dhe Rusisë-kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

U mor vesh se bota e sotme shqiptare ose kosovare, nuk ka nevojë për të vërteta absolute, por, vetëm për pyetje, përgjigjie dhe të vërteta relative. 

Kapitulli i luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, siç dihet, është mbyllur ose ka përfunduar tani e 21 vjet me parë, me fitorën epokale dhe monumentale të UÇK-së dhe forcave të Natos-kundër soldateskës dhe njësitëve të tjera kriminale dhe gjakatare të Millesheviçit.

UÇK-së nga toka dhe forcat ajrore të Natos nga qielli, asokohe (me1998-1999)-njëherë e përgjithëmonë ua zunë pritat muzgujve dhe atyre hijeve të lugatëruara të mesjetës. 

Të fuqishmit dhe fitimtarët e fitojnë luftën para se të shkojnë në luftë ose në front, ndërsa të tjerët, pasiqë e kanë humbur luftë, prapë kërkojnë fitoren!!! 

Liri në art, liri në kulturë, letërsi dhe informim, liri, drejtësi dhe barazi në punë, karierë ose profesion, liri në familje, liri në popull (komb), shtet dhe shoqëri etj...këto janë ato qëllimet, motivet, idealet dhe vizionet e shumëfishta ose kryesore për të cilat ia vlen të luftohet, vdisët dhe sakrifikohet.

Forma ose menyra me e lehtë për t'i përballuar dhe tejkaluar dhembjet, plagèt, fatkeqsitë ose sfidat e ndryshme individuale dhe kolektive, është ajo kur nuk i përseritni gabimët ose mëkatët e armiqve, rivalëve ose kundërshtarëve tuaj, dhe kur e shihni dhe vërtetoni se ata janë më të ligjë, më të dobtë ose më të mjerë se ju.", tha dikur Talesi, duke shtuar se: "Nata për të mençurin ose për të diturin, është një ditë me herët, ndërsa dita ose drita, një natë me pak."

Ndryshe nga kjo, sipas Konfuqit, nderi dhe morali në luftë kundër armikut, janë naivitet dhe kontrabandë.

Ndërkaq ligjët e shumicës dhe opozitës parlamentare ose politike në kohë krizash të ndryshme shtetrore ose nacionale, sipas epistemologjisë dhe antropologjisë politike, shkrihën dhe bëhen bashkë si Një (1).

Por, gjithashtu nuk duhet harruarr faktin se ligji dhe shpata, sipas Sharll de Gollit,  janë kthiza (kërthiza) ose boshti i globit dhe fuqia e tyre është absolute!

Ndërkohë që sipas George Wilhelm Friedrich Hegelit, fryma liridashëse, reformatore, pèrparimtare, shtetformuese dhe patritriotike e një populli (kombi) përcaktojnë fatin, ekzistencën dhe ardhmerinë e tij. Çdo shpërfaqje, injorim, mohim ose shpërqëndrim eventual nga maksima ose formula e lartëpërmendur hegeliane, e ç'veshin dhe ç'armatosin tërësisht një popull ose komb të tërë nga ekzistencializmi, idealizmi dhe materializmi dialektik, duke e çuar në zhdukje, fundosje ose vetshkatërrim.

P.S.

Pas "traktatit të fshehtë" ne mes Stalinit dhe Churchillit dikund në vlugun me të madh të Luftës së Dytë Botërore, asokohe ishte vendosur që t´i ipëshin ndihma dhe mbështetje të gjithëmbarshme qeverisë serbe në mërgim, ku, pos tjerash, atëbotë ( pas takimit të njohur Tito- Subashiç në Vis të Kroacisë në vitin 1944)- me mbështetjen dhe trysninë e përbashkët britaniko-sovjetike, do të vendosej dhe propozohej edhe zgjedhja ose emrimi i dekretuar ( lëxo: me dekretin paraprak të Stalinit dhe Çurçiillit ) i Drazha Mihajlloviçit (kryeçetnikut dhe kriminelit të njohur serb që luftonte dhe angazhohej asokohe për Serbinë e Madhe dhe i cili i kishte prerë në fyt, vrarë dhe masakruar shqiptarët dhe popujt tjerë joserb!!!) në funksionin e ministrit të mbrotjes ose të luftës në qeverinë e atëhershme serbojugosllave gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore etj. 

Në këtë prizëm, të njohura gjithashtu janë ndihmat dhe mbështetjet e fuqishme ushtarake, politike, materiale, ekonomike dhe të tjera të vendëve të ndryshme anëtare të ish "Antantës se Madhe" ( plus Rusisë) ndaj Serbisë në luftën ose frontin e njohur të Selanikut ( 1918) si dhe në luftëra dhe konflikte të tjera botërore ose ballkanike. Kundër popullit shqiptar sidomos.

Gjithashtu, të njohura dhe shumë të freskëta janë edhe kujtimet e hidhura mbi dhunën dhe masakrat e egra të soldateskës serbe në Shqipëri gjatë tërheqjës së saj kapitulluese  ose disfatiste nepër teritorin e njohur shqiptarë gjatë vitit gjatë vitit 1915 etj.

Ndryshe nga kjo, pas nënshkrimit të "traktatit të miqësisë dhe ndihmës reciproke" me ish Bashkimin Sovjetik gjatë vitit 1941 , takimit të njohur Tito- Churchill në Caserto me 12 gusht të vitit 1944 , si dhe depërtimit të ushtrisë se kuqe ruso-sovjetike ne Hungari, Rumani si dhe në vende të tjera juglindore ose ballkanike gjatë vitit 1945: Shumica e çetnikëve ose kriminelëve të ndryshëm serb i kishin zdeshur uniformat e tyre çetnike për t´i ndërruar ose zëvendësuar ato me uniformat e partizanëve të Titos etj. Për t´u futur dhe inkorporuar dikur me vonë në pothuajse të të gjitha poret ose nivelët e mundshme të pushtetit të atëhershëm serbojugosllav -menjëherë pas përfundimit të luftës së dytë botërore. Mbase, për t´i vrarë,  pushkatuar, masakruar, burgosur, përndjekur, arrestuar ose internuar shqiptarët, kroatët e tjerët që nuk mendonin askokohe si Titoja, Rankoviçi etj.

Se këndejmi, pos në traktatët dhe konferencat e ndryshme antantiste ose pentarkiste si "Kongresi i Vjenës" me 1815, "Kongresi i Berlinit" ose "Traktati i Shën Stefanit" me 1878, "Konferenca e Ambasadorëve" të Londrës me 1913, "Traktati i Versajës" me 1918-1919 etj...Hartat, gjegjësisht, historitë dhe "gjeografitë e reja" politike, ushtarake, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera, si duket, atëbotë e sot ose ose njëherë e përgjithmonë, sikur u skicuan, hartuan ( vizatuan) dhe vendosen dikur tjetër...?!


Ndonëse, në floten ose marinën luftarake britanike "Prince of Welles" gjatë vitit 1941, ishte firmosur atëbotë e ashtuquajtura "Karta  e Atlantikut" në mes Churchillit të Britanisë se Madhe dhe Roseveltit të SHBA-së, për t´u ndihmuar Titos, Rankovicit, Drazha Mihajleviqit, Berias dhe Stalinit gjatë Luftës së Dyte Botërore dhe kështu me radhë. 

Pa i harruar këtu edhe "Konferencën e Kazablankës" dhe Teheranit gjatë vitit 1943 së bashku me "Konferencën e Jaltës" dhe Parisit në vitin 1945 etj....!!!

Në të kundërtën, edhe përkundër platformës dhe një filozofie të përbashkët në kuptimin e njohur global ose universal të fjalës. E ashtuquajtura "arkitektura" ose "infrastruktura e përbashkët evropiane", ndonëse e lindur si ide, teori apo si projekt i përbashkët dhe vizion në  "Traktatin e Brukselit" gjatë vitit 1948  dhe kështu me radhë...Në strukturën ose substancën e saj, ndodhët e ngritur dhe projektuar pikërisht mbi "bazat" ose "themelët" e ndryshme  borxheze dhe ekskluziviste " ultima ratio" ose " urbi et orbi" të "Traktatit te Versajes" me 1919 dhe të ngjashme. Mbase, në formë konsenzusësh ose kompromisësh të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, historike, gjeografike dhe të tjera ndaj popujve ose vendëve të ndryshme që në forma ose menyra të ndryshme ishin ndëshkuar ose sanksionuar politikisht, ushtarakisht, historikisht ose gjeografikisht nepër konferenca ose traktate të ndryshme politike, ushtarake dhe të tjera siç ishte pikërisht ish "Traktati i Versajës" etj.

Ndërkohë që në "buzëmbrëmjen" ose "muzgun e parë" të parafillimit të luftës së parë botërore, imperializmi ose i ashtuquajturi " liberalizmi i lartë" imperial, kolonial ose gjysemkolonialist e kishte arrirë si të thuash "zenitin" ose kulminacionin e tij. Asokohe dy të tretat ( 2 / 3 ) e popujve dhe vendëve të ndryshme gjithandej globit tonë tokësor , ndodhëshin nën sundimin ,kontrollin, dominim dhe monopolin e plotë të fuqive të ndryshme imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste. 

E  deshifruar ose dekoduar ndryshe, gjegjësisht, me formulën ose shifrën e njohur të faktëve ose realitetëve të njohura politike, historike, ushtarake, fetare, sociale, kulturore, industriale, ekononike dhe të tjera, kjo donë të thotë se deri në fillim të Luftës së Parë Botërore, historia e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare po vazhdonte të shkruhej, skicohej ose formulohej në kuader të të ashtuqajturit " rrethit vicioz" ose ekskuzivist të fuqive të ndryshme koloniale dhe imperialiste të kontinentit plak- plus (+) Rusisë së periudhave të ndryshme cariste, perandorake, sovjetike etj.


Ndërkaq, dy luftërat e mëdha botërore së bashku me ngjarjet dhe zhvillimet tjera revolucionare, postrevolucionare, evolutive, empirike dhe historike në këtë sfond, pos tjerash, atëbotë do e zbulojnë dhe rikonfirmojnë fuqishëm dhe multicipërishtë, rolin dhe misionin e pazëvëndësueshëm të rendit dhe "moralit të ri" ushtarak dhe politik në raportët ose marëdhëniët e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare në kontekstin e njohur të rolit dhe kontributit kolosal dhe titanik të Shtetëve të Bashkuara në kuader të paqës dhe sigurisë së përgjithshme globale dhe universale në planetën tonë.
Duke shënuar kështu edhe fillimin e epokës së re të dritës, edukatës, kulturës, disiplines, përparimit dhe emancipimit të përgjithshëm global ose universal të marëdhënieve të gjithëmbarëshme botërore ose ndërkobtare që u kurorëzuan me shtetèt e pavarura, sovrane, integrale dhe demokratike tè Kroacisë, Kosovës, Sllovenisë etj.

S'do mend se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Rexhep Taip Erdogan, sikur i kanë ringallur dogmat ose "formulat" e dikurshme imperiale, kolonialiste, cariste ose neotomanike etj...si dikur nè " Europe and the People Without History" , apo " Europe and the New Colonial Ecquality" dhe të ngjashme.. ku serbët, rusët , turqit dhe të tjerët prap ndjehën "lojtar" ose "akter" të privilegjuar si dikur.

Do shtuar në fund se "rugovizmi" ose "pacifizmi" i Dr. Rugovës si ide, teori, parim, koncept, narrativ ose ideologji shtetformuse, nacionale, çlirimtare dhe patriotike, ka lindur në muzgun ose 'buzëmbremjen e pare' të shkatërrimit, dislokacionit ose demokpozicionit të "kompozicionit" të dikurshëm jugosllavë të quajtur dikur Jugosllavi ose Serbosllavi...

Ndërkaq, me rastin e luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-s, rugovizmi ose narrativa, formula ose platforma paqësore ose pacifiste e Ibrahim Rugovës dhe ithtarëve të tij, sikur u zbehën ose zventuan në menyrë esenciale ose substanciale me rastin e faktëve, realitetëve dhe konstelacionëve të reja në panoramën ose 'masivin' e marëdhënieve ose raportëve shqiptare (kosovare) dhe atyre botërore ose ndërkombtare.

Kështu që "rugovizmi" ose pacifizmi si praktikë e përgjithshme ose teori, me tepër kanë ngelur si relikte kishtare ose instrumente fetare-klerikaliste të disa klerikëve ose misionarëve të ndryshëm fetar ose politikë në Kosovë dhe jashtë saj, se sa një vizion, ideal, udhërrefyes i fuqishëm ose testament i lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.

Përjashto këtu Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, Kryediplomaten Donika Gërvalla, Sabri Hamitin, Skënder Hysenin, Dodë Gjergjin, Anton Qunun, Milazim Krasniqin, Don Lush Gjergjin, Jusuf Buxhovin dhe ndonjë gardian, kalorës ose militant tjetër të politikës paqësore ose pacifiste të z. Rugova.

Pa të keq!

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat