Terpia

Opinione

Terpia

Nga: Sinan Kastrati Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 10:26
Sinan Kastrati

Kam më tepër se dy ditë që nuk po mundem me e përfundua një shkrim për fisin Kastrat. E kisha mendua dhe e kam fillua nga Gjegj Kastrioti- Skënderbeu; Kaçakët e parë shqiptarë, të Veriut të Shqipërisë dhe të Kosovës, Hamzë Kazazin, Halil Kastratin, Hasan Zatriqin, Hazir Gariqin, Hazir Prellovcin, Hazir Gjakën e Oshlanit dhe Ballistët, Komitët e Cubat tjerë nga Kosova, Shaban Polluzhën udhëheqësin më të madhë të kryengritjës në Drenicë –Kastrat etj. dhe nga viset shqiptare, shumica KASTRAT por edhe të tjerë, si psh Ahemt Delia e Azem Bejta; nga viset shqiptare në Mal të Zi, Imer Maliqin dhe Ali Ukshinin nga Krasniqja e Tropojës.

Sigurisht se edhe unë kam kam “Terpi”, “Kajtë” e “Lakmi”. "Terpia" ime është se dëshiroj që të përfshijë sa më shumë kaçakë e komitë dhe sa më shumë Kastratë në shkrimet e mia. Asnjë mos ta lë pa e përmendur për gajretin që ata kanë bërë ata. Tjetër “terpi”, Zotit shyqyr nuk kam.

Image

Dëshira kam por jo edhe “terpi” e “kajtë”

Shpesh në të folmen e përditshme,  përdorën fjalët “Terpi” e “Kajtë”. Se ka një përdorim të gjërë e të gjithanshëm në të folmen e gegërishtës të këtyre fjalëve, sidomos nga moshat e vjetra, 40 e deri në 100 vjet, s`ka dyshim prandaj janë ruajtuar dhe i kemi të gjalla sot e gjithë ditën shprehjet shumë popullore për keto fjalë, si “Ishte terpian”, grykës apo “Kajta e korit njeriun”.

 Por për habinë time kur e mora njërin nga fjalorët e gjuhës shqipe ta shikoj se si i shpjegon këto fjalë Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti I Gjuhësisë, nuk I gjeta këto fjalë, nuk ishin fjalët “Terpi” e “Kajtë” në fjalor.

Merre me mend as në fjalorin e gjuhës, “Fjalor I shqipës së sotme”, Tiranë 1984 nuk e gjeta fjalën “Terpi”, as "Kajtë" Më erdhi inat pse nuk i kanë futur fjalët “Terpi” e “Kajtë” në fjalor ?

A thua nuk ka pasur "terpiana" e "kajtagji" në vitet e 1960 e 70 –ta në Shqipëri e në Kosovë, te shqiptarët e deri më 1980-tave?

Disa nga hartuesit e fjalorit kam pasur fatin dhe I kam njohur, Prof. Androklli Kostallarin, kryeredaktor dhe Jani Thomajn. Çudia edhe më e madhe është se "terpi" ka pasur që nga njeriu I parë e do të ketë gjithnjë, deri sa të ketë njërëz të pushtetshëm. Hajt thash të shikoj fjalën “Kajtë”, ndoshta kjo fjalë është. As këte nuk e gjete. Dhe kur vendosa ta lë fjalorin në raftin e librave, në vendin e vetë ,mu kujtua fjala ”Lakmi”. Thash me vehte:- Edhe kjo fjalë, nëse nuk është, më nuk dua për ta mbajtur fjalorin për së randi në raftat e bliotekës time se edhe ashtu, tash edhe raftat e librave nuk janë nga druri por nga byki i drurit e shpesh kur kam libra të ”rënda”, raftat shtrembërohen e gati edhe thyhen. Prandaj më duhët me i mbajtur me shtylla sikur dikur gardhiqet. Thjesht, mendova, edhe unë ti gjej fjalët e shkrimet në internet e në Wikipedia, pa u lodhur fare së pakut mos të kem libra pa ”nevojë” se edhe gruaja ma qajti kryet duke më thënë se nuk po i radhis librat sipas madhësisë, trashësisë, ngyrave të kopertinave etj, sipas shijës së saj.

E tash po dal te ”Lakmia”. Sipas shpjegimit që e jep fjalori, fjala “Lakmi-a-të (1. keq,) dmth. Dëshirë e madhe dhe e pangopur për të pasur vetë diçka a dike : etje e pashuar; synim I padrejtë, për të pasur diçka me çdo kusht, me çdo mënyrë; zili. Lakmi e madhe, (e tepruar). Lakmi për fitime…..

Por edhe (2) dëshirë e madhe e përpjekje me të gjitha fuqitë për të kryer një punë a për të rregulluar diçka. Punon për lakmi të madhe etj. Etj.

Më kujtohet Sadri Ahmeti, shkrimtar, piktor dhe ish i burgosur politik, tash i ndjerë kur pata fatin e nderin e u takuam rastësisht me te,në Halmstad të Suedisë, në pranverën e vitit 1999 ai më tha: "Njëherë në mbrëmje me letrarët Sulejman Krasniqin, Agim Gjakovën, Adem Istrefin, poetë nga Kosova që jetonin në Shqiperi unë I thash Sylës: Ni more të gjithë heronjët! Atij I mbeti hatri dhe një kohë të gjatë nuk më ka folur. (Baca Sylë ka shkruajt për shumicën e heronjëve që nga LSHP, si Sylejman Vokshi, Mic Sokoli, Bajram Curri etj.).

Sa mire që s`paskemi pasur fjalët “Terpi”, “Kajtë” e “Lakmi” deri më 1997, 98 e 1999. Në të vërtetë ”Lakmi” kishim pasur por jo edhe ”Terpi” e ”Kajtë”. E vërteta është se "Terpi", "Kajtë" kemi pasur por nuk kemi tregua prandaj edhe si fjalë, nuk ka pasur "nevojë"

”Shpresoj” që edhe fjalën ”Lakmi” do ta hjekim nga fjalorët e ardhshëm, kur të ribotohen, bashkë me ish udhëhqësit ”e luftës”, ”komandantët”, ”gjeneralët”, ”drejtorët politikë” e deri te ”rreshterët” që fatbardhësisht kanë qenë të pakët sepse  shumica kanë qenë gjeneralë e gjeneralë lejtnatë. Shyqyr që nuk e kemi fjalën "Marshall".

Vazhdon

P. S. Kam shpresë se nesër ose javën tjetër, të shtunën e bëjë gati shkrimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat