Çfarë modeli? – “Kosova pro modelit: Reciprociteti në diskriminimin pozitiv”

Opinione

Çfarë modeli? – “Kosova pro modelit: Reciprociteti në diskriminimin pozitiv”

Nga: Zija Lleshi Më: 29 janar 2023 Në ora: 18:02
Zija Lleshi

Tani ndërkombëtarët kërkojn nga Kosova, lidhur me pakicën etnike sërbe, dhe asociacionin e komunave me shumicë sërbe, që Kosova të del me një propozim të vedin. Janë bindur edhe vetë ndërkombëtarët që ato tri modelet e ofruara dhe që janë në qarkullim (Östbelgien, Åland dhe Tirroli jugor) nuk kanë analogji me situatën në Kosovë në aspektet themelore. Nga ato të trija më së shumti përmendet modeli “Östbelgien”.

Por në fakt nuk ka asnjë analogji në mes “Östbelgien” e pakicës etnike gjermane atje dhe situatës në Kosovë lidhur me pakicën etnike sërbe. Dallimi është krejtësisht i plotë së paku në në tri aspekte kryesore:-- në aspektin e pasurive nëntokësore, tokësore dhe ujore;-- në aspektin e distribucionit territorial dhe njerëzor etnik;-- dhe në aspektin e rregullimit konstitucional e juridik dhe politik.

Nga përspektiva e pasurive nëntokësore, tokësore dhe ujore këto pasuri në modelin dhe realitetin “Östbelgien” nuk paraqesin ndonjë rëndësi të vecant. Kurse kur është fjala për Kosovën këto pasuri kanë rëndësi të jashtëzakonshme (vetëm pasuria e Trepcës llogaritet ca. 300 miljard dollar). Kjo pasuri i takon të gjithë banorëve që jetojn në Kosovë pa dallim etnie, dhe paraqet rrezik ekstrem nga sulmet e grabitcarëve të jashtëm që përpiqen ta sulmojnë ushtarakisht dhe ta bëjnë pronë të vedit pasurinë e huaj. Sërbia e sotit, dikur Pashalluk i Beogradit, me territor rreth Beogradit por atëherë me kryeqytet Smederevën, në hegjemonizmin dhe ekspansinonizmin e vetë më gjatë se një shekull, me gjenocid sistematik ndaj shqiptarëve ka arritur deri në kufi me Kosovën dhe tani paraqet rrezik të madh dhe ka synim me dhunë ta përvetson Trepcën dhe Ujmanin për shkak të pasurive të tyre marramendëse. Sa më e madhe të jetë pasuria, aq më i madh dhe më i egër është rreziku nga jashtë.

Në aspektin e distribucionit territorial e gjeografik “Östbelgien” është kompakte territorialisht, në një rryp territorial në lindje të Belgjikës, kurse në atë njerëzor kryesisht është etni homogjene që përfshin gjithë pakicën gjermane që jetojn në Belgjikë. Ndërkaq në Kosovë distribucioni territorial e gjeografik i pakicës etnike sërbe është distribucion disperziv, madje në një rast arrinë në distancën e dy pikave më ekstreme, nga veriu deri në jug të Kosovës. Poashtu dallohet fakti qenësor se ky territor etnikisht është heterogjen dhe, përpos shumicës sërbe, aty jetojnë edhe një shumë e madhe e komuniteteve jo shumicë.

Nga aspekti i rregullimit konstitucional e juridik dhe politik Belgjika është shtet federativ, kurse Kosova ështe shtet unitar. Federalizmi eksistues i proklamuar akoma më herët në Belgjikë, i përbër nga tri njësitë federative (Valonia, Flandëria, Bruxelle) ia ka mundësuar më vonë (1993) që, për shkak të karakteristikave të veta, të formohet edhe njësia “Östbelgien”, dhe atyre tri njësive në rrugëtimin e tyre t´iu bashkangjitet, si njësi e katërt federative. Kosova, ndërkaq, në rregullimin e vetë konstitucional e juridik dhe politik është shtet unitar. Situata në Kosovë nuk ka analogji as me ato dy modelet tjera të përmendura më lartë.

Kërkesa nga ana e ndërkombëtarëve për propozim të një modeli nga ana e Kosovës konsideroj se është gabim konceptual dhe procedural. Kosova ka qenë e sulmuar egërsisht e me tërbim (para)ushtarakisht nga Sërbia hegjemoniste dhe ekspansioniste, ka pasë humbje të mëdha e të tmerrshme njerëzore dhe materiale, që dokumenton fakti historik i intervenimit të Nato-s që ka sjellur ndërprerjën e agresiont barbar dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve. Në këtë kontekst ka qenë e rendit që Sërbia të pyetet e para dhe të shifet se sa ka ndryshuar në ideollogjin e vetë okupuese dhe kolonizuese dhe gjenciduese.

Sa i përket Kosovës dihet se qeveria e Kosovës u ka garantuar me ligj pakicës etnike sërbe të drejta cfarë nuk ka asnjë pakicë tjetër në botë dhe këtë e zbaton si “diskriminim pozitiv” ndaj pakicës sërbe. Nga kjo praktikë si dhe nga nga ajo që kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, gjithnjë e ka theksuar dhe ka kërkuar reciprocitetin kur është fjala edhe për pakicën etnike shqiptare në Luginë (Lugina e Preshevës) kuptohet se modeli për të cilin Kosova është pro, dhe që edhe e zbaton, është modeli: “Reciprociteti i diskriminimit pozitiv”. Ky model garanton paqë. Ky model e largon iden kriminale të okupimit dhe formon kushte bashkëpunimi në mes palëve dhe respektimin reciprok. Ky model duhet të jetë model etalon botëror i fëqinjësisë në mes dy shteteve. Dhe, ky model duhet të sanksionohet si model etalon në ligjet ndërkombëtare për të sigurar paqë dhe stabilitet në botë për të gjithë dhe rreptesisht të dënohet agresori kolonialist dhe plackitës i pasurive të huaja, i cili nën pretekstin kinse të mbrojtjës së pakicës etnike të vedit, sulmon fëqiun për të plackit pasurinë e tyre, madje edhe atëherë kur ajo pakicë gëzon “diskriminim pozitiv”. Në marrëveshjën e përbashkët në mes të Kosovës dhe Sërbisë Kosova do të obligohej ndërkombëtarisht të vazhdojë të njëjtin “diskriminim pozitiv”, kurse Sërbia do të obligohej ndërkombëtarisht ta zbatojë reciprocitetin në Luginën e Preshevës.

Në përgjigjën që Sërbia do ta jepte për modelin e preferuar të saj mund të shifët shumëcka. Prandaj nga ndërkombëtarët, SHBA dhe bota perëndimore demokratike, lidhur me të drejtat e pakicës sërbe në Kosovë, me të drejt pritet me interesim tepër të madh të marrin mendimin e Sërbisë, që ta kuptojmë të gjithë, dhe nga ajo të kërkojë “Cfarë modeli propozon Sërbia?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat