Planet dialoguese me Serbinë për ndarjen e disa pjesëve të Kosovës - Bota Sot
Planet dialoguese me Serbinë për ndarjen e disa pjesëve të Kosovës

Opinione

E premte, 19 tetor 2018

Planet dialoguese me Serbinë për ndarjen e disa pjesëve të Kosovës

Nga: Sulejman Mehazi Më: 22 korrik 2018 Në ora: 14:24
Sulejman Mehazi

- Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ia fali Malit të Zi pa gajle e pa ju dhimbsur fare Kaçorri;

-Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, do ia fal Serbisë Mitrovicën e më gjerë;

-KFORI Kosovës, do ia marrë Karaçevën e do ia jep Serbisë;

-Kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli, me anë të votave të deputetëve në Parlamentin e Kosovës, do legjitimojë e zyrtarizojë enklavat serbe  me autonomi të fortë në brendësi të Kosovës. 

Marrëveshtja është secili të merr përgjegjësi për ndarjen e Kosovës: Ramushi t'ia jep një pjesë Malit të Zi, Hashimi një pjesë t'ia jep Serbisë, Kadriu t'ua jep pjesën e tyre  serbëve të Kosovës.

Kështu që, Serbia sipas marrëveshtjes, do t'ia merr Kosovës 1/3 e territorit të saj.

Këto marrëveshtje toleruese ndaj Serbisë bëhen për shkak:

- bizneseve të mëdha të funksionarëve kosovarë me Serbinë;

-Për të shpëtuar veten nga burgjet politikanët e korruptuar e të kriminalizuar kosovarë. Janë në gjendje çdogjë t'i falin Serbisë vetëm për të shpëtuar veten.
Shtojcë:

Marrëveshtja tjetër është ajo e Shqipërisë me Greqinë:

Shqipëria për t'u bërë anëtare e BE-së detyrohet  t'ia fal Greqisë  pjesën më të bukur të detit shqiptar. Greqia e kushtëzon Edi Ramën me detin, për shkak se në BE, Greqia, është shteti më i priviligjuar e më i mikluar  për shkak kulturës së vjetër të saj.

Shtojca-1.

Shqiptarët e Maqedonisë për t'u anëtarësuar në NATO e BE, prej frikës së veprave të tyre korruptive e për të shpëtuar nga burgosjet, në marrëveshje me Zaevin, janë të detyruar ta ndërrojnë jo emrin e shtetit në "Severna Makedonija", por edhe nocionin prej komb në qytetarë të rendit të dytë. BDI-ja e Ali Ahmetit më shumë do që, Maqedonia, të hyjë në NATO e BE e të bëhet shtet qytetarësh, sesa të mbetet nacionalja shqiptare në kushtetutën e këtij shteti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test