Opozita në mjegull, por në garë me djallin,Vuçiq!

Opinione

Opozita në mjegull, por në garë me djallin,Vuçiq!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 7 qershor 2023 Në ora: 16:53

Përzgjedhja e garës është problem, sepse janë dy gara me të njëjtin kandidat! Sikur, këta të ishin një opozitë e shëndoshë, dhe e respektueme për publikun e shqiptarisë, besoj se s’kishin me gabue fare në përzgjedhjen e vërtetë të garës.

Mungesa e kësaj lande të parë është blokadë hapërimi kah e vërteta, dhe në mbrojtje të shtetit!

Prej se u përplasën në opozitë, ankohen përgjumshëm dhe vajtojnë sy mbyllun, përpara miqve tanë ndërkombëtar. Shpalosja e kërkesave është sekrete, sepse i frigohen pushtetit të qeverisë. Në të njëjtën kohë e akuzojnë për përvetësim të patentës së tyre të vjetër gjeopolitike!

T’prangosur nga inati Albin Kurt, dhe lakmia për pushtet, vetëm sa emitojnë zhurmë të mërzitshme.

Të gjithë jemi dëshmitarë të informuem mjaftë mirë nga një numër i madh i deputetve opozitar dhe advokatëve të tyre nëpër këto portalet tona, se durimi i “intelegjencës” në fjalë është afër pikës së vlimit!

Vërshimt dhe hataja e digës-politikë-serboruse, si duket është minore në krahasim me urrejtjen e opozitës, ndaj Albinit!

Pse, ky nuk e detyron Serbinë që të pranoj Kosovën si shtet të pa varun, kurse këta të opozitës e patën detyrue njëherë….!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat