Ramush Haradinaj, Kryeministër Aksidental

Opinione

Ramush Haradinaj, Kryeministër Aksidental

Haki Bunjaku Nga Haki Bunjaku Më 8 nëntor 2017 Në ora: 22:27
Ramush Haradinaj

Që kur se i ka thën bukës papa,ka thën pashmangshëm: -Unë kryeminishtër. Sikur fëmiu i lazdruar që posa të nisë me folë,thot babi,po duhe nushe!

Ramushi gjatë këtij mandati, të cilin është mirë ta ndërpres; triherë u aksidentua dhe shumëherë u korit.

E para e punës,u bë tragjikomik kur iu përul në gjunj Listës sërbe për ta votuar për kryeministër.

E dyta kur premtoi rrejshëm: -Shi të bëhna unë kryeminishtër,kufirin ka me shty deri në Nish,e kha nuk ia mba zuza të ngjitet në Mitrovicën e Veriut.

E treta i paska zgjedh,po thonë 50 zëvendësh minishtra,po këta ushtarë me qenë janë pak si tepër e jo nëpunës ministrie,në taksirat të buxhetit të Kosovës!

Une po të them që bërllog e bëre,por dije që m... e bëre.

Pyes juristët: A ka farë ligji a rregullorje për kryeministrin e për ministritë?

Kështu qysh po i grah Ramushi 12 grushta një okë,peshorja kurrë nuk vie në terezi.

I pata bër kërkesë për asfaltimin e udhës Shipashnicë-Desivojcë, por mbasi po e shoh që nuk është në tokë buke; po tërhiqem!

Tash i bëj kërkesë që të dorëhiçet nga posti i kryeministrit,se e përgazi krejt e na fiku dhe na koriti!

Ato institucione,ata individ që kanë peshë në këte punë,duhet ta ngrisin zërin e protestës,rrespektivisht kundërshtinë derisa ta rrëxojnë!

Nuk durohet kështu:-kar livadh!

Nuk besoj që ka të drejt juridike,se morale jo se jo të sillet pa përgjegjësi,sikur në livadhin e pashës.

Këtu duhet të tregohën të ndërgjegjëshëm gjithë njerëzit e Kosovës,e në veçanti shtresa e arsimuar,të cilët duhet të heçin dorë nga pelegrinazhi,por më parë ta ndihmojnë heçjen e Ramushit nga ky post, ku erdh hajnisht e pa merita dhe të cilin nuk mund e përthekon.

Ai e di që nuk është i aftë dhe vetë duhet të largohet.

Për ndryshe frik kanë me ia rreh teneqën,që nuk do të mundet me shpëtue Lista sërbe dhe askush.

Ik,Ramush se e batise!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat