Skandaloze! Pse duhet besuar, i dëshmuari për tradhti?!? - Bota Sot
Skandaloze! Pse duhet besuar, i dëshmuari për tradhti?!?

Opinione

E shtunë, 17 nëntor 2018

Skandaloze! Pse duhet besuar, i dëshmuari për tradhti?!?

Nga: Idriz Zeqiraj Më: 19 gusht 2018 Në ora: 21:53
Hashim Thaçi

Demarkacioni, ratifikimi, shënimi i vijës kufitare me Malin e ZI, me ç`rast Kosova humbi mijëra hektarë nga territori i saj, ishte tradhtia e pestë me radhë, që Hashim Thaçi ia bën Kosovës, përgjatë dy dekadave të fundit. Tradhtinë  e tij dhe heshtjen tonë të turpshme, nuk besoj ta kishte toleruar ndonjë popull tjetër, të paktën në Kontinentin tonë!!!

Është skajmërisht skandaloze se, pas pesë tradhtive të provuara, të Hashim dallaverës, në kurriz të popullit të Kosovës, ta presësh, në qetësi, edhe tradhtinë e gjashtë, siç bëhet fjalë për *korrigjim kufijësh*, *shkëmbim territoresh*,  brenda tokave shqiptare! Edhe çfarë duhet të ndodhë, për t`u zgjuar ky popull mjeran, turpshëm, i përtokur.

Gjumoni shqiptarë, gjumoni!  *Komandantët* të gatshëm për tradhtira të reja. E, pse jo, edhe për përgjakjen e sërishme të shqiptarëve të pambrojtur!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test