Sheshel, Vuqiç, Gjuriq në siklet të madh për formimin e ushtrisë së Kosovës

Opinione

Sheshel, Vuqiç, Gjuriq në siklet të madh për formimin e ushtrisë së Kosovës

Nga: Ragip Guraziu Më: 9 mars 2017 Në ora: 14:25
Ragip Guraziu

Si nuk po munden ta kuptojnë Serbia e Beogradi dhe politikanët në fjalë se Kosova është shtet me Kushtetutën e saj, dhe ka të drejtën e saj që proceset ti qojë në vend, tani është radha e formimit të ushtrisë së Republikës së Kosovës, bile jemi vonuar shumë për këtë, jo me fajin tonë, por pikërisht të Bashkimit Evropian dhe ndërkombëtarëve.

''Kosovën mund ta kthejmë vetëm me Rusinë'', kështu ka thënë kandidati i radikalëve Vojislav Sheshel, ka thënë se me Bashkimin Evropian kurrë nuk mund të realizohen aspiratat  nacionaliste të Serbisë. Ai shkoi edhe më tutje ku tha;'' Bashkimin Europian kurrë nuk mund ta kthejmë Republikën serbe të Krajinës, kurrë nuk mund të bashkohemi me Republika Srpska, kurrë nuk mund  ta kthejmë Malin e Zi nuk mund ta kthejmë në serb, kurrë nuk mund ta kthejmë sovranitetin në Kosovë.

Po normale, edhe pse  Sheshel për krime lufte mbajt 13 vite burg, i akuzuar nga Gjykata e Hagës, ai u lirua nga një sëmundje e rëndë, por tani po bënë fushat për të ardhur në pushtet në Serbi?! Nuk di a e ka këtë drejt apo jo?!

Por nganjëher ai folë dhe del në ''mejdan'' ju trigon serbeve dhe Beogradit se në çfarë''deregje'' e kanë pru Serbinë. Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, filloi luftërat në ish-Jugosllavi dhe tani ja ku përfundoi dhe humbi edhe prestigjin e Serbisë si shtet dhe si njerëz, që njohin vetëm dhunën, për popull jo serbë.

Bashkimi Evropian dhe Amerika, kanë kthyer kokën nga shqiptarët..

Shqiptaret, edhe si komb i ndan në pesë shtete, i mbajtën në sundim me shekuj, dhe të gjithë këto shtete evropiane, që po na përkrahin, po dojnë ta përmirësojnë gabimin që e kanë bërë ndaj shqiptarëve, e do që ende po hezitojnë po mendojnë se mos po ju hakmerrem për të zezat e tyre, sidomos shtetet sllave, jo të gjitha, por tani po vjen koha shumë ngadalë por me hapa të sigurt që shqiptarët të rehatohen dhe të jetojnë lirshëm, se po shohin të gjithë se na kanë munduar deri pa kufi.

Po ky Shesheli pat reaguar edhe më herët me deklaratat e tij

Duke harruar se jemi në shekullin e 21 dhe duke harruar se Serbisë i ka dalur më ''boja'' e renave e shpifjeve, Shesheli filloi me të vjetrën. ''Shqiptarët janë duke planifikuar që të sulmojnë me armë në 4 komunat në veri të Kosovës, të banuara nga serbët, gjatë ose pas vizitës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Kosovë, ka thënë lideri i radikalëve serbë, Voisllav Sheshel.

"Serbët nuk janë ata që provokojnë incidente dhe konflikte, as nuk duan incidenteve, por nëse dikush sulmon vëllezërit tanë në Kosovë, Serbia nuk duhet të qëndrojë duarkryq", tha Sheshel.

"Serbët nuk janë ata që provokojnë incidente dhe konflikte, as nuk duan incidenteve, por nëse dikush sulmon vëllezërit tanë në Kosovë, Serbia nuk duhet të qëndrojë duarkryq", tha Sheshel.

Sheshelj ka vazhduar duke thënë se “shqiptarët, në raundin e fundit të dialogut, kanë refuzuar kategorikisht çdo gjë dhe e bënë të qartë se ajo është e dobishme për serbët, sidomos Bashkësia e komunave serbe, nuk do të zbatohet”.

Z.Vuçiq: Jasharët janë gjallë...

Z. Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do të pajtohet kurrë me formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Shqiptarët në Kosovë duan të formojnë ushtrinë e tyre me Kushtetutën të cilën ne nuk e njohim. Serbia kurrë nuk do të pajtohet me formimin e Ushtrisë së Kosovës. Unë mund të flasë çdo ditë me shqiptarët e Kosovës por ne e dijmë se çfarë nuk duhet lejuar”, ka thënë Vuçiq.

S'do koment...

Po shifet urrejtja e tyre, dhe si po mendojnë si fëmija posa fillon të ecë e të filloi të flasë duke mundua të thotë diç, por që fjalët e tij nuk kuptohen mirë.

Jasharët u përtrin; Ademi, Hamza, babë Shabani tani kanë mbi 15 vjet, kanë lindur menjëherë pas lufte, dhe këta emra do i mbajnë me proitet dh se këta emra dhe Prekazi nuk do shuhen kurrë. Ata të parë ranë në altarin e lirisë dhe ranë dëshmorë të kombit për lirinë e kombit shqiptarë, edhe pse me një arsenal të armatimit shumë më shumë jo të mjaftueshëm ndaj arsenalit të juaj, por ju shkaktuan edhe juve viktima dhe nuk keni kaluar siç keni menduar. Ja kush jeni ju dhe Serbia e juaj, e bombarduat një familje dhe aty nuk kursyet as pleq e plaka, as fëmijë edhe 6 muajsh, gra shtatzëna, por ata e paguan veten 10 fish se ju duke ju shkatërruar në armatim dhe shumë të vrarë.

Shqiptarë nuk kanë punë me ju e as me Serbinë, e kanë Amerikën...

“Shqiptarët në Kosovë duan të formojnë ushtrinë e tyre me Kushtetutën të cilën ne nuk e njohim. Serbia kurrë nuk do të pajtohet me formimin e Ushtrisë së Kosovës. Unë mund të flasë çdo ditë me shqiptarët e Kosovës por ne e digjmë se çfarë nuk duhet lejuar”, ka thënë Vuçiq.

Këto që ke deklaruar, si një kryeministër i çetnikeve serb, janë fjalë fëmijësh se asnjë shqiptarit nuk ke fytyrë ti dalshin ballë për ballë, por karakteri i juaj është nën nivelin e një mentaliteti njerëzor e lë i një kryeministri serb. Pra ja kush jeni ju dhe Serbia e jote?!

Ushtria e Kosovës do formohet edhe atë së shpejti..

Këtë nuk ka kush ta ndal, e lë më pak Serbia dhe ju si kryeministër serb. Kështu kanë deklaruar edhe at te tu kur shpallëm Pavarësinë e Kosovës,por ja realiteti,Ushtrinë e kemi në prag të formimit,dhe tani ka filluar dielli të rrezo për Kosovën dhe kombin shqiptarë që nga fillimi i Luftës së UÇK-së që ia futi frikën në palcë Serbisë. Ju jeni shtet kriminel dhe te gjitha luftrat në ish-Jugosllavi i shkaktuat ju dhe në të gjitha dolët humbës,dhe duke e parë këtë humbje ushtarëve dhe çetnikëve te juaj i furnizuat me drogë i qartët dhe filluat ta masakroni popujt tjerë ,më së shumti në Bosnje e Kosovë se Kroaci e Slloveni ua dhanë ''MAT'' që në potezin e parë.

Adem Jashari i ri ndihet krenar për veprën sublime të gjyshit të tij

Nipi i Adem Jasharit, Ademi sapo ka mbushur të 14’at. Gjyshin e tij nuk pati fat ta njihte por të bëmat e tij për liri i di shumë mirë. Thotë se gjyshi i tij e donte Kosovën të lirë andaj edhe sakrifica që bëri për vendin ishte e madhe. Këtë e ka bërë në Epopejen e Jasharëve që për çdo vit feston kombi shqipatrë. Por si duket ju ka kapur një panik,dhe keni alarmuar nëpërmes Marko GJuriqit, kërkohet ndihma e ndërkombëtarëve që të ndalohet krijimi i Ushtrisë së Kosovës.

Serbia do t’i kundërvihet fuqishëm të ashtuquajturës ushtri të Kosovës në “territorin e krahinës jonë jugore” dhe kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që ta ndalojë këtë, ka thënë të martën drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.“Kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që pa shtyrje të ndalojnë këtë eskalim të rrezikshëm të raporteve politike në “krahinën jugore””, ka thënë Gjuriq për media në Beograd.

Si duket i preku keq vizita e Presidentit shqiptar, Bujar Nishanit, në Luginë e Preshevës, këta serbët?!

Presidenti shqiptar Bujar Nishani gjate vizitës  në Bujanoc dhe nga takimi me kryetarin Shaip Kamberi nder tjera tha se “vendi im do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie të mira me vendet fqinj, por edhe për të ndihmuar shqiptarët ne Luginën Preshevës në realizimin e të drejtave të tyre elementare të cilëve aktualisht ju mungojnë, për arsimim, librta, njohjen e  diplomave përdorimin e simboleve kombëtare dhe zhvillimit ekonomik.”

Sipas kreut te shteti shqiptar z.Nishani “autoritetet shtetërore shqiptare nuk janë të përfshira në ndonjë angazhimet apo vendimet e vendeve të tjera. Popullsia shqiptare ka përfaqësuesit e saj politik të zgjedhur në Bujanoc dhe Preshevë, dhe çdo gjë mund të marrin vendime vere, ne mënyre te pavarur dhe Shqipëria do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie të mira me vendet fqinje”

Sipas presidentit Nishani, “bisedimet qe i pata  me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Luginën Preshevës, assesi nuk janë provokuese dhe në to nuk ka asgjë të keqe…

”Si nuk po munden ta kuptojnë Serbia e Beogradi dhe politikanët në fjalë se Kosova është shtet me Kushtetutën e saj, dhe ka të drejtën e saj që proceset ti qojë në vend, tani është radha e formimit të ushtrisë së Republikës së Kosovës, bile jemi vonuar shumë për këtë, jo me fain tonë, por pikërisht të Bashkimit Evropian dhe ndërkombëtarëve.

Shqiptarët, edhe si komb i ndan në pesë shtete, i mbajtën në sundim me shekuj, dhe të gjithë këto shtete evropiane, që po na përkrahin, po dojnë ta përmirësojnë gabimin që e kanë bërë ndaj shqiptarëve, e do që ende po hezitojnë po mendojnë se mos po ju hakmerrem për të zezat e tyre, sidomos shtetet sllave, jo të gjitha, por tani po vjen koha shumë ngadalë por me hapa të sigurt që shqiptarët të rehatohen dhe të jetojnë lirshëm, se po shofin të gjithë se na kanë munduar deri pa kufi.

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat