Armiq të shqiptarisë – vet shqiptarët!

Opinione

Armiq të shqiptarisë – vet shqiptarët!

Nga: Mersel Bilalli Më: 27 maj 2023 Në ora: 13:47
Mersel Bilalli

Presioni i fuqishëm i bashkësisë ndërkombëtare, duke potencua në veçanti SHBA-të, për arritjen e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë duket se ka arsyen shumë më të gjërë se sa zgjidhja e një mosmarrëveshje rajonale. Madje, Mu ata që popullit të vet jetën ia bënë test jetese, tani shpërndajnë bindjen se SHBA mbajnë më tepër logari për interest serbe në rajon dhe se sa pë Kosovën, dhe se më tepër i bëhet presion Kosovës se sa Serbisë. Shumë analistë, mendojnë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë mirë e balancuar që të jetë e qëndrueshme dhe se një gjë e tillë tani determinohet ende më shumë determinohet nga situata luftarake mes Rusisë dhe Ukrainës.

Pra, fajala është për momente jashtëzakonisht delikate për Ballkanin dhe kjo asesi nuk duhet nënvlerësuar. Duket se këtu edhe SHBA edhe BE ndajnë përgjegjësi dhe nuk mund të drejtojnë gishtin vetëm nga Serbia dhe Kosova, të cilat natyralisht kanë përgjegjësi kritike. Por, edhe SHBA dhe BE kanë përgjegjësi të rëndësishme dhe nuk mund t’ia lejojnë vetes të dështojnë. Është e njohur, se marrëveshjet jo të balancuara më vonë kanë lindë lëvizje ekstreme, shembull tipik është Gjermania e Versajit.

Poashtu, tani shifet se Rusia dhe Kina në vazhdimsi kanë një koordinim dinamik mes veti për shumë rajone në botë, duke përfshi edhe Ballkanin në tërësi. Nuk ishte e rastit vizita treditore kineze në nivelin më të lartë në Moskë. Pa dilemë se temë bisede ka qenë edhe Ballkani, i cili paraqet një zonë gri për ta, ku ato seriozisht mund të provokojnë SHBA-në, BE-në dhe NATO-n.

Para disa kohësh, ambasadori amerikan në Serbi Kristofer Hill pat shprehur keqardhje për bombardimin e Serbisë nga NATO në vitin 1999. Hill përdori saktësisht po të njëjtat fjalë që Bajden kishte përdorur si nënpresident i presidentit Obama kur ai vizitoj Beogradin në vitin 2016. “Në botë duhet bërë shumë për problemet që janë të rëndësishme si për Serbinë ashtu edhe për SHBA-në. Është e nevojshme të ndalet agresioni rus kundër Ukrainës dhe të rivendoset paqja.” – kishte thënë Hill, duke shtuar se kjo duhet të bëhet së bashku me udhëheqjen e Serbisë.

Lidhur me bombardimet nga siç emërohet “agresori NATO”, ai pat shtuar: “Më duhet t'ju kujtoj se kjo ka ndodhur 23 vjet më parë. Është njësoj sikur në vitin 1968 të flisnim për ngjarjet e vitit 1945. Mua personalisht më vjen shumë keq që kjo ka ndodhur në historinë tonë dhe nuk jam i lumtur për këtë”, ka thënë Hill. Stërvijtet ushtarake të NATO-s në Serbi para do kohe kanë bërë përjashtim nga moratoriumi për mbajtjen e tyre me partnerë të huaj. Stërvitja “Ujku i Platinit 23” ishtë një stërvitje taktike ndërkombëtare, në të cilën morrën pjesë edhe anëtarët e aleancës së NATO-s, përfshirë SHBA-të. Ambasadori amerikan në Beograd, Hill, pat thënë se SHBA dhe Serbia janë në të njëjtën faqe, sa u përket shqetësimeve për shumicën e problemeve në botë.

Duhet theksuar se SHBA është një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në Republikën e Serbisë, krahas investimeve më të mëdha të kompanive “Philip Morris”, “Pepsi Co”, “Coca Cola”, “Ball Corporation” etj.

Historia e marrëdhënieve SHBA-Serbi

Pesë vite më parë, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd kishtë publikuar një reklamë të quajtur "Ti je bota" për nder të Serbisë me rastin e 100-vjetorit të valimit të parë të flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë. Dukej se ajo ishtë faza e marrëdhënieve më të mira mes këtyre dy shteteve. Mirëpo, që nga Lufta e Parë Botërore e deri më sot, marrëdhëniet serbo-amerikane kanë kaluar nëpër periudha të shumta turbulente, veçanërisht gjatë viteve nëntëdhjeta të shekullit të kaluar dhe ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në hapjen e ekspozitës lidhur me evenimentin e valimit të flamurit në Shtëpinë e Bardhë tha se 30 vitet e fundit marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe SHBA kanë qenë të vështira, por se Serbia duhet të përpiqet për marrëdhënie më të mira me atë fuqi të madhe. Shpresoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të respektojnë sovranitetin, pavarësinë dhe lirinë e Serbisë, ashtu siç Serbia vlerëson lirinë, forcën dhe pavarësinë e SHBA-së, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në hapjen e ekspozitës “Mbretëria e Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Në prag të njëqindvjetorit të ngritjes së flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë, ambasadori i atëhershëm amerikan në Serbi Kyle Scutt pat thënë se SHBA dhe Serbia kanë më shumë se një miqësi afatgjate dhe shtoi se Uashingtoni mbështet përpjekjet e Serbisë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.

Pas përkeqësimit të marrëdhënieve gjatë shpërbërjes së RSFJ-së, madje edhe ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike për shkak të bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, marrëdhëniet u rivendosën më 17 nëntor të viti 2000 në nivel ambasadorësht. Sot, marrëdhëniet dypalëshe janë përmirësuar dhe janë dukshëm më të mira se vitet e mëparshme.

Lufta hibride ruse

Rusia edhe tani kur ka batisur në baltën ukrainase, nuk kursen finansa për destabilizimin e Ballkanit. Darko Trifunoviq, një profesor i shkencave të sigurisë në Beograd, me orientim të fuqishëm pro-perëndimor, i cili për nga analizat e qëlluara pat fituar çmimin “Urdhërin е Agjencisë së Sigurisë Ushtarake”, në detaje ka analizuar qëllimet ruse nga Ukraina e gjer në Ballkan. Ai mendon se Rusia ka plane ugërzi për Ballkanin. Sipas tij, Rusia në logjikën e okupimit të Krimesë, e më heret të Hungarisë (1956) dhe Çekoslloakisë (1968), mendonte se për disa ditë do e okuponte tërësisht Ukrainën. E më pas, me ndihmën e Orban-it fare lehtë do e vazalizonte Hungarinë dhe do dilte në Serbi dhe Mal të Zi, duke siguruar jo vetëm daljen në detërat e jugut, por edhe kontrollimin e tërsishëm të Ballkanit. Paraprakisht Putini, e pat coptuar Gjeorgjinë duke i shkëputur asaj Abhazinë dhe Osetinë e Jugut, e më pas bëri një ndarrje faktike edhe në Moldavi (duke nxitur Pridnestrovljen). Gishta tani ka edhe në shumë ndodhje të disa ish republikave të Bashkrimit Sovjetik.

Kurse për Ballkanin ka interes të veçant. Mos të harojmë tentimin për puç në Maqedoni në vitin 2017 me ndihmën e Grueskit, i cili për pak nuk pati sukses. Poashtu, një vit më heret kemi tentativën për “grusht shteti” në Mal të Zi ditën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, kur ishte pregaditur atentat ndaj presidentit Gjukanoiq. Të përkujtojmë se në vitin 2019 Putin pat vizituar Beogradin me një pritje aq madhështore sa që ate Kisha Ortodokse Serbe e pat ulur në fronin shpirtëror bizantin të Sveta Gorës, ku shekuj më parë u pat ulur Car Dushani. Simbolika, dukej se ishte që Putin të paraqitet si një “mbret shpirëror” edhe i Serbisë!

Lufta kibernetike ruse në Ballkan vazhdon akoma me tempo dinamike dhe tejet të koordinuar, edhe pse duket se tani më Rusisë i vyshken lulet në Ukrainë. Megjithate, sot në Ballkan akoma fuqishëm e kemi propagandën e Sputnik-ut përmes shumë mediumeve, bllogjeve, faqeve të internetit dhe me ndihmën e një rrjete të zhvilluar spiunimi.

Regjimi i Putinit, për një kohë të gjatë, është i fokusuar në përhapjen e luftës në Ballkan, fillimisht si luftë hibride, e më pas si reale, me qëllim dalje në detërat e jugut, kurse tani shtesë për defokusimin e dështimit të saj në Ukrainë! Njëherit, po të realizohet konflikti këtu në Ballkan, Putini do kishte ambient të favorshëm manovrimi dhe tregtimi lidhur me Ukrainën. Andaj ato që këtu lëvdohen me çizmet në tra nëse u zvoglohen mijëra eurot, në fakt janë vetëm në shërbim të djallit që banon në Kremlin.

Vet shqiptarët rrezikojnë shqiptarinë!

Shqiptarët, nuk duhet trajtuar me xhelozi avansimin e marrëdhënieve SHBA-Serbi, sepse ajo mund të jetë vetëm në favor të stabilitetit rajonal. Duhet kuptuar se në politikë s’ka armiqësi dhe miqësi të përhershme, por fakt është se shqiptarët në Ballkan janë miqë natyror të SHBA-së. Por, nuk duhet harruar se kjo superfuqi ka nevojë që edhe armiqtë e deridjeshëm t’i bëjë miq. Fundja, kjo është punë parësore e diplomacisë. SHBA hudhën bomba atomike mbi Japoninë, por sot këte shtet e kanë ndër aleatët më të ngushtë në Planetë. Ata luftuan në Vjetnam për 20 vjet, por tani kanë lidhje tejet të përafërt me këte shtet. Ata e shkatëruan dhe më pas e coptuan Gjermaninë, por sot e kanë aleatin kyq në BE dhe më gjërë. Pra, qëllimi i diplomacisë efikase s’ka rol tjetër. Andaj, në këte kontekts duhet trajtuar edhe afrimin SHBA-Serbi. Nëse s’jemi më të fortit në rajon, së paku duhet të tentojmë të jemi më të mençurit, që të kuptojmë se e gjithë kjo është edhe në interesin shqiptar.

Revolta kosovare për Zajednicën është boshe. Është budallaki të këcejmë në ujë vetëm për ate se ura nuk na pëlqen! Së pari, në Kosovë s’ka më tepër se 80 mij serbë, ku 60% janë të moshës së mplakur. Nesër do jenë të përgjysmuar. Mos e harojmë se po mos të ishin SHBA si aleat natyror i shqipatrëve në Ballkan, as “Sh” nuk do mbetej këtu nga shqiptarizmi.

Madje, vet shqiptarët më së shumti rrezikojnë shqiptarinë këtu në Ballkan, me krimin e organizuar, me korrupsionin, me padijen, me eliminimin e merit sistemit në çdo pore. Aty ku djalli s’ka mund vet, punën ua ka besuar do udhëheqësve të këtij kombi. Sot shqiptarët udhëhiqen nga struktura partiake dhe shtetërore që edhe dy dele t’i humbin! Ata duan vetëm pushtet sepse pa te as që dinë gjë tjetër! Kur gomari hynë në pallat, ai nuk bëhet mbret, por pallatin e shndërron në shtallë! E si, ata që s’dinë çka bëjnë me veten, do ia zgjedhin problemin popullit?! Kjo nuk shkruan në asnjë libër të Zotit. Andaj xhehnemi është dhurata më e mirë për ata që përkrahin djallin e jo librat e Zotit! Madje sipas një dijetari të famshëm islam, mbajtja e funksioneve pa merita është baras me rolin që kanë shërbetorët e “Iblis”-it (një udhëheqës i djajëve që bënë të përfundosh shumë keq)!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat