Promovimi i paqes, si të arrihet deri te kjo

Opinione

Promovimi i paqes, si të arrihet deri te kjo

Nga: Marjan Sebaj Sopi Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Njeriun e krijoi Zoti për të jetuar në këtë Tokë (planet) i lumtur, në paqe, harmoni e dashuri me njëri tjetërin. Mirëpo, fatkeqësisht që kur u krijua njeriu, që atëherë e tërë historia njerëzore përcillet me kërcnime, me urrejtje, gjelozi, inat, smirë, fërkime armësh…, dhe me një fjalë përcillet me armiqësi e që të gjithat shpiejnë në konflikte e luftëra së pari mbrenda vet njeriut, atëherë mbrenda familjes dhe që e gjitha reflektohet edhe përjashta në shoqëri të ngushtë e të gjerë dhe që në fund të gjitha moskuptimet, përqarjet, mosmarrëveshjet mbarojnë me konflikte dhe luftëra të pakuptimta, ç’njerëzore e mizore me plotë viktima. Thuajse rrall herë njeriu gjeti forcë për të tejkaluar mosmarrëveshjet mes veti, apo edhe nuk dëshiroi ato t’i tejkaloj përmes bisedimeve, dialogut, përmes arsyes dhe vullnetit të mirë. Nuk thuhet kot; nëse ka (egzistojnë) qindra probleme, atëherë gjithmonë në anën tjetër egzistojnë edhe me mijëra rrugëdalje për të tejkaluar më të keqën, kunfliktin, apo me iu shmangun më të keqës, luftës. Nëse çdo qënie apo racë lufton për mbrojtjen e egzistencës së pasardhësve të tyre, si atëherë njeriu si qënie e arsyeshme dëshiron zhdukjen e vet?! Çka duhet të ndërmarrë njeriu para se „mos të jetë“ vonë? Si duhet të sillët në jetë, marrëdhënie me vetën, familjen, rrethin ku jeton e vepron, me një fjalë me shoqërinë në përgjithësi?! Janë, këto pyetje që shtrojmë thuajse çdo ditë vetës tonë dhe njëri tjetrit. Pse, gjithë këto luftëra e konflikte kur njeriu ka mundësi të jetoj në paqe e dashuri, në lumturi? Çka duhet ndërmarrë për të parandaluar luftën, për të bërë paqe e pajtim, që të jemi e me plotë gojë të mund të themi se; Jemi bijë e bija të një Ati, që i bie vëllezër e motra mes veti. Mos të harrojmë; Paqën duhet kërkuar, atë duhet promovuar përherë e përgjithëmonë. Sepse, siç thuhet në popullin tonë; e keqja vie shpejt kurse për të mirën duhet mund e mund, të angazhohemi me tërë potencialin tonë, të punojmë shumë. Jam më se i bindur se po të pyetën njerëzit individualisht, secili kishte me thënë se e dëshiron paqën pa asnjë kushtë. Dhe, prapë pse atëherë gjitha këto konflikte, luftëra? Veqmas duket se Bota asnjëherë nuk ka qenë më e rrezikuar për zhdukjen e saj se sa është tani në këtë kohë të teknologjisë moderne por e cila me të madhe edhe po bëhet kërcnim për egzistencën tonë. Sa trishtim është kur sot shumë e popuj durojnë nga uria, nga varfëria e skajshme, e në anën tjetër shtetet e fuqishme, të pasura, të shumtën e mjeteve e ndajnë dhe shpenzojnë për garë të prodhimit të armëve edhe atë; se cila armë do jetë më e rrezikshme dhe më shkatërruese! Në vend se mjetet e tyre të shkojnë për të varfër, për të sëmuar, për fëmijë…destinacioni i tyre bëhet me qëllim të shkatërrimit të ardhmërisë. A nuk na shqetëson kjo të gjithëve?!

 

Në historinë e planetit tonë, Tokë, thuajse i tërë njerëzimi dy herë vendosi kategorisht që mos të ketë më luftë në te. Këto vendime erdhën pas dy luftërave globale e totale, pra pas Luftës së Parë dhe asaj të Dytë botërore. Mirëpo, për çudi këto vendime nuk u treguan edhe bash frytëdhënëse, kështuqë mund të konstatojmë dhe vështirë e me keqardhje të themi se; në globin tonë tokësorë nuk ka qenë edhe një ditë e shënuar pa ndonjë luftë! Edhe pse të gjithë e kanë të kjartë dhe e dinë se lufta është një e keqe e madhe, se në to vritën pikërisht e në të shumtën njerëz të pafaj, pleq, plaka, të rinjë e të reja, fëmijë, të sëmuar, të hendikepuar…,se lufta është fryt i lakmisë, mëkatit, krenarisë, interesit por që në të shumtën dhe gjithnjë viktima janë të pafajshmit… Kështu duke parë gjitha lëvizjet, gjitha fërkimet, të gjitha provokimet që ia bënë shteti shtetit, apo kombi kombit tjetër etj…atëherë mund të themi lirishtë që mbi këtë botë gjithnjë po qëndron e varur „shpata e luftës“ së përgjithëshme, që do të thot Luftës së Tretë Botërore, e cila sipas mendimit të shumëve (ekspertëve), sipas parashikimeve të tyre, mbi ndytësinë e saj, tmerrit, e sipas trishtimit e mizories, vrasjeve e rrënimeve që do të ndodhnin, padyshim se do i tejkalonte të gjithat luftërat e deritanishme. Flitet për te lidhje me mundësinë e një rrënimi apo shkatërrimi total, pra si për një rrezik ku raca njerëzore do e shkatërronte vetvetën si qenie, nëse e marrim parasysh dhe shohim potencialin e armatimit që posedojnë shtete të ndryshme. Çka i bie se bomba atomike e cila shkatërroi në Luftën e dytë Hiroshimën (Japoni) pra një qytet të madh në tërësi e ku pasojat ende ndihen, sot ajo do ishte sikur lodër në krahasim me bombat bërthamore e hidrogjene që egsitojnë e që janë me miliona herë më vdekjeprurëse sesa bomba atomike.

Dhe pikërisht, për të ndaluar apo parandaluar gjithë atë që ndoshta as nuk mund të mirrët me mend se si do të ishte, dhe me farë pasaja katastrofale do përballej ky planet, edhe egzistojnë shumë lëvizje paqësore dhe përpjekje për të mos ardhur më kurrë, pra asnjëherë deri tek lufta (por mendimi im është se ato organizata e lëvizje gjithnjë janë një hapë mbrapa luftërave, dhe ngrisin zërin pikërisht kur edhe fillon në ndonjë vend lufta e jo më parë). Fjalën, paqe, paqe, paqe… thuajse çdokush e ka në maje të gjuhës apo buzë e plotë gojën paqe, dhe duket se këtë edhe e dëshirojnë këtë në fund. Mirëpo, si të sigurohet, apo si të arrihet deri tek paqja? A mos vallë arrihet kjo duke bërë garë mes veti super fuqitë për armatimin e pakuptimtë dhe të panevojshëm dhe sa më të sufistifikuar e duke vrapuar për të arritur avansim e përparësi në armatim dhe strategji, njëri shtet ndaj tjetrit. Apo paqa arrihet vetëm me ç’armatimin dhe shkatërrimin e arsenaleve të mëdha nukleare – (mirëpo) këtu shtrohet pyetja se; sa kanë besueshmëri (besim) në këtë antagonizëm shteti ndaj shtetit apo blloqet mes veti? Të gjithë, pikërisht të gjithë flasim për paqe, kurse në anën tjetër të gjithë i frikësohen luftës së tmershme e cila gjithnjë qëndron e „varrur mbi kokat – jetët tona“, njerëzimin. Kurse siç duket, luftërat lokale të cilat pandërprerë bëhen (ndodhin) në Botë, duket sikur edhe janë „poligon“ (fushë trajnimi) për të provuar teknikën e armatimit, pra pjesë të imëta cilat tregojnë se cila teknikë apo teknologji sillët më mirë apo është më efikase. Në këto raste kuptohet se kush janë viktima, pra pikërisht popujtë me një zhvillim të ulët civilizimi, vendet në zhvillim, të cilat në vend të armatimit do i duheshin shumë më tepër teknologjitë bashkëkohore për të dal nga varfëria dhe mbrapambeturia.

Promovimi i Paqës nga ana fetare, e krishterë!

Beslidhjën e Re, të cilën e shpall Jezusi është e shënjuar me paqe, kështuqë bashkësia e Krishtit, apo Bashkësia e Krishterë me promovimin e paqës njëkohësisht është edhe shpallëse e botës së re Hyjnore, mbretërisë Hyjnore, kur do të bëhen siç thot edhe profeti Isaia – “shpatat e veta do t’i kthejnë në plorë e heshtat në drapërinj.”(Krh. Is. 2, 4) Duke dëshiruar këtu të themi diç mbi dërgimin e Kishës në botën bashkëkohore, dëshirojmë të flasim mbi te si promotore e paqës në këtë botë. Gjithësesi që promovimi i paqës është një pjesë që i përket dërgimit dhe shpalljës së saj, sepse paqja është fryt i drejtësisë dhe dashurisë, këto që janë edhe vlera themelore të Mbretërisë Hyjnore. Kështuqë patjetër që tanimë edhe na duhet të themi diç mbi vet karakterin e paqës, far paqe apo cilën paqe, dhe se far paqe Kisha mundohet të sjell. Kështuqë këtu menjëherë shtrohet pyetja se;

Çka është paqa?

Ne e dimë se egzistojnë koncepte të ndryshme rreth paqës. Në shumë buzë apo njerëz, në shumë folëtore të kësaj bote ajo ka kuptimshmëri të ndryshme! Shembull disa e shpijnë paqën ekskluzivisht apo përjashueshmërisht vetëm në lidhje me luftë. Është më se e kjartë se koncepcioni i tillë nuk është i kënaqshëm, për më shumë sepse të gjithë e dimë edhe për thënien e “lufta e ftohtë”, kur armët pushojnë, mirëpo që ndodhë një luftë tjetër e papashme e cila shfaqët në të gjitha sferat tjera jetësore, siç janë lufta ekonomike, politike, kulturore etj., e të mos flasim ndikimin e saj në anën psikologjike dhe tensionet e të cilat atë gjendje e fusin në mes njerëzëve,, shpeshëherë lakminë dhe inatin, urrejtjen të cilat pranë vete lidhin popullata (apo kombe) të tëra! Në çdo rast paqën nuk mund ta shiqojmë vetëm si mungesë e diçkaje, sepse ajo është vlerë positive, ajo duhet të jetë, të ket kuptimin apo të shënoj prezencën e diçkaje positive, ajo duhet të pasuroj zemrat njerëzore, të sjell gëzim e lumturi, energji e optimizëm, shkurtë, të krijoj ardhmërinë.

Poashtu, duhet patur parasysh se paqën nuk mund ta shiqojmë në barazpeshë të fuqive të mëdha kundërshtare, apo pajtimin me zor (dhunë) mes palëve në luftë. Natyra e paqës është krejt diç tjetër! Ajo në rend të pare është fryt i rendit që është në këtë natyrë, në njeriun dhe shoqërinë njerëzore të cilën e shënjoi apo futi, e dëshiroi dhe solli vet Krijuesi! Sikur që është lufta frytë i largimit të njeriut, si pasojë e largimit të njeriut nga Hyji, poashtu edhe paqa është frytë i kthimit të njeriut tek Zoti. Dhe nëse dëshirojmë të flasim mbi apo rreth paqës në mënyrë radikale, atëherë neve na duhet të lëshohemi në këtë pike më të thellë të qënies njerëzore, tek marrëdhëniet e tij ndaj Zotit.

Lufta është e keqe dhe që ka burimin e saj në zemrën e njeriut, pamvarësisht se si shpjegohet ajo në mënyrë komplekse. Paqa krijohet pikërisht me nderimin e qëllimit të Krijuesit të saj. Kështuqë, mund të themi se armiku kryesor i paqës është mëkati (mëkatet) e njeriut. Aq sa njeriu të jetë nën ndikimin e mëkatit, aq do të qëndroi mbi te (varrur) edhe rreziku i luftës! Lufta është gjithmonë pasojë e çrregullimit të marrëdhënieve ndërnjerëzore të cilën e krijon vet njeriu, vërtetë e krijon duke mos nderuar dhe respektuar vet qëllimin e Krijuesit. Nëse njeriu i nënshtrohet të keqës, kështuqë as paqën në një mënyrë nuk mund ta pranoj si diç të gatshme, një gjë si diç të themeluar dhe të kryer definitivisht, por atë duhet kuptuar si një të mirë të përgjithshme të njerëzimit të cilën duhet gjithmonë ta kultivoj, ta shpall, ta jetoj dhe ndërtoj, dhe rreth të cilës duhet pandërpre dhe gjithnjë të ndërtoj.

Pra, kur jemi duke folur lidhje me paqën, atëherë flasim mbi të ashtuquajturin koncept dinamik të paqës për të cilën njeriu duhet gjithmonë të investoj përpjekjet e tij, sepsa aq sa të jetë njeriun nën ndikimin e mëkatit, paqa nuk është dhe nuk do të mund kur të jetë e kryer definitivisht. Paqa në rend të parë është fryt i vullnetit të mirë, përpjekjeve, bisedimeve, këshillimeve dhe besueshmërisë apo besimit të ndërsjellët, pra paqa është vlerë e cila kërkon përpjekje të përhershme të njeriut! Kështuqë, arritja e paqës kërkon nga të gjithë ne që përgjithmonë të ngadhnjejmë mbi egoizmin dhe pasionet, veset e kqija, mëkatin. Nga ata që udhëheqin shtetet dhe sjellin vendime kërkohet përgjegjësi dhe pjekuri e madhe, sepse vetëm në paqe mund të arrihet e mira e të gjithëve dhe shkëmbimi reciprok i gjithë asaj pasurie të zemrës dhe mendjes e të cilën njerëzit duhet t’ia dhurojnë njëri-tjetrit.

Kush punon për paqe?

Të punohet rreth paqës e për paqe nuk do të thot të angazhohesh e punojshë vetëm në mënyrë direkte për parandalimin e luftës dhe vënjen e paqës, por se është më se e nevojshme të jesh gjithnjë në kërkim dhe të punojshë rreth gjithë asaj që shpie kah paqa. Kështuqë, secili njeri apo çdokush që kërkon, mundohet e lufton, angazhohet me seriozitet dhe nderon dinjitetin e njeriut, ai punon për paqe! Çdokush që punon e lufton kundër justifikimit të padrejtë dhe dëbimit vdekjeprurës të ndonjë populli apo kombi, kundër ndonjë ideologjie shkatërruese apo fardo përparësie e sundimi ndaj tjetër kujt – ai punon për paqe. Secili njeri që “lufton” (mundohet e angazhohet) për respektimin e popujve tjerë, për vlerat dhe të arriturat e tij – ai punon për paqe. Secili që për rreth vete shpërndanë dashuri, drejtësi, falje – ai lufton për paqe. Kështuqë paqëruejtësve qysh në këtë jetë shfaqën si “Bijë të Hyjit” (Krh. Mt 5, 9)

Të krishterët (jam kompetent të flas këtu rreth kësaj qështje) duke luftuar për të arritë  paqën, ata shpallin paqën e Krishtit, të cilën paqe vetëm Ai mund t’ia jap botës (krh. Gjn 14, 27), dhe e cila paqe vie, apo ka burimin nga Hyji Atë. Kjo është ajo paqe të cilën e themeloi (apo vuri, solli) Krishti me gjakun e tij personal, në vet trupin e tij, paqe e cila u themelua në kryqin e tij (krh. Ef 2, 16 dhe Kol. 1, 20). Kështu pra, të pagëzuarit, të krishterët jo se vetëm ata vet të arrijnë paqën, por se edhe me kënaqësi e gëzim dhe papërtesë t’iu bashkangjitën të gjithë njerëzëve vullnetmirë të cilët luftojnë, angazhohen për paqe në këtë Botë, sepse siç kemi cekë, paqa nuk është gjë e kryer (përfunduar), dhe deri te Ardhja e dytë e Krishtit (që e njohin dhe pranojnë këtë feja e Krishterë dhe Islami) njerëzimit gjithnjë do i kërcnohet lufta, derisa mos të ngadhnjejmë definitivisht e përfundimisht mbi mëkatin!

Në dritën e kësaj që cekëm më pare duhet të shiqojmë edhe përpjekjet e Kishës në botë, angazhimin e saj për paqe mes shteteve e burrshtetasëve, ndërhyrjet e saj në Kombet e Bashkuara etj. Në përpjekje të çdo bashkësie të krishterë dhe çdo nxënësi të Jezusit rreth paqës dhe paqëruajtësve, Kisha si Bashkësi e Jezusit, edhe në planin e botë, pra planin global shfaqët si promovuese dhe nxitëse e paqës duke u mundua që të jetë gjithnjë në dialog të përhershëm me të gjithë pa far dallimi. Kështu duke zbatuar dërgimin e saj, ajo nuk ka parasysh ndonjë “politikë” të saj, por dëshirën dhe aspiratën e saj të vërtetë që në këtë nënqiell të vie paqa e vërtetë Hyjnore. Kisha nuk dëshiron që në këtë skenë të kësaj bote të luaj lojën e ndonjë partneri politik, por të dëshmoj dërgimin e saj të cilën ia dha Jezusi, e kjo është që të jetë promovuese dhe nxitëse, të jetë paqëruajtëse, shpallëse e paqës, dhe të jetë promovuese e botës së re Hyjnore e cila do vie! Ajo si nxënëse e Jezusit duke iu afruar kësaj bote, zbaton urdhërin e tij duke dëshiruar dhe shpallur paqën (krh. Mt 10, 12). Sepse, ajo shpall ardhjen  e Jezu Krishtit si Shpëtimtar i kësaj bote, siç e patën paralajmëruar dikur edhe vet engjujtë:… në tokë paqe njerëzimit, (e paqe njerëzve vullnetmirë mbi tokë)!” (krh. Lk 2, 14).

Lirisht mund të themi e të konstatojmë se thuajse nuk ka dokument bashkohorë kishtarë i cili nuk flet edhe rreth paqës, kështuqë edhe viti 1986. nga ana e Kishës qe shpallur vit i paqës (ku lutej e punohej për paqe në botë). Për paqe thrret edhe Koncili i Dytë vatikanas (i Vatikanit) në konstitucionin (dokument) mbi Kishën në botën bashkohore:

“Në këto vite (kohën tone), ku njerëzit i shtypin fatkeqësi e telashe tejet të vëshira shkaku i luftërave të cilat ende marrin jetë njerëzish ose luftërat cilat na kërcnohen, kështu e gjithë familja njerëzore ka arritë deri tek momenti vendimtarë për të treguar pjekurinë e vet. Kështu që dalngadal e përmbledh vetën dhe se gjithkund e më tepër të vetdijësohet unitetit të saj, familja njerëzore nuk mund të realizoj, të kryej, dëtyrën e vet, kjo që do të thot të ndërtoj botën njerëzore për të gjithë njerëzit në mbarë botën, e kjo nuk do të ndodhë deri most ë kthehën ka ripërtrirja e mbrendshme, kah paqa e vërtetë. Pikërisht pë këtë shkak porosia Ungjillore, në përputhje me aspiratat dhe idealet më të larta të njerëzimit, në kohën tone shkëlqen kur shpall të lumtur paqëdashësit dhe paqëruejtësit, apo krijuesit e paqës me fjalë se; të gjithë këta ‘do të quhen bijtë e Hyjit’ (Mt 5, 9).

Kështuqë, meqë Konçili ngriti dhe ndriçoj termin e vërtetë të paqës dhe ku gjykoi luftërat ç’njerëzore e mizore, deshiron që të krishterëve t’iu drejtoj thirrje të zjarrtë e të gjallë që me ndihmën e Jezu Krishtit, krijuesit e themeluesit të paqës, të bashkëpunojë me të gjithë njerëzit, që mes tyre të forcohet paqa e vërtetë dhe dashuria, dhe që të përgaditët ajo çka kërkohet dhe është e nevojshme për paqe” (GS 77).

Siç janë të ftuar në gjërat tjera në bashkëpunim, poashtu të krishterët (dhe të gjithë) janë të ftuar në ndërtimin e kësaj bote, e posaqërisht kur është fjala për paqe, janë të ftuar të bashkohen, të jenë unik me gjithë njerëzit në kërkim të rrugëve për arritjen e një paqe të vërtetë. Sepse, e dimë se paqa është e mirë e përgjithëshme, ajo është parakushtë kryesor dhe shumë i rëndësishëm për tu ndërtuar kjo botë, e kjo (paqa) iu takon të gjithëve, pa marrëparasysh se cili popull është në pyetje, pamarrëparasysh ideologjinë, ngjyrën e lëkurës apo fardo dallimi tjetër të ketë. Kur është në pyetje paqa, fardo pasiviteti, çdo qëndrim i lënë anash apo I shmangëjes është për tu gjykuar. Sepse, paqa është vepër Hyjnore në të cilën duhet të marrin pjesë, të kyqën të gjithë, e në vacant të krishterët.

Paqa dhe shqiptarët!

Të gjithë tanimë e pranojnë se populli shqiptarë është pasardhës i drejtpërdrejt nga Ilirët, por edhe janë të bindur të gjithë se ky popull vërtetë don dhe i gëzohet lirisë, paqës dhe dashurisë. I gëzohet lirisë të cilën din ta çmoj për vete dhe të tjerët, nga edhe vet emeri I LIRË. Pra, populli shqiptarë dëshiron të jetojnë dhe të tjerët të jetojnë të lire, e në paqe.

Historikisht dihet se neve kemi vuajtur shumë patrejtësi historike, që kemi pësuar shumë nga okupator të ndryshëm duke filluar nga koha apo Perandoria Romake, pastaj ardhja e sllavëve në trojet tona stërgjyshore, më pas nga Perandoria Osmane, tutje nën okupimin serb…ku përjetuam e patëm luftëra të shumëta të imponuara. Populli shqiptarë tanimë dihet se askurrë nuk e dëshiroi luftën, por paqën, paqën të cilën din ta nderoj e respektoj, paqën e shpirtit dhe trupit, paqën e cila e liron njeriun nga egoizmi, nga gjelozia, nga dëshira për mbisundim ndaj të tjerëve, paqën e cila këtë popull e bënë të lirë, liridashës dhe paqëdashës. Edhepse na u imponuan luftërar neve gjithnjë kërkuam mënyrën për ti ikë asaj, për të bërë dialog pamvarësisht me cilin armik kishim punë. Këtë e bërëm sepse pranojmë jetën, sepse e dojmë jetën dhe ardhmërinë, prosperitetin, pra i dojmë fëmijtë e rininë tonë e cila është e ardhmja. U munduam gjithmonë t’i shmangemi çdo lloj imponimi të luftës pasi e dimë se; jemi mirë me Zotin vetëm nëse jemi mirë edhe me krijesën e tij njeriun.

Të parët tanë na mësonin, duaje e nderoje jetën, jetën tënde dhe të çdo njeriu tjetër pasiq atë e ke dhuratë nga Zoti. Pra, duke qenë të vetdijshëm se prindërit janë vetëm bartësit e jetës kurse Zoti krijues i saj, krijues i dhuratës më të çmuar që është jeta edhe nderuam dhe u munduam gjithmonë për paqe, falje dhe pajtim. Nga edhe dolën shumë njerëz të mëdhenjë gjatë historisë, ku i dhamë botës shumë paqëdashës, shumë njerëz të mëdhenjë të gjithçkafje që është e mirë dhe në shërbim të së mirës së përbashkët. Pikërisht, botën e mahnitëm kohëve të fundit me shërbimin dhe vetflijimin e sakrificën për paqe në zemrat, familjet tona dhe në botë me Gonxhe Bojaxhiun, Shën Terezën Shqiptare, apo Nënë Terezë e cila i dëshmoi botës se vie, rrjedhë, nga një popull i vogël por me zemër të madhe e që i dëshiron njeriut paqe e mirësi, dhe mbi të gjitha dashuri. Kurse, një cardinal Hungarez me plotë të drejt pati thënë; Jo nuk mund të jetë një popull i vogël kur jep një Nënë aq të madhe që mundohet e i shërben paqës në botë.

Ne e dimë se çka do të thot të vuajsh, të përjetojsh padrejtësi, të jesh viktimë e luftës së imponuar, prandaj edhe luftojmë e mundohemi për të krijuar paqe njëherë e përgjithmonë çka i përket vendit tone, trojeve tona dhe nënqiellit ku jetojmë që nga krijimi ynë. Punojmë të krijojmë paqe mes veti, me fqinjët tanë (gjithnjë të disponuar për luftëra e rrënime) por që falë besimit tone, falë angazhimit tone, prapë e ruajmë qetësinë e shpirtit, e ruajmë mirëqeninë dhe paqën aq forte të dëshiruar në trojet tona e në botën mbarë në përgjithësi.

Kështuqë mendoj se nëse do të ndahej çmimi Nobel për paqe në mënyrë kolektive apo ndonjë populli, atëherë mesiguri se këtë çmim do e meritonte pikërisht populli shqiptarë, I cili asnjëherë në histori nuk bëri luftë grabitçare, luftë për të mbizotëruar ndaj të tjerëve, luftë për përfitime e interese të ndryshme sepse nga lufta nuk fiton askush, por të gjithë janë humbës. Neve nuk kemi fajë pse Zoti na dhuroi tokën më të mirë, tokën e bekuar, tokë dhe vend strategjitkë  dhe i pasur me pasuri natyrore dhe ato nëntokësore, nuk kemi fajë se jemi më të lashtit mos edhe në europë, nuk kemi fajë se jemi shqiptarë pasardhës të Ilirëve, të lirë dhe paqëdashës. Prandaj, me fanatizëm e ruajmë tonën, me zemër e duam atdheun e popullin tone duke I nderuar dhe pranuar fer janë edhe popujtë për rreth nesh. Jemi popull bujarë, mikëpritës, i dhimbshëm por edhe i ndishëm ndaj padrejtësive, kështuqë sado kemi patur ditë të vështira prapë, besimi në Zot, shpresa e dashuria ndaj tij dhe të afërmit u dëshmua dhe na mbanë.

Le të dëshmojmë gjithmonë se e duam paqën për vete dhe të tjerët, për botën mbarë, se jemi popull që kontribuojmë për paqe, vetflijohemi për paqe, se jemi vëllezër e motra pamvarsisht përkatësisë sonë fetare Islame, e të krishterë. Dhe, pikërisht dot kur shumë luftëra zhvillohen nën petkun e fesë, le të marrin të gjithë mësim nga ne se të gjithë; kemi të drejtë në jetë dhe paqe mes veti pamvarësisht përkatësisë kombëtare, fetare, racore apo ideologjike…Jemi shembull se mund dhe duhet të jetojmë bashkarisht e në paqe përkundër diversitetit. Pra, të mbesim të tillë duke u përpjekë gjithmonë për paqe, duke shmangë inatin, smirën, vëllavrasjen e duke punuar për një jetë – botë ku të gjithë do ndihen të sigurtë dhe bijë e bija të Zotit. Pra, ne si pupull ISHIM DHE JEMI NË SHËRBIM TË PAQËS!

Shfrytëzoj rastin dhe ju uroj festat e fund vitit me fjalët; Lavdi Hyjit në lartësi qiellore, E PAQE NJERËZVE VULLNETMIRË MBI TOKË.

Ju uroj PAQE E MIRËSI!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat