Takimi i Ohrit, fitore si e Pirros apo humbje si e Vaterlosë?

Opinione

Takimi i Ohrit, fitore si e Pirros apo humbje si e Vaterlosë?

Nga: Xhevat Mustafa Më: 18 mars 2023 Në ora: 11:00
Xhevat Mustafa

Sot, më 18 mars 2024,  zhvillohet një takim i ri mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kuri, në qytetin shqiptar të Ohrit. Siç dihet edhe ky qytet i lashtë iliro- shqiptar është viktimë e bujarisë së madhe ndaj ish Serbisë dhe ish Jugosllavisë të Fuqive të Mëdha të çerekut të fundit të shekullit 19 dhe të çerekut të parë të shekullit 20- të. Njëherazi, edhe e sakrifikimit po prej tyre të Shqipërisë, me copa të mëdha toke, deti, liqenesh..., për të sajuar e ngopur Serbinë dhe Greqinë e Madhe e për të zmadhuar  shtete xhuxhë si Mali i Zi dhe Maqedonia???!!!

Së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, do të jenë të pranishëm, në rolet e tyre të vjetra, i ngarkuari i DASH për dialogun dhe marrëveshjet Serbi- Kosovë, Gabriel Escobar, si dhe dy përfaqësuesit e BE- së, Josep Borrelli e Miroslav Lajçak...Merret me mend se nëpërmjet kamerave, celularëve, çipave...do të jenë "të pranishëm" edhe pushtetarë të lartë, sidomos shefa dhe zv.shefa të diplomacisë në Uashington, Bruksel, Beograd, Prishtinë, Paris, Berlin, Moskë...! Kuptohet, se do të jenë të pranishëm dhe atë e bir, Soros, Xhorxh dhe Alex...!Gjatë mbi 20 viteve të kaluar dhe 10 javëve të vitit 2023 përfaqësues të lartë diplomatikë nga SHBA dhe BE, si dhe nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe..., kanë shkuar dhe ikur disa herë nga Beogradi dhe Prishtina! Apo kanë qenë organizanatorë, mikpritës dhe "spektatorë" në takimet e organizuara mes Serbisë dhe Kosovës në një sherrnajë, që i ka lodhur dhe shpenzuar së tepërmi, më shumë për nga mendjet dhe nervat, "gjyqtarët" apo "pajtuesit e gjaqeve" mes Prishtinës dhe Beogradit dhe popujve të tyre. Por për të mirën e serbëve e të keqen e ne shqiptarëve, nga rezultatet, rrjedhojat apo "frutat" e këtyre takimeve, paradoksalisht dhe padrejtësisht pala shqiptare e Kosovës ka dalë humbëse dhe krejt pa meritë, pala serbe, fituese.  !!!??? Këto "fitore" të dhuruara apo "të blera shtrenjt", falë edhe njëanshmërisë së hapur apo të mbuluar me gjethe fiku, apo më shqip, të mbështetjes në rritje nga segmente me peshë shtetërore e diplomatike në Uashington dhe Bruksel, ia kanë rritur shumë e pareshtur oreksin dhe trimërinë Vuçiçit, Brnabiçit dhe viçave të tjerë në Beograd.

Megjithatë, dëshira e mirë e shmang kujtesën tonë të hidhur kombëtare dhe historike. Ajo na shtyn të urojmë dhe shpresojmë (vakët) se takimi i sotëm Vuçiç- Kurti, nuk do të jetë për ne SHQIPTARËT si ato mëparshmit!  Domethënë, që nuk do të ndjehemi të diskriminuar dhe fyer nga njëanshmëria, arroganca, prepotenca, sidomos nga Escobari dhe Lajçaku, kryesisht me KRYEMINISTRIN e Kosovës, Albin Kurti. Qysh në fillim është shprehur dhe kuptuar se ata i kanë bërë vetëm kryeministrit të Kosovës përçmime dhe presione dhe jo rastësisht, nga "tensioni e stresi nervor", kanë "harruar" ta bëjnë të njenjtën gjë edhe me Vuçiçin.

Shumëkush nga ne SHQIPTARËT,  logjikshëm mund t'i pyesë: përse keni si objektiv kryesor nënshtrimin e Albin Kurtit dhe "harroni" se fajtori dhe përgjegjësi i vetëm për dështimin e takimeve të mëparshme, është Aleksandër Vuçiç, me këmbënguljen e tij absurde e të paskrupullt për të mos e njohur Kosovën e për të marrë përsëri prej saj sa më shumë, sidomos Trepçën dhe asociacionin e komunave me shumicë serbe me kompetenca dhe fuqi vetadminstruese? Përse nuk parandjeheni fajtorë dhe përgjegjës nëse i jepni mundësi Aleksandër Vuçiçit të ndjehet, vetëlavdërohet, heroizohet, festojë... si fitues?

Escobar, si përfaqësues i SHBA- së, personalisht i Blinken e nëpërmjet tij edhe i Biden, ka peshë më të madhe ndikuese e përcaktuese edhe në takimin e sotëm të serialit Vuçiç- Kurti. Ky fakt na bën të ndjehemi skeptikë apo të parandjemi përsëri humbës...! Ndërsa Borrelli dhe Lajçak, si shtetas nga dy vende dhe qeveri të BE- së, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, merret me se edhe në këtë takim, nuk do ta fshehin, qoftë edhe trashë, njëanshmërinë e tyre individuale dhe institucionale, në favor të Serbisë! Sepse, po të ishin Blinken, Escobar, Borrelli, Lajçak... dhe SHEFAT e tyre në Uashington dhe Bruksel 100% të drejtë, objektivë, realistë, të paanshëm..., u takonte të vepronin krejt ndryshe! Domethënë, ta vinin me shpatulla pas murit Vuçiçin, në takimin e sotëm në Ohër! Pastaj, ta bombardonin, sa "ti shkonin djersët çurgë", me qortime, kritika, kërkesa, presione, kushte të reja...! Në vijim, t'i thonin në anglisht, frëngjisht, spanjisht, serbisht, SHQIP: boll, na keni lodhur e shpenzuar për 24 vjet ju serbët me këto kërkesa dhe pretendime absurde e me këtë pangoshmëri 155 vjeçare ndaj trojeve shqiptare...! Më 1878- 1881, më 1912- 1913, më 1945, më 1999, më 2008, falë edhe dashamirësisë dhe mbështetjes edhe të paraardhësve tanë, vetëm i keni marrë Kosovës, shumëçka ishte e saj, brenda hartës dhe territoreve të Shqipërisë, deri më 1878! Edhe për as 5% serbët në Kosovë, shumica në moshën e tretë, mos bëni sikur nuk iu zë gjumi, sepse ata, falë sidomos Pakos së Ahtisarit, kanë dhe gëzojnë shumë më tepër të drejta dhe privilegje të tepërta edhe se 95% shqiptarët...!Tani njiheni sa më shpejt Kosovën si shtet të pavarur e sovran, me integritet tokësor të pacënueshëm dhe bashkëjetoni e bashkëpunoni si fqinj të mirë e të sinqertë! Zbatoni me vullnet e korrektësi të gjitha marrëveshjet e mëparshme e nënshkruani të reja! Rrisni nivelet e zhvillimit, mirëqenies, demokracisë, shtetit ligjor e social..., qoftë edhe në standartet mesatare të BE- së! Pas plotësimit të këtyre kërkesave dhe kushteve tona si dhe të reformave demokratizuese, do t'ju hapet më shpejt dera e anëtarësimit në BE!

Por, për fatin e keq të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve, kjo skenë e fantazuar ka shumë më tepër mundësi të mos ndodhë në Samitin e sotëm të Ohrit. Apo të harrohet krejt, si shumica e ëndrrave kombëtare shqiptare..., në rreth 155 vite...! Megjithatë, më shumë me shpresë tek ZOTI në qiell se sa tek miqtë apo aletatët në tokë, ne shqiptarëve, na takon shumëfish më tepër se sa serbëve, tradicionalisht të pasinqertë, burim luftrash dhe pushtues territoresh të të tjerëve në Ballkan, të urojmë me zemër: qoftë takimi i Ohrit historik e jo si të mëparshmit, thjeshtë për formalitet... diplomatik e për show mediatik! Na dhuroftë ky takim një SUKSES të merituar dhe jo një fitore si të Piros. Ndërsa Vuçiçin dhe Serbinë e tij, i ndëshkoftë sa e si meritojnë, me një humbje si e Vaterlosë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat