Letër e hapur, Presidentit Thaçi dhe liderit të LDK-së, Isa Mustafa

Opinione

Letër e hapur, Presidentit Thaçi dhe liderit të LDK-së, Isa Mustafa

Nga: Ragip Guraziu Më: 25 tetor 2017 Në ora: 13:00
Ragip Guraziu

Tani, Lista serbe fituese e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit në Kosovë. Në tetë (8) komuna pa balotazh, një me duket, në rastse nuk gaboj, po shkon në balotazh. Që do thotë, Kushtetuta e 1974, lë të kuptojë se paska qenë më valide se nënshkrimet e juaja tani, që me një formë, Serbinë na futet në Zemrën e Kosovës.

''Rruga qorre aktuale në veriun e Kosovës mbetet pengesa kryesore e cila parandalon fillimin e një procesi të vërtetë të akomodimit mes Serbisë dhe Kosovës.  Këto dyja mund të vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme mbi çështjen fundamentale të statusit të Kosovës – me Serbinë e cila e mban njohjen e pavarësisë së Kosovës – për një kohë. Sidoqoftë, rregullimi i marrëdhënieve në një nivel praktik në mënyrë që të ulen tensionet dhe të përmirësohen jetërat e përditshme të njerëzve, është i arritshëm edhe pa marrëveshjen mbi statusin.  Që kjo të lëvizë përpara me seriozitet, duhet të vendoset një kornizë politike e cila do të akomodojë interesat themelore të të dyja palëve përballë fushës së lumit Ibër.  Plani i Ahtisarit (Propozim Gjithëpërfshirës për Vendosjen e Statusit të Kosovës) mbetet qasja më e mirë në arritjen e këtyre qëllimeve, dhe marrëveshja mbi implementimin e tij do t’i shmangej edhe përpjekjes për të zgjidhur “problemin e veriut” përmes përdorimit të forcës edhe ndarjes së plotë të veriut nga Kosova'',Gerard M. Gallucci ...

Ëndrrat e Serbisë dhe kriminelëve serbë...

Ëndrrat e Serbisë dhe kriminelëve serbë,që mijëra vjet kishin ngritur kokë lartë,qytetarët e Kosovës menduan se i shuan dëshmorët,martirët e lirisë tani në amshim. Qindra vjet babë e gjysh koçakë, nga korbat e zi, ardhacak të Korpateve,me dhunime e gjak,dëbime nga trojet e Kosovës,vrasje , masakrime, e shumë e shumë të tjera që na ndodhën neve shqiptarëve,mu nga Serbia e ndihmuar edhe nga Rusia,tani u shuan me luftën e UÇK-së që i parapriu qëndresa e vetëbesimi që nga vitet e 90-ta , që Serbisë ju futë frika në palcë dhe tek atherë dolën me deklaratat e tyre se ''Shqiptarët e ndëgjojë,si trashgimi mijëravjeqare zotin e shtëpisë dhe kjo i frikonte ata pasi kishim një unitet popullore derisa filloi Lufta e UÇK-së.

Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi, të dalin në ballë të oxhakut

Është koha që Isa Mustafa dhe presidenti Thaçi, të dalin në ballë të oxhakut dhe fillë e për pe, t'i tregoni populli,të modifikojnë atë nënshkrim në Bruksel dhe sipas mendimit tim,po ata ,nga ana e ndërkombëtarëve  duhet  të jenë prezent pasi sipas atyre që kanë nënshkruar po thonë se kanë pasur trysni nga ndërkombëtarët kur janë në pyetje nënshkrimet për demarkacionet e kufijëve dhe vazhdimin e bisedimeve me Serbinë dhe nënshkrimet e tyre të fiundit, pasi në cilësinë e Kryeministrit,ka nënshkruar edhe Isa Mustafa.

''Që normalizimi i marrëdhënjëve do të mundësojë Prishtinën të ecë përpara integrimit ne BE, dhe në sferat tjera, si heqja e vizave etj,etj, ka deklaruar edhe kryeministri i Republikës së Kosovës,Isa Mustafa. Sipas tij kjo ishte arsyeja e nënshkrimit në Bruksel,sa i pëket asosacioneve të komuna serbe në Kosovë,sipas kryeministrit Mustafa sy me sy është dhënë premtimi i ndërkombëtarve,kur ju është parashtruar pytja se a është apo a dëmtohet Kosova më këto nënshkrime. Dialogu më së i nevojshëm. Rruga qorre aktuale në veriun e Kosovës mbetet pengesa kryesore e cila parandalon fillimin e një procesi të vërtetë të akomodimit mes Serbisë dhe Kosovës.  Këto dyja mund të vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme mbi çështjen fundamentale të statusit të Kosovës – me Serbinë e cila e mban njohjen e pavarësisë së Kosovës – për një kohë.  Sidoqoftë, rregullimi i marrëdhënieve në një nivel praktik në mënyrë që të ulen tensionet dhe të përmirësohen jetërat e përditshme të njerëzve, është i arritshëm edhe pa marrëveshjen mbi statusin.  Që kjo të lëvizë përpara me seriozitet, duhet të vendoset një kornizë politike e cila do të akomodojë interesat themelore të të dyja palëve përballë fushës së lumit Ibër.  Plani i Ahtisarit (Propozim Gjithëpërfshirës për Vendosjen e Statusit të Kosovës) mbetet qasja më e mirë në arritjen e këtyre qëllimeve, dhe marrëveshja mbi implementimin e tij do t’i shmangej edhe përpjekjes për të zgjidhur “problemin e veriut” përmes përdorimit të forcës edhe ndarjes së plotë të veriut nga Kosova, Gerard M. Gallucci ...

Dilemat dhe shqetësimet e qytetarëve të Kosovës për krijimin e situatës  ishin të arsyeshme Beogradi zyrtar ka fituar që nga dita kur është aprovuar pakoja e Ahtisarit Gjendja  momentale ka eskaluar aq shumë të asaj kohe, sa nuk ka patur mundësi për marrëveshje ndërmjet  pozitës dhe opozitës.

Këto dilema dhe shqetësime  barten te qytetarët e Republikës së Kosovës, gjegjësisht votuesit që kanë menduar se votën e tyre të shenjtë e kanë adresuar në vendin e shenjtë. Dhe kanë një arsye shumë të madhe ku gjendja momentale ka eskaluar të gjitha mundësitë e një  marrëveshje në mes pozitës dhe opozitës.Dihet se që në fillim në këto bisedime me Serbinë, opozita i ka kundërshtuar. ''Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se integriteti territorial i pakontestueshëm dhe sovraniteti i padiskutueshëm” ,kështu thanë ekipi negociues i Kosovës me Serbinë, në krye me kryeministrin Isa Mustafa. Atëherë u shtruan pyetjet nga opozita, për kryeministrin e asaj kohe,Isa Mustafa; në cilin sovran bën pjesë Veriu i Kosovës?!

''Rruga qorre aktuale në veriun e Kosovës mbetet pengesa kryesore e cila parandalon fillimin e një procesi të vërtetë të akomodimit mes Serbisë dhe Kosovës.  Këto dyja mund të vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme mbi çështjen fundamentale të statusit të Kosovës – me Serbinë e cila e mban njohjen e pavarësisë së Kosovës – për një kohë.  Sidoqoftë, rregullimi i marrëdhënieve në një nivel praktik në mënyrë që të ulen tensionet dhe të përmirësohen jetërat e përditshme të njerëzve, është i arritshëm edhe pa marrëveshjen mbi statusin.  Që kjo të lëvizë përpara me seriozitet, duhet të vendoset një kornizë politike e cila do të akomodojë interesat themelore të të dyja palëve përballë fushës së lumit Ibër.  Plani i Ahtisarit (Propozim Gjithëpërfshirës për Vendosjen e Statusit të Kosovës) mbetet qasja më e mirë në arritjen e këtyre qëllimeve, dhe marrëveshja mbi implementimin e tij do t’i shmangej edhe përpjekjes për të zgjidhur “problemin e veriut” përmes përdorimit të forcës edhe ndarjes së plotë të veriut nga Kosova,Gerard M. Gallucci ...

Në rast se kemi rrëshqitur, kemi rrëshqitur me Pakon e Ahtisarit, pasi e kemi pranuar dhe që iu mundësohet enklavave serbe të kenë lidhje horizontale me këtë farë decentralizimin që iu mundësua serbëve të Kosovës të bëhen me komuna aty ku ka enklava, edhe pse janë minoritet e që këtë privilegj nuk e shijon asnjë minoritet, qofshin shtetet rajonale, ballkanike, evropiane apo edhe botërore. Këtu nuk po llogaritim vetë shtetin serb, tri komunat e Luginës  së  Preshevës me shumicë shqiptare, pa i llogaritur shqiptarët që jetojnë në Beograd, e që ka nja dhjetë   herë më shumë sesa serbë në tërë Kosovën, dhe nuk e kanë këtë privilegj sa serbët që jetojnë në Kosovë. Por, jam i sigurt, qind për qind, se këto privilegje as për së afërmi nuk i kanë as minoritetet e tjera në vetë shtetin serb.

Lista Serbe fiton me ndërhyrjen e Serbisë, si e para në Kosovë?!

Subjekti politik i dirigjuar nga Serbia - Lista Serbe, që ka fituar zgjedhjet, sipas analistëve parashihet të sjellë probleme në shtetin e Kosovës, ndërsa Qeveria e Kosovës fajësohet se nuk e ndaloi këtë ndërhyrje.Subjekti politik Lista Serbe ka fituar bindshëm të gjitha komunat serbe në zgjedhjet lokale në vend, të cilat u mbajtën të dielën.Përveçse në nivelin qendror ku kjo parti ka arritur të krijojë një lloj “vetoje” në vendimmarrje, edhe në nivelin lokal në zgjedhjet e së dielës ka fituar pa balotazh në nëntë komuna të vendit derisa në Komunën e Kllokotit udhëheq me fitore prej 47 për qind. Madje kjo parti në komunat me prezencë të banorëve serbë në Kosovë ka arritur të lërë mbrapa dhe disa parti të tjera të Kosovës.

Analisti Mazllum Baraliu, ish-anëtari i KQZ-së, thotë se fitorja e Listës Serbe mund të sjellë vetëm pasoja dhe asnjë gjë të dobishme.Baraliu ka thënë se këto rezultate janë të pranishme pasi është e qartë se qeveria serbe ndërhyri në këto zgjedhje. Ndryshe, në Kosovë të dielën janë mbajtur zgjedhjet lokale për kryetarë komunash dhe kuvende komunale. Përqindja e daljes në votime ka qenë jo e kënaqshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), thotë se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje ishte rreth 44%. Me daljen jo të kënaqshme të qytetarëve në votime është shprehur edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, e cila tha se njerëzit nuk duhet ta humbin rastin dhe të votojnë për të ardhmën e tyre.

“Qytetarët duhet të mendojnë se për kë duan të votojnë. Ne duam të shohim persona të zgjedhur që janë meritor, njerëz që janë të respektuar, njerëz që e dinë mirë punën dhe njerëz që kanë përgjegjësi dhe duar të pastra”, vlerësoi Natalya Apostolova. Sipas analistëve politikë, pjesëmarrja e ultë në zgjedhje paraqet mos seriozitetin e qytetarëve në politikë.

Zubin Potoku Lista Serbe 79.64, Zveçani Lista Serbe 71.59, Leposaviqi Lista Serbe 61.68 për qind Novo Bërda  Lista Serbe 52.6 për qind,  LDK 30.56.  AKR 7.85,  PDK 5.73,  AAK 3.26 për qind,Shtërpce Lista Serbe 70.54 për qind, PDK 14.98, Iniciativa Qytetare 14.41 për qind,Zubin Potoku Lista Serbe 79.64, Zveçani Lista Serbe 71.59,Graçanica Lista Serbe 86.91 për qind, Iniciativa Qytetare 13.09 për qind,Ranilluk Lista Serbe 77.18 për qind, PDS 11.86,Partesh Lista Serbe 61.65, Iniciativa Qytetare 38.35 për qind, Kllokoti Lista Serbe 47.28 për qind, Iniciativa Qytetare 39.48 për qind, Mitrovica Veriore Lista Serbe 63.56 për qind, Iniciativa Qytetare 18.04, PDK 8.8, KAR 8.39 për qind.

Daka: 812 mijë e 157 votues kanë votuar

“Në bazë të dhënave të dërguara nga qendrat e votimeve nga të gjitha Komunat e Kosovës të cilat janë mbyllur me kohë dhe dalja e votuesve në zgjedhje është  812 mijë e 157 votues apo 43.82 përqind të votuesve duke mos i përfshirë natyrisht edhe votat me kusht të cilat do të numërohen në fund. Krahasuar me zgjedhjet lokale më 3 nëntor 2013-të deri përafërsisht ën të njëjtën kohë votuar 814 mijë e 780 votues apo 45.75 përqind të votuesve .  Deri më tani procesi zgjedhor ka shkuar pa ndonjë parregullsi që do të thotë që do të cenonte integritetin e zgjedhjeve “, tha 

Nënshkrimet e juaja, na sollën fitoren e nëntë (9),komunave serbe në Kosovë

Tani, Është koha që ju dy zotëri, Isa Mustafa dhe presidenti THaçi,të dilin në ballë të oxhakut dhe fillë e për pe, t'i tregoni popullit,të modifikojnë atë nënshkrim në Bruksel dhe sipas mendimit tim, po ata, nga ana e ndërkombëtarëve duhet të jenë prezent pasi sipas atyre që kanë nënshkruar po thonë se kanë pasur trysni nga ndërkombëtarët kur janë në pyetje nënshkrimet për demarkacionet e kufijve dhe vazhdimin e bisedimeve me Serbinë dhe nënshkrimet e tyre të fiundit,pasi në cilësinë e Kryeministrit, ka nënshkruar edhe Isa Mustafa. Lista serbe fituese e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit në Kosovë.Në tetë (8) komuna pa balotazh, një me duket, në rasts nuk gaboj, po shkon në balotazh. Që do thotë, Kushtetuta e 1974, lë të kuptojë se paska qenë më valide se nënshkrimet e juaja tani, që me një formë ,Serbinë na e futet në Zemrën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat