Traumatizmi, kjo sfidë e re e kombit tonë

Opinione

Traumatizmi, kjo sfidë e re e kombit tonë

Nga: Hamdi Rafuna Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 00:19
Foto ilustrim

A është kah përballet ardhmja e shtetit nga kategoritë e njerëzve që mendojnë vetëm për veten e tyre?

Krijesë egoistësh që shkelin edhe mbi të vërtetën, si të përkryer për të përfituar nga cenueshmëria e të tjerëve?

Mos vallë kemi të bëjmë me një sëmundje të trashëguar?

Këta “vetëshërbyes” të rritur kan nevojë për shërim, dhe trajtim, derisa veprimet e tyre janë vetëm humbje kohe në kohë!
Pse populli ynë nuk e thot këtë se; “qenit i prehen veshtë kur është këlysh”?

Pra, çka ka shtëpia tregon fëmija,sepse qëndrimi i prindërve pasqyron qëndrimin e fëmijës.

Nuk jemi të njëjtë, kur kemi të bëjmë me këto tipare egoiste, falë edukatës familjare për të cilën kan nevojë të gjithë fëmijët!Kujdesi, ndjeshmëria dhe udhëzimet e shëndosha nga prindërit, edukatorja, mësuesi dhe pedagogu, plotësojnë nevojën e kësaj moshe.
Mangësitë e kësaj përkujdesje sikur nxuarrën shumë breza në lendinë!Keqëpërkujdesja ndaj kësaj moshe brumosë një lloj egoizmi te fëmijët.

Derisa prindërit janë model për fëmijën, ata edhe janë vetëkontrollë dhe vetëdisiplinë!

Prindërit pa kontrollë, fëmijët jashtë kontrollit, pra janë prindërit, ata që stimulojnë fëmijët të bëhen mendjemëdhenjë, të llastuar, ide këto të gatshme, që ata të kuptojnë paraprakisht se nuk duhet të japin asgjë, edhe pse fitojnë diçka!

Frigshëm mendoj se me këtë edukatë të cunguar kemi mbërri aty ku jemi si shoqëri.

Ndoshta dikujt i janë plotësua nevojat nga prindërit, pa kërkuar asgjë si shpërblin për ato dëshira?

Si qenie shoqërore, kemi një një domosdoshmëri absolute që të mësojmë, të kujdesemi për të tjerët, t’jemi bujar, t’kemi dhembje dhe ndjeshmëri, tipare këto qendrore për një shoqëri të civilizuar.

Nuk e besoj se të gjithë fëmijët janë mishërua me këto ndjenja,sepse standardet nuk i kishim kolektive, nga programet shkollore dhe shtetërore.

Sa është e suksesshme puna dhe përparimi i një shoqërie nga këta fëmijët e lazdruar, të cilët mendojnë vetëm për veten e tyre?

Kjo është sfida më e madhe për shoqërinë tonë drejtë ardhmërisë, sepse të gjithë jemi të traumatizuar ndaj vetëvetes dhe të tjerëve, mungon respekti për njëri tjetrin dhe për shtetin!

Kjo përshfaqet si një e drejtë e tepruar e gjithëcilit për t’u ndie i veçantë dhe këmbëngulës.

Fëmijët tanë, të rritur sot, deputet në parlamentin e Kosovës, duket sikur janë model i atyre fëmijëve me trauma!
Edhe pse të rritur, ende zemërohen si fëmijë të llastruar, kur nuk e arrijnë atë që duan!
Ata janë në gjendje të bëjnë edhe më të keqen!

Është krijua një bindje për deputetët tanë egoistë, se për interesin personal, t’a lënë n’baltë ardhmërinë e shtetit!
Dt:01.02.2023
Hamdi Rafuna

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat