Burrat e vdekur nuk duhet të zgjohen

Opinione

Burrat e vdekur nuk duhet të zgjohen

Më: 7 shtator 2015 Në ora: 10:49

”Mbaje zemrën tënde të ngrohtë, por kokën të ftohtë”, - më thoshte gjyshi im.
Evropa (edhe Shqipëria pra) është në rrugën për të përjetuar një ndryshim demografik të përmasave biblike përmes migrimit historik. Kjo çka ndodhën është një pushtim i Evropës e cila i bën harakiri vetvetes. Çdo shtet ka të drejtë dhe obligim për të mbrojtur kufijtë, integritetin dhe sovranitetin e vet. Refugjatët e vërtetë janë të ulur dhe vuajnë tmerrësisht në gërmadhat e vendit të tyre në Siri e gjetiu; atyre duhet ndihmuar atje në vendin e origjinës apo në vendin e sigurt më të afërt. Kjo edhe për shkakun se çmimi për 1 “refugjat” që strehohet (ndihmohet) në Evropë është barazi me çmimin e 40 refugjatëve që do të ndihmoheshin në afërsi të vendit të origjinës Afrikë/Azi. Pse të ndihmojmë vetëm 1 njeri në vend që të ndihmojmë 4o?
***

BE duhet të dëbojë menjëherë këta 98% “refugjatësh” fals (shumë prej tyre vrasës mizor dhe kriminel të rrezikshëm) cilët nuk janë aspak të interesuar të strehon te fqinjët dhe vëllezërit pasanik të një gjaku, gjuhe, feje, kulture, kontinenti: në Liban, Jordani, Egjipt, Arabi Saudite, Oman, UAE, Katar, Kuvajt, apo në Turqi, Iran etj, shtete të sigurta ku nuk bëhet aspak luftë. Jo, këta manipulues që janë lindur të jetojnë në vendet e nxehta me diell, nuk ndalen në shtetin e parë të sigurt ku u garantohet një jetesë normale por udhëtojnë nëpërmes 99 shteteve tjera të sigurta me dëshirën fanatike të arrijnë në shtetet më të largëta (dhe më të pasura) të Evropës Perëndimore: Gjermani, Suedi, Norvegji etj ku mbizotëron koha e keqe me mjegull, shi, borë dhe të ftoftë. Pa koment.

Agjencia Kufitare e BE-së Frontex raporton se ka lindur një treg për pasaportë false sirian në Turqi dhe se shumë “refugjatë” që flasin arabisht por janë me origjinë nga ato 100 shtetet tjera arabe, i blejnë ato. Shkaku pse i blejnë: Gjermania dhe Suedia kanë njoftuar se të gjithë sirianët në praktikë do të fitojnë azil. Prandaj fluksi i refugjatëve të rremë është i pafund.
Gjermania ka pushtet të tepërt brenda BE-së, vendet e vogla absolutisht nuk kanë asnjë ndikim në atë që ajo vendos. Kur Angela Merkel urdhëron vendet e tjera të kërcejnë, ata përgjigjen: "Sa lartë?”. Ajo tani po e udhëheqë Evropën drejtë në gropë, pa aftësinë për të dalë përsëri.

Duke deklaruar se të gjithë “refugjatët” janë të mirëpritur në Gjermani, rrjedha e azilkërkuesve të paligjshëm do të jetë në rritje. Brenda pak vitesh do të pushtohet e gjithë Evropa dhe do të harxhohen të gjitha përfitimet e mirëqenies sociale për të cilat paraardhësit tanë (evropian) kanë punuar dhe luftuar, në mënyrë që brezat e ardhshëm të lulëzojnë. Vendet e Evropës do të falimentojnë. Do të thahet dhe zbrazet i gjithë sistemi i mirëqenies, por kjo është ndoshta ajo që Merkel dëshiron dhe ne vetëm mund të spekulojmë në: PSE?!

***
Mbetet vetëm për t'u përgatitur.

Migrimi kolosal nga Afrika/Azia në Evropë do të vazhdojë për dekada të tëra. Hulumtimet tregojnë se nuk është lufta, por paratë, e cila motivon njerëzit për të migruar. Politikanët me vite kanë besuar se do të ketë më pak emigracion pasi vendet e varfra u bënë më të pasura. Në realitet ndodhë e kundërta.

Kur ekuipazhi i marinës HMS Bulwarsk për herë të parë i peshkuan (i shpëtuan) “refugjatët”nga Deti i Mesdheut, ata pritshin që të gjejnë më të uriturit, më të ligshtit, më të sëmurët, më të leckosurit, më të rraskapiturit e rruzullit tokësor. Në vend të kësaj ata gjetën njerëz me shëndet relativisht të mirë, të mirë-veshur, të pajisur me telefona celularë prej më modernëve dhe kartat e kreditit të cilat ata kanë për qëllim t`i përdorin kur ata të shkelin në brigjet e Italisë. Ushtria zbuloi diçka që politikanët dhe pseudo-intelektualët akoma nuk e kanë kuptuar - se kjo nuk është vetëm një krizë e refugjatëve. “Varfanjakët” e botës janë duke lëvizur për shkak se ata nuk janë të varfër si më parë dhe kanë ekonomi solide (disa dhjetëra mijë euro në dispozicion) për të udhëtuar.

Shumë njerëz ikin nga lufta, por shumica ikin për të kërkuar një jetë më të lezetshme. Nevojtarët, varfanjakët e vërtetë nuk kanë asnjë shans të ikin.

Gjendja kurrë nuk ka qenë më mirë. Që nga koha e Bill Klintonit, përqindja që jetojnë në varfëri të skajshme është përgjysmuar. Kurrë nuk ka qenë më pak dhunë se tani. Konflikti në Siri është një përjashtim në një periudhë historike, ku lufta ka qenë në tërheqje.

Ndoshta kjo nuk ndjehet siç them unë, por bota është më e begatë dhe më e qetë se në çdo kohë në historinë njerëzore, megjithatë numri i emigrantëve rekord i lartë. Por nuk ka asnjë paradoks këtu. Sa më shumë njerëz kanë lek për të lëvizur, aq më shumë prej tyre e bëjnë atë - me një rrezik jashtëzakonisht të lartë personal.

Kur një vend i varfër bëhet më i pasur, e rritën emigrimin derisa të bëhet aq i pasur sa vendet më të pasura. Ky proces merr disa dekada dhe vetëm kur ajo është e përfunduar pasuria do të tejkalojë emigrimin.

Lufta është një katalizator. Nëse ka ndodh një konflikt dhe vendi nuk është aq i varfër sa ishte dikur, ka më shumë njerëz nga ata që janë të prekur të cilët i përballojnë shpenzimet e ikjes për në vendet më të pasura botërore.

Epoka digjitale gjithashtu do të thotë se ata kanë informacionin e nevojshëm.

Emigrimi nga Gambia, Senegali dhe Nigeria e ilustrojnë këtë. Të gjitha janë vende të qeta - pavarësisht nga grupet islamike terroriste në Nigeri - me stabilitetin politik dhe rritjen ekonomike. Megjithatë e përjetojnë, sidomos dy të parat, një eksod masiv i të rinjve që përdorin kontrabandistët për të ardhur në Evropë.

Përveç kësaj, diaspora jashtë vendit është një forcë lëvizëse për më shumë emigracion. Është vërtetuar se në qoftë se ka një grup të madh të ish bashkatdhetarëve në një vend evropian, kjo do të tërheqë më shumë emigrantë nga i njëjti vend në një lloj "Efekti-kryeurë”

Njerëzit në diasporë i ndihmojnë të afërmit dhe miqtë në vendin e tyre të origjinës me informacione, lek dhe ndonjëherë kalim të paligjshëm të kufirit.

“Shpeshherë janë të afërmit kontrabandistët e anëtarëve të familjes që hyjnë në vendin tim”, - më thotë mua një avokat policor nga një vend i madh i BE-s me të cilin kontaktoj shpesh.

Të gjithë azilkërkuesit marrën ndihmë për udhëtimin, nga kontrabandistët gjatë udhëtimit, apo nga të afërmit që tashmë gjenden në Evropë.

Globalizimi e ka transformuar lëvizjen globale të njerëzve, si dhe të mallrave dhe të hollave.

Nëse ti e gjykon gabimisht një krizë refugjatësh, do të krijosh një krizë politike.

Angazhimi që ka për qëllim të ndihmojë mund të përfundojë duke shkaktuar dëme me koston e shumë jetëve. Prej ditës që marina italiane vendosi të ndërmarrë operacionet e shpëtimit në Mesdhe, numri i atyre që kaluan detin por edhe i të zhdukurve që u mbytën në përpjekjet për ta kaluar atë, është trefishuar.

Një fotografi e një fëmije të mbytur është shpirt-copëtuese, por nuk duhet të ndryshojë politikën: një përgjigje e gabuar mund të çojë në vdekjen edhe të më shumë fëmijëve. Ka shumë gjasa që qindra fëmijë në Jemen të vdesin nga uria në dimër, viktima të luftës civile në vend - ne nuk do t`i shohim fotot e vdekjes së tyre, sepse nuk ka gjasa që dikush do të drejtojë një fushatë për ta. Por kjo nuk është një tragjedi më e vogël.

Por le të mos pretendojmë se duke u dhëne azil disa qindra mijë apo dhjetë milion njerëzve do të ndihmojmë 60 milion refugjatë të regjistruar nga OKB; 3-4 miliardë të varfër nga i gjithë rruzulli tokësor do të fillonin rrugën për në Evropë, nën maskotën e termit “Refugjatë”.

Ky imigrim kolosal është problemi i shekullit të 21, shumë më i madh se Siria dhe më i madh se autoritetet në Bruksel të cilët akoma nuk zgjohen. Burrat e vdekur nuk duhet të zgjohen.

Evropa nuk duhet të përqendrohet vetëm në atë se si refugjatët dhe emigrantët duhet të vendosen pa e luftuar gjithashtu edhe arsyen pse ata vijnë.

Zgjidhja e krizës së refugjatëve nuk është ftesa e tyre në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat