Marre për opozitën, nuk e kritikojnë Vuçiqin por Albinin

Opinione

Marre për opozitën, nuk e kritikojnë Vuçiqin por Albinin

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 3 qershor 2023 Në ora: 18:54
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Si nuk e kuptuan një herë e mirë, qeveria duhet me u kritiku deri aty ku nuk dëmtohet interesi nacional, se kurrë nuk duhet mbështetur armiku për luftë të brendshme politike.

Fatkeqësisht, dhuna në veri, barrikadat u përdorën për luftë të brendshme politike, e pështirë për opozitën.

Sfidimi i institucioneve nga Serbia me banditët e saj ka vazhduar edhe pas lufte, derisa në veri së fundi ka pasur tensione deri në dhunë ndaj policisë dhe KFOR-it.

Banditët ushtruan dhunë, ndezen vetura të policisë së Kosovës.

Qytetarët e zakonshëm serbë në veri dhe kudo në Kosovë në përgjithësi janë të gatshëm të binden në vendimin e Qeverisë për respektim të shtetit ligjor, por është Beogradi zyrtar me bandat e saj në veri pengesë për qetësi dhe stabilitet.

Aktrimet e Vuçiqit para ndërkombëtarëve në rolin e viktimës s'janë asgjë tjetër veçse përpjekje e shëmtuar, Serbia është e njëjta, Vuçiqi po ashtu.

Duke u nisur nga kjo gjë si dhe kryesoren, përpjekjet e Serbisë për të cenuar sovranitetin e vendit, nuk duhet të zbraps qeverinë për shtrimin e sovranitetit në tërë territorin e vendit.

Tensionet në veri nuk duhet të përdorën nga opozita për përfitime përsonale, opozita në vend se të akuzonte Vuçiqin lëshonte akuza ndaj Kurtit për marketing, pavarësisht se bëhet fjalë për atdheun.

Albini e ka kuptuar se vetëm vendosmëria e madhe bën të mundur ndërgjegjësimin e Serbisë në raport me Kosovën, e mësuar me ledhatime nga ish-qeveritë e kaluara, prandaj insiston në zbatimin e ligjit atje.

Si asnjë qeveri tjetër, Kurti ka ndikuar që serbët të kuptojnë se s’ka hajgare me institucionet e Kosovës, ngjarjet e fundit në veri shpalosi fytyrën e vërtetë të opozitës, të Vuçiqit e njohim që nga koha e Millosheviqit.

E pafalshme afrimi i opozitës me Vuçiqin kundër qeverisë, e rrjedhimisht në këtë situatë edhe kundër Kosovës.

Populli e di shumë mirë se kush çka është e si është, opozita vetëm sa po fundoset edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat