Sorosi junior si ndërmjetës midis presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Rama

Opinione

Sorosi junior si ndërmjetës midis presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Rama

Nga: Enver Bytyçi Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 13:44
Enver Bytyçi

Si pa u diktuar, si në hije, me pak mister dhe me shumë mesazhe është parë vizita e Alexander Soros, djali i manjatit Georg Soros, në Beograd e në Tiranë. Ndërsa në Beograd takoi presidentin, në Tiranë kryeministrin. Media thjesht e transmetoi si lajm. Madje edhe vizitën e tij në shoqërinë e kryebashkialut ë Tiranës tëk Pazari i Ri. Por asgjë më shumë. Analistëve dhe atyre që përpiqen të bëhen ndërmjetës midis ngjarjes dhe publikut "u shpëtoi" nga sytë një ngjarje e tillë. Më saktë nuk deshën ta komentojnë dhe interpretojnë.

Por kjo vizitë, në dukje e mistershme, nuk mund të ishte aq e thjeshtë. Ajo ka disa dimensione, mesazhe dhe synime të caktuara:

1. Së pari, Georg Soros dëshiron të japë mesazhin e tij te miqtë dhe armiqtë e shumtë në Europë, se perandoria e tij e së keqes e ka një trashëgimtar. I ndodhur në një moshë të thyer, i pamundur fizikisht të ndjekë nga pas fansat e tij, ai ka aktivizuar të birin, si për të thënë se "Edhe në varr nga pas do të më keni"! Në fakt ky mesazh është më shumë për kundërshtarët e perandorisë "Soros", sesa për miqtë e tij. Aq më pak është mesazh për vasalët që paguan dhe i përdor si leckë të ndotur!

Megjithatë ky mesazh dëshmon se bota e civilizuar dhe e vlerave do të vazhdojë të rrezikohet nga antivlerat e Soros. Eshtë mesazh i dhimbshëm sidomos për popujt e Ballkanit e sidomos për shqiptarët. Sikur të mos kishim me bollëk dasitë dhe konfliktet tona të brendëshme, do të duhet që ne shqiptarët të përballojmë edhe dasitë dhe konfliktin që e ushqen me aq pasion dhe entusiazëm manjati i çmendur i parasë dhe marrisë Georg Soros, djali i tij Alexandër si dhe shërbëtorët e tyre ballkanas.

2. Vizita e Alexandër Soros në Beograd e në Tiranë është ndërmjetësim i Georgos për një "martesë" dhe "dashuri" të re shqiptaro-serbe, ku çifti VIP do të jetë Rama-Vuçiç. Sorosit i duhet të operojë dhe të gllabërojë sa më shumë hapësira tregjesh. Shqipëria e vetme nuk kënaq apetitet e tij. Prandaj ai lobon fuqishëm për "Tregun e Përbashkët Ballkanik", ose për atë që quhet "Jugosllavia e Re"! Presidenti i Serbisë, edhe nëse nuk do të ishte fans i çmendur i perandorisë Soros, ka interes të njëjtë për një projekt të tillë. Ai është i pari lider serb që ka kuptuar se pushtimet me luftëra nuk i bëjnë më derman shtetit të tij. Prandaj ka pranuar versionin e sundimit të Ballkanit dhe hapësirës shqiptare përmes dominimit dhe hegjemonisë serbe në ekonomi, kulturë dhe aspekte të tjera, deri ato politike. Interesat dhe idetë e Soros vijnë në harmoni me ato të presidentit të Serbisë.

Ndërkohë Rama, duke pasur paranojë pushtetin, nuk i druhet një bashkëpunimi të tillë, edhe pse shkon në dëm të interesave të shqiptarëve. Por edhe nuk mund të kundërshtojë në asnjë nen ligjin e Soros, sepse është biri në shpirt i multimiliarderit rrënues të kombeve e shteteve në interes të sundimit të perandorisë që ai ka ngritur. Sorosi junior ishte mesazheri i Vuçiç, ishte ndërmjetësi, sigurisht me ide të reja për projektin e vjetër. Junior Soros i solli kryeministrit shqiptar idetë e reja të presidentit serb.

Dy ditë më vonë Autostrada e Kombit u zevendësua përmes gojës së ministrit të ekonomisë të Serbisë me termin "Autostrada e Paqes". Jo rastësisht na erdhi ky mesazh i dytë nga ana e një ministri të Beogradit vetëm.

3. Së treti, Sorosi fluturoi nga Beogradi në Rinas, pa u ndalur në Prishtinë. Ky është një lajm i mirë. Eshtë lajm i mirë, sepse Rama duket se nuk ka mundur t'i bindë liderët shqiptarë të Kosovës që të adaptojnë politikat e Sorosit e të Vuçiç. Kjo është arësyeja pse manjati problematik Soros nuk ka mbështetje në Prishtinën zyrtare. Dhe kjo është meritë e qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë refuzuar të mbështesin shërbëtorët e Sorosit në këtë vend. Ndërkohë që ndryshe ndodh me ne shqiptarët e Shqipërisë, ne mbështesim këdo, pa menduar aspak për lidhjet e atij që ne na përfaqëson.

Por është lajm imkeq, sepse ky ngërç duhet të jetë arësyeja kryesore e viztës së Soros junior në Tiranë. Problemi lidhet me Prishtinën. Si do ta tërheq Beogradi dhe Tirana zyrtare lidershipin e Kosovës në projektin Soros-Vuçiç-Rama? Si do të veprojnë të tri këto palë për të ruajtur privilegjet e Serbisë dhe njëkohësisht për t'i dhënë ndonjë karrotë liderëve dhe qytetarëve të Kosovës?! Pa Kosovën nuk ka e nuk mund të ketë një hapësirë të vetme ekonomike ballkanike! Atëherë Soros, pasi rekordoi opsionet e zgjidhjes me Vuçiç, erdhi në Tiranë që t'ia komunikonte mikut të tij, Edi Rama.

4. E fundit, rreziku më i madh qëndron në faktin se në Europë janë shfaqur të njëjtat interesa si ato të Sorosit dhe ka jopak sponsorë dhe mbështetës të një projekti të tillë, edhe pse Serbia nuk dëshiron të jetë në të njëjtin tren me shqiptarët për integrimet euro-atlantike, shkurt edhe pse Serbia nga pikëpamja gjeopolitike mbahet fort në anën e Moskës! Rama dhe Vuçiç në këmbim të mbështetjes për pushtetin që kanë vjedh, grabit e blerë, janë ushtarët e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat