A ka ndonjë patriot në PDK, apo të gjithë jeni si Hashim Thaçi?

Opinione

A ka ndonjë patriot në PDK, apo të gjithë jeni si Hashim Thaçi?

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 1 shtator 2018 Në ora: 17:40
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Kosovës po i përgatiten thikat pas shpine. Kosova është në rrezik. Kurrë nuk ka qenë më në rrezik së sa tani. Kosova kanoset të humbë mëvetësinë e saj territoriale. Këtë është duke përgatitur askush tjetër pos Presidentit të  Kosovës dhe ish- shefi i partisë tuaj Hashim Thaçi.

Ai ka hyrë në pazare të ndyta më kriminelët e Serbisë që ta ndajnë ose t’i shkëmbejnë territoret me Serbinë.

Kjo ka qenë ëndrra shekullore e Serbisë, që t’i marrë pjesët më vitale të territorit të Kosovës siç është Veriu me pasuri përrallore nëntokësore.

Floskula politike të tij janë ato që thotë së ne do ta marrim vetëm Luginën, ndonjëherë thotë vetëm Preshevën. Këto janë përralla për fëmijë. Po ku jep Serbia territor pa marrë asgjë?

Këtë edhe kafshët e dinë e lëre më njerëzit. Pra, ky njëri i paskrupullt, tru bosh dëshiron ta dërgojë vendin në fatkeqësi, sepse Kosova nuk dëshiron pazare të ndyta rreth territorit, sepse territori i Kosovës është i paçmueshëm dhe i sanksionuar me kushtetutë. Këto “marifete” të Hashim Thaçit nuk i përkrahë askush.

E tërë Kosova është në ankth. Këtë ide të zezë po e kundërshtojnë të gjithë, populli, opozita, shoqëria civile.

Po kundërshtojnë me të madhe edhe qendrat më të fuqishme të botës, ndërkombëtarët. Këtë mubulozë politikë, këtë turp të njeriut të partisë tuaj jeni duke e përkrahë vetëm ju të PDK.

Nëse nuk mendojnë më kokat e juaja me vetëdije, ju atëherë keni rreshqitë në tradhti kombëtare që as Drini e Bistrica nuk do t’ua lajnë, ndërsa nga populli largoni duart.

Javën e ardhshme është ftuar seanca e Parlamentit kundër dëshirës tuaj, për ta shpëtuar atdheun nga copëtimi.

Në Parlament do të paraqitet rezoluta nga opozita dhe shoqëria civile që ia ndalon Thaçit pazaret me Serbinë. Ju deputetët e PDK-së duhet të jeni në nivel të detyrës dhe ta përkrahni rezolutën që ia ndalon Hashim Thaçit të heq dorë nga pazaret e ndyta me territor.

Nëse ju nuk i bashkoheni popullit për ta përkrahur këtë rezolutë, ju do të rrëzoheni në tradhti kombëtare, kurse Partia juaj do të shkojë në mbeturinat e historisë.

Por, jo besoj që ka deputetë të mençur në radhët e PDK-së që janë patriotë dhe ia duan të mirën këtij vendi edhe e përkrahin rezolutën. Sepse atdheu është mbi të gjitha, bile edhe mbi santrapin Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat