Të jesh njeri

Opinione

Të jesh njeri

Nga: Dedë Palokaj Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 16:14
Dedë Palokaj

Po pak kanë shkruar mbi njeriun dhe peshën e ekzistencës në harqe të ndryshme kohore e periudha të ndryshme historike, mbi çka do të thotë të jesh njeri; të hash, të pish e të flesh me vetëdijen se të nesërmen do të zgjohesh prapë njeri, në të njëjtin kontekst, të njëjtin sistem, të njëjtin vend, me të njëjtën peshë mbi supe, me të njejtën dhimbje në krahëror, me të njëjtën dilemë; a do t’ia dalësh dot në botë.

Njeriu është qenia më e rëndësishme dhe më e dashura në rruzullin tokësor. Shfaqja e njeriut në Tokë, mishëroi dhe përfaqësoi vetit më të mira, më të bukura, më të larta dhe më të dashura të qenies së gjallë. Çdo gjë i është besuar dhe kushtuar njeriut dhe është në duart e tij. Dhe, shi për këtë arësye ne jemi përgjegjes njëqindpërqind për tërë atë që na ndodh. Kultura e jetës sonë ka të bëjë me përcaktimin për të mirën, për jetën, për faljen dhe pajtimin me vetveten dhe me njeri - tjetrin. Kështu, njeriu vet vendos për tu bërë i mirë apo i keq, për fatin apo fatkeqësinë, për jetën apo vdekjen e vet.

Sot, njeriu më shumë se kurdoherë po e pushton rruzullin e Tokës, hapësirat e qiellit, ujërat e detit etj. duke e ngritur vetveten sa më lart sikur të ishte i gjithëmundshem apo mbinjeri apsolut. Njeriu i sotëm bashkohorë i ndikuar shumë nga paraja, është bërë mjaft i “arësyeshem,” dhe i knaqur me realizimet e veta dhe dëshiron ta rehatoi trupin në kolltuk të butë për ta kaluar një jetë pa vështirësi, pa kokëqarje por edhe pa Zotin. Tërë të arriturat e njeriut në sferën e kulturës materiale sikur e ka bërë ta ngris zërin e të bërtas: “UNË JAM MATERIA, UNË JAM ÇDO GJË!” Falë diturisë, aftësive mendore, njeriu ndërroj dhe zhvilloj shtëpinë e vet - botën në të cilën jeton duke e lënë nën hije çdo gjë tjetër. Marshimi i njeriut drejt fitoreve të reja nuk ka të ndalur. Mirëpo, njeriu nuk arriti që ta ndërroj shtëpinë kryesore - vetveten për ti sjellur botës sigurinë dhe lumturinë e shumëpritur. Dhe, siç dihet, njeriu nuk është njeri derisa nuk din se pse duhet të jetoj dhe të vdes. Në realitet njeriu nuk ka arritur diç, nëse nuk ka zgjedhur enigmen kryesore të jetës dhe vdekjes së vet.

Në të kaluarën përseriteshin frazat dhe supozimet e gabuara se njeriu rrjedh nga majmuni, puna e krijoj njeriun, socializmi të bënë njeri, njeriu është qendër e gjithësisë dhe masë e të gjitha gjërave etj. Mirëpo, njeriun nuk e bënë të mirë puna, sistemet, ligjet, rregulloret, strukturat, normat dhe ndërrimet e jashtme. Vetë njeriu është subjekt i ligjeve dhe sistemeve dhe ai është burim dhe forcë rregulluese e tyre që u jep përmbajtjen dhe kuptimin e duhur. Jeta nuk del nga ligjet e përpiluara të njeriut. Në njeriun është përmbajtja, kuptimi dhe ligji i vërtetë i jetës, edhe më sakt: Zoti i cili është qenie shpirtërore është krijues i neriut. Zoti jeton në njeriun dhe atë mund ta bëjë të mirë. Bota është e varfer, e dëmtuar, e rrënuar dhe e paaftë në zemrën e njeriut. Këtu qendron problemi i krizës së botës, i rrethit ku jetojmë dhe kthimit kah Zoti i vërtetë. Kjo është kriza e kthesës së brendshme shpirtërore - e takimit me Zotin. Mund të jetë mendja dhe goja e një besimtarit me plot mendime, citime nga librat e shenjta, uratë dhe fjalë të bukura mbi Zotin, kurse zemrën ta ketë të padobishme dhe boshe. Kjo paraqet boshllëkun dhe margjinalizimin e zemëres së njeriut si një enë e zbrazur ku fjalët as për së afërmi nuk kryejnë qellimin as kuptimin e vet. Fjalët që nuk dalin nga zemra e ‘konvertuar’, e plotë dhe e dashur, janë të devalvuara, të maskuara, mekanike, rutinore që mund të bëhën edhe pengesë për përparim dhe afrim me të tjerët, sepse nuk dalin nga jeta e vëretë e zemrës ku Zoti vepron. Kjo është kriza e njeriut, e besimtarit të sotëm ku dukja e jashtme, periferia - arësyja është vu në qendër, kurse qendra - zemra në periferi të vëmendjes. Kështu, besimtari e humb identitetin e vet dhe nuk mund të identifikohet me Zotin e vëretë dhe përsonalisht ndihet i paaftë ta takoj, përjetoj, ta dua dhe ta dëshmoj Atë. Çkuptim ka atëherë ndërrimi i ambjentit, rrethit, pamjes së jashtme etj. nëse njeriu nuk shndërrohet përherë përmbrenda vetes, nëse ai mbetët i njejtë me sy të përgjumshëm të zemrës, në kallupe të mentalitetit të përditshem dhe në agoni të rëndë jetësore?

Një anekdotë thot: Prindi ia jep fëmiut të vet hartën e shqyer të botës në copa të vogëla për ta bashkuar përseri. Për befasi të prindrit, vogëlushi ia arrit ti bashkoj kontinentet, oqeanet dhe ta rregulloj përseri hartën e coptuar të botës. Po, si e arrite këtë - e pyet prindi? Voglushi e kthen hartën në anën e kundët dhe ia tregon babait fotografin e njeriut dhe i thot: Unë e kam bashkuar dhe formuar njeriun sepse e di se cila pjesë e njeriut me cilën shkon. Dhe, kur e bashkova njeriun, çdo gjë u rregullua si duhet.

Njeriu është qenie i ndarë dhe i përçarë në vetvete. Këtë dramë të ndarjes askund nuk e përjeton më shumë se në zemrën e vet. Sa herë njeriu bën keq, është kundër vetes. Në zemër njeriu krijon burgun e vet më të rëndë si nata pa dritë, por edhe shansen për dalje nga errësira e zezë për në lirinë e paskajshme. Nëse aty nuk fillon shndërrimi, unifikimi dhe ngritja e tij, atëherë ndërrimi i botës së jashme mund të jetë maskim, kamuflim dhe kompenzim mashtrues i kësaj mungese të brendshme sikur rrënjët e bimës mbi ujë që janë të pa dobishme. Njeriu sjellë atë që ka në shtëpi - në zemrën e vet. Nëse asgjë nuk ka atëherë asgjë nuk do të sjell nga shtëpia. Qellimi i shndërrimit dhe dhe kthimit kah Zoti nuk është që njeriu ti arrij titujt e specializimit akademik e të bëhët sa më shkencorë dhe botërorë për ta sundoj botën sa më shumë, por qe ti lejoj Zotit t’ja shëroj këtë shtëpi - zemrën e rrëzuar për tokë. E keqja në mes Zotit e njeriut është e madhe dhe e pakapërcyeshme dhe sipas besimit të krishterë vetëm përmes Jezu Krishtit mund të vehën lidhjet e reja shpëtimi. Pra, në radhë të parë zemrën duhet ndërruar dhe sheruar e jo ambjentin, vendbanimin, emrin, titujt dhe mënyat jashme të jetës. Gette thot: “Të gjitha  njohurit që unë zotëroj, mund t’i fitoj çdo njeri, por zemra ime është plotësisht e imja dhe ate me duhet ta ndërroi.”

Sikur njeriu të ishte vetëm qenie trupore, apo vetëm një “makineri biologjike” atëherë atij asgjë tjetër s’do ti nevojitet më shumë se dituria. Dituria e jo Zoti do të ishte ajo dritë e vetme botës e cila do t’ia plotësonte të gjitha nevojat dhe kërkesat e tij dhe dijetarët do të ishin më të kërkuarit që njeriut do t’ia afronin shpëtimin e plotë. Njeriu është një qenie e ndërlikuar: konceptet njeri, individ, personalitet, individualitet etj.

Njeriu është qenie që jeton dhe vepron si tërësi i përbërë prej: SHPIRTIT, FRYMËS SË JETËS (PSIKËS ) dhe TRUPIT (krah. Zan.2,7;1Sel.5,23), të cilat të bashkuara e përbëjnë përsonalitetin e njeriut. Këto tri sfera si tri entitete të rëndësishme, i përgjigjën botëkuptimit greko - hebre të cilat e përbejnë qenien e njeriut - ajo që ne i themi: mish e shpirt. Shpirti është thelbi i qenies së njeriut, është brumë dhe burim jete, ndërsa fryma e jetës (psika), është jeta tokësore që bashkon shpirtin dhe trupin. Psika dhe trupi e përbëjnë principin e jetës vegjetative dhe sensitive (ndijimore) sipas të cilave jetojnë dhe veprojnë edhe kafshët, bimët dhe të gjitha qeniet e gjalla (krah.Zanaf.1,19-20; 7,22). Zoti mban gjallë gjithë krijimin. Të gjitha qeniet e gjalla kanë frymën e jetës brenda tyre. Dhe, sipas këtij sistemi autonom vegjetativ, njeriu është i përkohshëm, i kufizuar, kalimtar dhe i afërt me kafshët, me bimët dhe me tërë botën e gjallë. Mirëpo, sipas dimensionit shpirtëror njeriu është krijesa më e përsosura, më e dashura dhe më e bukura në botë e krijuar të jetojë për amshim. Sipas shpirtit të pavdekshëm i krijuar në përngjasim me Zotin, edhe vlera psiko – trupore e njeriut është në nivel më të lartë dhe shumë më e vlefshme se e kafshës dhe e krijesave tjera.
Sa bukur këndojnë bilbilat me muzikën e tyre magjepsëse, por si njeriu me këngën e tij domethënëse nuk këndon askush. Të bukura janë: lulet, lumenjtë, yjet… por asgjë më të shkëlqyer se sa shikimi depërtues i njeriut, se sa fytyra, thellësia dhe dashuria e tij nuk ekziston në Tokë. Kush atëherë është më i pasur dhe më i madh se njeriu? Të shumta janë mrekullitë dhe bukuritë që i ka natyra, por si njeriu nuk është askush.     

Mirëpo, vlerat dhe të mirat qe i përkasin sferës shpirtërore janë të paskajshme dhe nuk mund të zhvillohen dhe të kultivohen vetëm me dituri pa Zotin. A nuk pat bota mjaft filozof, shkenctarë, dijetar? Çka i sollën njerëzimit ata? Shumaca prej tyre sollën devijime, fatëkeqësi dhe shkatërrime të tmerrshme. Gjenia e Ajnshtajnit të çon në Hiroshimë thotë - P. Pikaso. Ç’është atëherë dituria, akademia, të arriturat në botë pa Zotin? Kah qonë përparimi i sotëm pa Zotin, i cili njeriun e ndërronë e shenjëtronë dhe e bëjnë qenie të re, të lirë të lumtur dhe botë të vëretë?

Sipas besimit të krishterë, vetëm dituria pa qendroren, pa Jezu Krishtin, sjell huti, ndasi dhe mendjemadhësi në mes njerëzve, kurse të bashkuara i sjellin të mirat e përhershme. Jezu Krishti mund të na thot dhe të na jep atë që më së shumti na nevojitet në jetë. Ai është ilaç i vetëm i njerëzimit të verbëruar, të sëmuar, të pushtuar dhe të poshtëruar nga fuqia e së keqës. Historia nuk njeh ilaç tjetër pos Atij i cili fuqishëm e ngritë njeriun, kurse për shumëkënd shkakton kundërshtim dhe rrënim në botë (Lk.2,34). Mjekimi i kësaj sëmundje të quajtur mëkat me metoda qetësuese njerëzore është i pasukseshëm dhe përpjekje e gabuar. Kështu, bashkëpunimi me Jezu Krishtin e bënë Zotin e njeriun partner të pandashem e të vërtetë. Të rropatesh me dituritë dhe mësimet e njerëzve, filozofve të botës sado të mira qofshin ato duke e lënë anësh Jezu Krishtin, pa njohje dhe takim përsonal me Të, është njëjtë sikur të bësh zhurmë shurdhuese si gjinkalla prej mëngjesit e deri në mbrëmje e të mos bësh asgjë.

Jeta e njeriut është sikur jeta e aktorit në teater ku dikush luan rolin e princit, tjetri të gjykatësit, tjetri të shërbëtorit, tjetri të ushtarit, tjetri të gjeneralit e kështu me radhë. Por të gjitha këto dallime janë aspekte të jashtme. Në brendësi të shfaqjeve të tilla qendron e njëjta qenie, ajo e aktorit të varfër, të mjerë, të vuajtur, të brengosur, mëkatarë dhe të humbur. Gjithçka që ndodh dhe ekziston për njerëzit, në të vërtetë ndodh dhe ekziston drejtëpërsëdrejti vetëm në shpirtin dhe ndërgjegjen e tyre dhe përmes kësaj ndodhije lëviz bota e njeriut sikur Toka që lëviz rreth Diellit. Prandaj, natyra e shpirtit, e kësaj ndërgjegje, është faktor qendrorë dhe thelbësor i njeriut. Këtu është epiqendra e vëlimit, shpërthimit,  përjetimit dhe e përvojes së re me Zotin. Është jeta, lindja dhe rritja e hirit të Zotit në jetën e njeriut. Nga këtu përhapet dhe vërshon e mirë, hyjënorja që e shëndritë dhe e lëviz botën e njeriut dhe të tjerëve për rreth sikur vatra e fuqishme e termetit që e dridh Tokën. Nëse njeriu nuk shndërrohet dhe nuk leviz nga kjo sferë e jetës së tijë, atëherë ai nuk ka lëvizur fare edhe nëse tërë ditën punon apo rrin në lutje sepse nuk ka levizur nga rrënjët, nga vatra e jetës së vet prej nga rrjedh fuqia e Zotit. Andaj, mos u kap për degësh - për anët e periferike të jetës, por shpejtë zbritë poshtë e kapu për rrënjësh që të jesh i frytshem e mos të vyshkësh kurrë. Kështu nuk do të mposhtesh nga askush dhe do të jetosh tashë e për amshim.

Pra, njeriu që ndërron vetveten, që e zhvillon ndërgjegjen duke e pastruar përherë në Zotin, është njeri i privilegjuar nga të tjerët që janë të shtypur përbrenda nga e keqja e përditshme, që as pasuria, as pozita shoqërore dhe askush tjetër nuk mund t’ia japin. Ajo çka jemi në vetvete, ajo që na shoqëron, rrezaton, dhe që jeton në brendin tonë, atë skush nuk mund të na jap as të na marrë dhe padyshim është më e rëndësishmja për ne njerëzit. Prandaj, njeriu nuk mund t’i shpëtoj mjerimit, varfërisë së brendshme, vetëmisë, monotonisë, paaftësisë etj., nëse merret vetëm me bredhjet, argtimet, spektaklet, dhe ndërtimin e botës së jashtme. Të tillët do ti takojmë të mjerë, të pafuqishëm, si pa kokë, të humbur, të molisur, sot për nesër dhe të paaft të bëjnë diçka me jetën e vet dhe me të tjerët.

Njeriu që bashkëpunon me zemër të hapur me Zotin duke i lejuar veprimit të Tij mund të gëzohet dhe të jetë i pasur edhe në kushte shumë të vështira ekonomike dhe ti kthej të humburit në jetë. Ndërsa, ai që nuk jeton me Zotin si duhet nuk mund të ndihet i knaqur as i pasur edhe më gjithë pasurinë e botës sepse atij përherë i mungon diçka  që nuk konsumohet, Dikush që jeton përherë e ky është Zoti.

Pra, njeriu shumë më tepër është i cenueshem nga brendija (në zemrën e vet) se sa nga jasht. Më shumë se çdo kund tjetër në zemër “gërvishet”, dëmtohet dhe plagoset jeta e njeriu. Askush pos Zotit që është jetë dhe sherues i jetës sonë nuk mund ta përmirësoj këtë plagë kaq të madhe të njeriut. Njeriu i dëmtuar përmbrenda, në zemrën e vet është në armiqësi me të gjithë. Ai vet e kërkon dhe e gjenë belanë e kërkuar si pasoj e këtij dëmtimit të brendshëm. Për këtë njeriu nuk mund ta shpëtoj vetveten pa iu dorëzuar Zotit për shërim si pacjenti mjekut, për ta shndërruar nga gjendja e egër në gjendje të butë dhe të shëndoshë.

Të ekzistosh, të jesh besimtar don të thot të ndërrosh vetveten çdo ditë, të jetosh ndryshe e të mos jeshë ai që ke qenë dje, të jetosh në raport përsonal dhe miqësorë me Zotin dhe me çdo njeri për tu bërë vëretë i lirë. Të jeshë i ndikuar nga Zoti do të thotë të ekzistosh plotësisht në mënyrë të re në botë. Nga përvoja e ndërrimit dhe shndërrimit tonë përsonal që ka filluar Zoti, ndodhë fuqishem e reja në jetën tonë dhe në të tjerët përrreth nesh e kështu ne bëhëmi “Zot” i gjallë që ecë në Tokë. Kjo është risi në botë dhe të lumet ata që e shijojnë dhe e jetojnë këtë risi aty ku fillon mbretëria e Zotit.“Të lumet ata që e dëgjojnë fjalën e Zotit dhe e zbatojnë”! (Lk.11, 28).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat