“Në kohë krizave të mëdha inteligjentët kërkojnë zgjidhje, idiotët kërkojnë fajtorin”!

Opinione

“Në kohë krizave të mëdha inteligjentët kërkojnë zgjidhje, idiotët kërkojnë fajtorin”!

Nga: Shefqet Avdimetaj Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 19:21
Autori Shefqet Avdimetaj

Dardan Qershia! Dardan Molliqaj ka tradhtuar ndërgjegjen e vet, andaj edhe e ka shumë të vështirë që t’i pranoj sukseset e Kryeministrit Albin Kurti.

Dikur një nga militantët dhe përkrahësi më i madh i Kurtit, na është shndërruar në një inatçi i keq, pa fije shije, destruktiv dhe aspak racional.

Është fakt që ky i pafytyrë provoi që ta eliminonte Albinin politikisht gjersa ndodhej në burg. Mblodhi rreth vetës shtatë -tetë veta që ju kishte humbur rruga në oborr dhe mendonte se do ja del, por jo, jo o Dardan, Albini nuk thyhet lehtë. Është për tu çuditur, se si nuk e kishte pas njohur fare, gjithë ato vite që i ka ndejtur shumë afër.

Një punë që fillon me sherrë mbaron me marre. Me sherr e ke nisë luftën kundër Albinit dhe me marre e ke humbur.

Me këtë destruktivitet dhe inat, ti Dardan Molliqaj kurrë më nuk do të ulesh në karrigen e Kuvendit të Kosovës. Njëherë tu ka dhënë ai rast derisa ishe me Albinin, tani harroje.

Qershijat e Dardanit dhe Ramushi!

Dardani e quajti "Albinin" frikacak dhe "qyqarë" edhepse ky fare mirë e di që politikan dhe udhëheqës më të guximshëm nuk ka Kosova.

Hipotetikisht, po të ishte Ramushi në vend të Albinit, a do ta gjuante me qershija Ramushin, Dardan "trimi"?

Kurrën e kurrës, bile sikur ti kishte shkuar mendja do frikësohej se a mos dikush e ka kuptuar.

"Në kohë krizave të mëdha inteligjentët kërkojnë zgjidhje, idiotët kërkojnë fajtorin"!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat