Guximi i tepruar i Ramushit - Bota Sot
Guximi i tepruar i Ramushit

Opinione

Guximi i tepruar i Ramushit

Nga: Idriz Zeqiraj Më: 26 gusht 2018 Në ora: 07:27
Ramush Haradinaj

Paturpësisht e rrugaçërisht, ky mostër i shtetit të brishtë, më sakt, të prishtë të Kosovës, e quan *hajn pulash e pishpirik*, një prokuror investigues, hulumtues, parimor e trim, siç është Elez Blakaj.

Arsyeja - të gjitha dëshmitë faktike rezultojnë se në Dukagjin është bërë kërdia, hataja, me shit-blerjen e *dëshmive të veteranit*. Autorësia e këtij krimi masiv ekonomik, është banda më numerike dhe më e organizuar e Dukagjinit. Dhe, kjo bandë e krimit vrastar, e haraçit të përgjakshëm, e uzurpimit të pasurive shoqërore e shtetërore, thirret në Komandantin e saj fuqiplotë, Ramush Haradinaj. Këtë e ka pranuar edhe vetë Ramushi. Askush më shumë nuk e ka maltretuar, torturuar, përgjakur, grabitur e vjedhur, haraçuar, më shumë se sa kjo bandë  Dukagjinin.

Ta hedhësh në gjyq kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, pse ai e tha të *fshehtën publike*, për kontrabandën dhe bizneset e pista të Haradinaj, me bandën e tij, është guxim i tepëruar i Ramushit. Dhe, ky mund ta fitojë edhe gjyqin me Muhaxherin, sepse i ka pasuritë shumëmilionshe, krejt pa mbulesë dhe PAN-in fashizoid, që ka uzurpuar dhe bllokuar drejtësinë dhe të gjitha institucionet shtetërore në Kosovë.

Habitë heshtja zyrtare e LDK-së, në rastin e sulmit të Anton Qunit, kohë më parë, i bërë nga kuadri i PAN-it, Xhavit Haliti dhe, së fundi, sulmi në kor, i bërë kundër Prokurorit Special, Elez Blakaj, nga krye i dyshuari për pasurim galopant, tërësisht të paligjshëm, me bazë haraçin, grabitjen, uzurpimin e pasurive dhe, tani, me aferën e turpshme të shitjeve të *dëshmive të veteranit*.

Dëshmia-akuzë, e bërë nga miku i vet Ramush Haradinaj, deputeti Adem Grabovci, nga foltorja e Parlamentit të Kosovës, është pasqyra më e plotë, që fakton makro-pasurinë abuzive të Ramushit. Edhe çereku i saj të jetë, është hata e madhe, për një njeri, deri dje brekë-grisur dhe me opinga bariu.

Rrjedhimisht, dominon opinioni gjithëshqiptar, për të mos thënë, edhe botëror se Kryeministri aktual i Kosovës, është kryehajni i vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...