Kriza e inferioritetit-lider ose lideruc?! - Bota Sot
Kriza e inferioritetit-lider ose lideruc?!

Opinione

E premte, 19 tetor 2018

Kriza e inferioritetit-lider ose lideruc?!

Nga: Hamdi Nuhiju Më: 22 korrik 2018 Në ora: 08:20
Ilustrim

Hyrje

Me 18 korrik të vitit 2018 në Klubin e deputetëve, kryeministri i Republikës së Maqedonisë[1], Zoran Zaev ftoi në tryezë ose takim liderësh, liderët e pozitës dhe pozitës shqiptare e maqedonase, ata që kanë më shumë se një deputet në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.

Në takim morën pjesë të gjithë liderët politik të cilët me të drejt ose me dredhi i kanë takuar më shumë se një deputet në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.

Aty prezent ishte edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare ia vodhi një deputet Lëvizjes Besa, edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, ku partia e tij në zgjedhjet e fundit ia vodhën[2] Lëvizjes Besa një deputet, si dhe Bilall Kasami i cili përfaqësonte dy deputet të vjedhur të Lëvizjes Besa.

Takimi i liderëve

Takimi i liderëve është bojkotuar nga partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE. Lideri i saj Hristijan Mickovski, ka kërkuar që për këto çështje të diskutojnë vetëm katër partitë më të mëdha politike në vend, dy maqedonase[3] dhe dy shqiptare dhe jo të marrin pjesë edhe parti të tjera minore. VMRO gjithashtu kërkon që para referendumit të miratohet Ligji për financimin e partive politike dhe formimin e Qeverisë teknike para zgjedhjeve qofshin ato të rregullta apo të parakohshme.

Zaev bëri të ditur edhe pyetjen  e referendumit: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë”[4].

Në këtë takim përveç braktisjes së takimit, paraprakisht kishte një takim ndaras kokë më kokë midis kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Ky takim u interpretua në mënyra të ndryshme nga analist dhe njerëz të ndryshëm-përdorues të rrjeteve sociale. Disa thanë se Mickovski po kërkon amnisti për ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish funksionarët e kësaj partie të cilët janë të përndjekur tani nga organet e hetuesisë, ndërsa disa të tjerë vënë në pikëpyetje rrolin e partive politike shqiptare në atë takim.

Megjithatë, menjëherë pas atij takimi të rëndësishëm, Zoran Zaev[5],kryeministër , Xhes Bejli[6], ambasador amerikan dhe Ali Ahmeti[7], lider i BDI-së, bënë video promovuese në rrjetet sociale duke folur për vlerat dhe rëndësinë e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Lider vs.Liderucë shqiptarë ( bota virtuale )

Në botën virtuale vërshuan fotografitë e Bilall Kasamit gjatë takimit të liderëve për çështjen e referendumit për emrin. Kriza e identitetit politik të këtij grupi jo formal është shfaqur dukshëm në rrjetet sociale, ku ndjekësit e tij e kanë rritur deri në qiell konceptin “liderizëm”.

Sa nuk plasën mediet sociale nga ejakulimi i këtyre ndjekësve të cilët aspak nuk ishin të interesuar për tematikën që u bisedua në takimin e liderëve, por arritën kënaqësinë e çastit duke shprehur triumfin e tyre të shumëpritur, sikur ky takim liderësh të ishte vendimi final i Gjykatës së Shkallës së Dytë ku Bilall Kasami ndiqet penalisht për falsifikim nënshkrimesh dhe dokumentesh.

Festa e “parakohshme” për në NATO

Me 14 korrik të këtij viti[8], në 15 qytete të Republikës së Maqedonisë u organizua manifestime-koncert-aheng për marrjen e ftesës për në NATO.

Në rrjetet sociale pati komente të ndryshme se kjo festë është organizuar për maqedonasit dhe jo për shqiptarët, ndërsa çuditërisht në Kumanovë, me 14 korrik, afër 40 minuta[9] në fillim të këtij ahengu, koncerti mbretëronte muzika në gjuhën shqipe.

Një grup analistësh këtë veprim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e vlerësuan si të parakohshëm, të qëllimshëm për të penguar protestat e mundshme të opozitës maqedonase.

Grupi tjetër i analistëve këtë veprim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e vlerësoi si blerje të opinionit të parakohshëm para mbajtjes së referendumit. Përmes këtij koncerti, sipas tyre, matej pulsi i popullatës dhe shihej suksesi ose dështimi i referendumit.

R-E-F-E-R-E-N-D-U-M-I

Referendumi për ndryshimin e emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut është paraparë që të mbahet në shtator të vitit 2018.

Në disa intervista, kryeministri Zoran Zaev ka thënë se nëse dështon referendumi, atëherë ai do të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Referendumi është kusht i parë për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë në NATO. Referendumi ka ngjall në opinion skeptikët për të ardhmen e Maqedonisë duke nxitur tema të nacionalizmit midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Si duket këto skeptikë janë të vetëdijshëm se nëse Maqedonia hapëron në NATO dhe në Bashkimin Evropian atëherë mbijetesa e tyre do të skandalizohej dhe do të varej për në kohë të pacaktuar.

Skandali me gazetarët në tryezë

Në tryezën e takimit të liderëve fillimisht nuk u lejuan gazetarët që të merrnin pamje dhe incizime nga takimi. Për këtë gjë, Zoran Zaev dhe qeveria e tij morën notën negative nga opinioni ku u detyruan që të kërkojnë falje.

Në ditën e dytë të takimeve ky skandal nuk u përsërit, megjithatë është shqetësues fakti se ende ekziston një klimë e këtillë strukjeje nga opinioni në qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Përfundim

Integrimi i Republikës së Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian është njëra prej çështjeve më strategjike të këtij vendi e që do të ishte në favorin e tërësishëm të shqiptarëve. Përmes këtij rrugëtimi, shqiptarët më nuk do të ishin të diskriminuar, do t`u shtoheshin perspektivat ekonomike dhe financiare si dhe do të kishin mundësi që të bashkoheshin në një union me Shqipërinë dhe forcat e mëdha progresive.

Zgjidhja e marrëveshjes me Greqinë dhe integrimi i vendit në NATO dhe në BE nuk i konvenon vetëm sulltan partive politike shqiptare, ndërsa partive shqiptare që si koncept bazë kanë demokracinë i hap shtigjet e veprimtarisë politike.

Si rezultat i kësaj, në shtator të këtij viti, shqiptarët e Maqedonisë duhet që në numër sa më të madh të dalin në referendum dhe të deklarohen kundër sulltan partive politike shqiptare dhe për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test