Donika Gërvalla ministre shqiponjë e Kosovës dhe opozita me mjeranë keqbërës

Opinione

Donika Gërvalla ministre shqiponjë e Kosovës dhe opozita me mjeranë keqbërës

Nga: Rexhep Torte Më: 15 qershor 2022 Në ora: 15:13
Autori Rexhep Torte

O kritikues mjeranë, faqezi dhe punë ligë të PDK-së dhe AAK-së, larg kritikuat ndaj ministres së Jashtme Donika Gërvalla, nga kjo ministresh shqiponjë sypatrembur mbrojtëse e Kosovës, e përkushtuar si dje edhe sot për të drejtën, të vërtetën në të mire të Kosovës.

UÇK-në e lavdishme e njollosën vetë ish-komandantët e saj me tradhti, vëllavrasje, hajni, korrupsion dhe pasurim të jashtëligjshëm, e jo ministrja Donika Gërvalla.

Ministrja Donika Gërvalla, është luaneshë që e mbron Kosovën denjësisht dhe krenarisht brenda Kosovës dhe në arenën ndërkombëtare.

Ministrja Donika Gërvalla, është ministre e mirëfilltë që dallohet si mali me fushën, krahasuar me ish-ministrat e Jashtëm të Kosovës në 21 vitet e kaluara të sojit Enver Hoxhaj, Skender Hyseni dhe Behgjet Pacolli, secili më dështak se tjetri.

Ju kritikues mjeranë, faqezi dhe punë ligë, që mundoheni të hidhni baltë mbi personalitetin individual, dhe familjar të Donika Gërvallës, vajzës së atdhetarit mbarë kombëtar shqiptar Jusuf Gërvalla, fillimisht mësohuni të lexoni shqip dhe ta kuptoni deklaratën kuptimplote të ministres Donika Gërvalla dhënë me rastin e 23 vjetorit të lirisë së Kosovës.

Ju kritikues mjeranë, faqezinj dhe punë-ligë, ministresha Donika Gërvalla nuk ju mësoi të bëheni vëllavrasës për pushtet gjatë luftës dhe pas çlirimit të Kosovës.

Ju kritikues mjeranë, faqezi dhe punë-ligë, ministrja Donika Gërvalla nuk ju mësoi t’i vidhnit fondet milionëshe të luftës që mërgata shqiptare i dërgonte për UÇK-në.

Ju kritikues mjeranë, faqezi dhe punë-ligë, dje ish-komandantë të UÇK-së dhe sot milionerë të pas luftës, që e tradhtuat lavdinë e çmuar për pasurinë e mallkuar, këtë ua bëni zemërligësia dhe koka e juaj primitive boshe, e jo ministrja Donika Gërvalla.

Ju kritikues mjeranë, faqezi e punë ligë, ishit ata në krye me tradhtarët Hashim Thaçi, Vlora Çitaku dhe Edi Rama, në bashkëpunim me kriminelin Aleksandër Vuçiq, si edhe me pro serbët Matheë Palmer e Richard Grenell, e pëgatitët planin për copëtimin e Kosovës, por që u la me gisht në gojë Angela Merkel, ish-kancelarja e Gjermanisë.

Ju kritikues mjeranë, faqezinj dhe punë-ligë, kuptojeni njëherë e mirë, se sot Kosovës ka kush i del zot, dhe se për dëmet që ia shkaktuat ju Kosovës, do t’u ndjekin për jetë e mot, Zoti, mëkati dhe drejtësia e Kosovës.

Ju kritikues mjeranë, faqezinj dhe punë-ligë, pse nuk guxoni t’i përgjigjeni me asnjë fjalë të vetme të nderuarit Naim Miftari, ish-eprorit të lartë të UÇK-së dhe ish-agjentit të SHIK-ut, që ua ka futur tmerrin në palcë, dhe që u njeh si paren e kuqe dhe ua din dhëmbët e dhëmballët sa i keni.

Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Xhavit Halitin dhe shumë e shumë të tjerë të ngjashëm si këta, të cilët Naim Miftari i ka demaskuar dhe po i demaskon në vazhdimësi me fakte dhe argumente, për vëllavrasjet për pushtet gjatë luftës dhe pas çlirimit të Kosovës, për vjedhjen dhe keqpërdorimin e fondeve të 3% dhe të “Vendlindja Thërret” për dashuriçkat, për jetën e tyre të stilit kamasutra dhe për hapjen e bizneseve të tyre, për hajnitë dhe korrupsionin ekonomik e politik, të klanit “Rogner” dhe të klanit “Pan”, për pasurimin e jashtëligjshëm duke i blerë pronat e shtetit për 3 euro arin, si edhe për bashkëpunimin me strukturat e UDB-së serbe, me strukturat e sigurimit francez dhe rus, duke bashkëpunuar me grupet serbe të kontrabandës dhe të krimit të organizuar në veri të Kosovës, por nuk i dëgjuam ta demantojnë Naim Miftarin qoftë edhe me një fjalë të vetme.

Po t’i kishte patur Kosova 60 mijë luftëtarë të UÇK-së, nuk do t’i kishte kryer NATO bombardimet ajrore 78 ditore të caqeve serbe në Kosovë dhe në Malin e Zi.

Po t’i kishte patur Kosova 60 mijë luftëtarë të UÇK-së, nuk do të kishte shkaktuar Serbia kriminale aq krime në Kosovë, dhe nuk do të mund ta kishte bërë tërë Kosovën shkrumb e hi, duke detyruar më shumë se 1 milion shqiptarë të marrin rrugën e eksodit.

Fryerja e numrit të veteranëve në Kosovë në 60 mijë, është tradhtia e radhës që ish komandantët e UÇK-së ia bënë Kosovës, e para duke marrë ryshfet nga veteranët e rrejshëm që të futen në listën e fryrë të pagave mujore, dhe e dyta që këto veteranë të rrejshëm t’i keqpërdorin gjatë zgjedhjeve në Kosovë.

Xhavit Haliti dhe ish komandantët e UÇK-së, të korruptuarit milionerë të pas luftës në Kosovë, nuk do ta shohin më as në ëndërr se do të rikthehen ta udhëheqin Kosovën.

Kot e kanë PDK-ja dhe Bergjet Pacolli që deklarojnë se vitin e ardhshëm lirinë e Kosovës do ta festojnë së bashku në Kosovë edhe me ish-komandantët e akuzuar në Hagë, sepse Gjykata Speciale në Hagë, nuk është as bashkësi lokale dhe as OJQ.

Duhet ta kemi të qartë dhe nuk duhet ta mashtrojmë veten se të akuzuarit nga Kosova që gjenden në gjykatën speciale në Hagë, atje ndodhen vetëm për veprat e tyre të pretenduara individuale, dhe assesi për luftë e drejtë çlirimtare të UÇK-së.

Viktimat e UÇK-së që u vranë me tradhti dhe pas shpine gjatë luftës, dhe viktimat që u vranë me tradhti dhe pas shpine nga dora e zezë pas çlirimit të Kosovës për ta marrë pushtetin, në mesin e tyre edhe gazetarë për fjalën e tyre të drejtë dhe të shenjtë, domosdo i kanë dorasit e tyre që duhet të zbardhen dhe ta marrin dënimin e merituar për tërë këto vëllavrasje të paramenduara.

Duhet të jemi të kujdesshëm me sjelljet dhe gjykimet tona, sepse në njërën anë kemi persona të akuzuar në Hagë me akuza për vepra penale vrasje të kundërshtarëve politikë, dhe në anën tjetër kemi familjarët e viktimave të vrarë, të cilët tashmë 21 vite janë në pritje të drejtësisë për më të afërmit e tyre, që u vranë në prita dhe në atentate. Të gjitha këto vëllavrasje i kreu dora e zezë e njeriut dhe nuk i kryen zogjtë e malit.

Për njeriun nuk ekziston jetë më e lumtur se sa jeta dinjitoze, fisnike, modeste dhe me ndershmëri. Egoizmi, joshja për pushtet dhe ngopja e tepruar, qoftë me ushqim ose me pasuri, sjellin shqetësim të madh shpirtëror, dhe janë sëmundja më e rrezikshme për njeriun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat