Rikthim në kohën e KSA të Kosovës?!

Opinione

Rikthim në kohën e KSA të Kosovës?!

Nga: Nehat Hyseni Më: 8 shtator 2017 Në ora: 21:25
Nehat Hyseni

Skena politike aktuale e Republikës së Kosovës, pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 11 qershorit 2017, është e zymtë dhe tmerrësisht brengosëse, meqë me makinacione të papërgjegjëshme juridike dhe kapjes së shtetit, u shkelë vullneti politik i popullit shumicë të Kosovës, i shprehur në kutitë e votimit.

Shpresat se me shporrjen e Serbisë nga Kosova në vitin 1999 me sakrificat e pafund dhe luftën e këtij populli, si dhe me gjakun e shenjtë të dëshmorëve për liri,  të ndihmuar nga bombardimet e NATO-s, se u liruam nga diktati i Beogradit, këto ditë na u sfiduan dhe varrosën, me formimin e Qeverisë PANA.

Meqë përbëhet nga gjithsej 23 parti, disa analistë politikë e quajtën "Qeveri e Frankeshtajnit", ose me "arrnica".

Shpresojmë përkohësisht!

Se kjo Qeveri e panatyrëshme është inferiore nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dëshmon edhe zmbrapsja aktuale dhe lëshimi i pafund pe ndaj serbëve si pakicë kombëtare e Republikës së Kosovës.

Me dhënien e Ministrisë së Bujqësisë, nga PAN dhe AKR-ja Listës serbe, politika e tillë e inferioritetit dhe përkuljes ndaj Beogradit, realisht, na kthen prapa për tridhjetë vite, në kohën e Azem Vllasit dhe Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës.

Përndryshe s'ka se si të kuptohet dhe të komentohet ndryshe fakti që serbëve iu dorëzua që ta udhëheqin këtë ministri tejet të rëndësishme për Republikën e Kosovës. 

Por, kjo nuk është e tëra!

Përkundrazi, ky është vetëm fillimi, ashtu si ishte puna e kërkesave të pafund e agresive të serbëve në vitet e tetëdhjeta, në luftën kundër "nacionalizmint dhe irredentizmit shqiptar" si dhe presionit të pafund asokohe të serbëve, për rrënimin e autonomisë institucionale të KSA të Kosovës nga Serbia. Realisht, kjo Qeveri na e ka kthyer diktaturën e pakicave në Kosovë, pra, të pakicës shqiptare dmth të pushtetit të PAN-it me 43 deputetë shqiptarë, si pushteti i dikurshëm i komunistëve, që asokohe gjithashtu ishin pakicë, që bashkë pakicën serbe, pretendojnë që ta qeverisin Republikën e Kosovës në mandatin e ardhshëm katërvjeçar 2017-2021.

Politika e tillë e imponimit të vullnetit politik dhe pushtetit të pakicës serbe dhe komunistëve, me dekada e rrënoi qenien tonë kombëtare shqiptare, duke u dirigjuar dhe duke na  u imponuar vullneti politik dhe interesat kombëtare serbe nga Beogradi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat