Sa është kosto e emigrantëve që po e lëshojnë Kosovën dhe cila është mundësia e parandalimit të emigrimit?

Opinione

Sa është kosto e emigrantëve që po e lëshojnë Kosovën dhe cila është mundësia e parandalimit të emigrimit?

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 7 shtator 2018 Në ora: 08:30
Dr. Artan Haziri

Tash më aktualja në Kosovë është emigrimi ilegal për në shtetet e BE-së. Po u ule në ndonjë kafiteri në cilindo qytet të Kosovës, tema kryesore është si të gjendet rruga për në Perëndim. Rininë e Kosovës e ka kapluar një depresion dhe një zhgënjim që në Kosovë s’ka më perspektivë. Dhe, perspektiva e vetme janë rrugët ilegale për në vendet e BE-së. Struktura e popullsisë, e cila po emigron është, kryesisht, grupmosha 25-44, e që përbën 47.2% të popullsisë emigruese. Pra, dominon grupmosha 30-34 me 12.7%   (ASK, Migrimi kosovar, 2016). Mirëpo, sa po i kushton Kosovës kjo dhe sa po u kushton personave që po dalin të kërkojnë një mirëqenie më të mirë?

Së pari, parashtrojmë pyetjen:

Si ka mundësi që aq lehtë të kalohet kufiri për në vendet e BE-së, konkretisht nga Serbia për në Hungari, e më pas edhe deri në destinacionet tjera nëpërmjet Austrisë në Francë, në Gjermani a Zvicër ?

 Përgjigja është: përfitimi financiar i kontrabandistëve nga vendet që po i organizojnë këto emigrime ilegale.

•             Kosto financiare arrin afër 17 milionë euro

Duke iu referuar statistikave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2013 ishte gjithsej 20.246 (1 janar-31 dhjetor 2013). Ndërsa, sipas EUROSTAT-i janë rreth 20.000 azilkërkues nga Kosova. Kur i shtojmë fluksin e madh në gjashtëmujorin e fundit, mund të konkludojmë se numri është dyfishuar. E dimë që për të marrë rrugën ilegale për në vendet e BE-së nevojitet një shumë e konsiderueshme e parave. Sipas disa burimeve, për një person kosto për të arritur në një nga vendet e BE-së, mesatarisht, është rreth 700 euro. Nëse thirremi në statistikat zyrtare të EUROSTAT-it dhe ASK-së, del se Kosovës jo vetëm që i ka emigruar fuqia punëtore, por bashkë me ta edhe diku rreth 14 milionë euro (20.000 x 700€). Nëse nga statistikat zyrtare i shtojmë dhe 20% të emigrantëve ilegalë, si numër të rritur në gjashtëmujorin e fundit, del se 24.000 emigrantë kanë emigruar dhe kosto arrin shumën prej 16,8 milionë euro (24.000 x 700€). Pra, është një kalkulim i thjeshtë, duke mos i përfshirë investimet e tyre që kanë bërë në shkollimin e deritashëm.

Humbjet për Kosovën janë edhe më të mëdha nëse hyjmë në analiza më të thella. Dhe, po qe se e bashkojmë shumën prej 16.8 milionë euro nëpërmjet aksioneve a letrave me vlerë për ta shndërruar në investim, sa vende të reja të punës do të ishin hapur!

Burimi kryesor i financimit të emigrantëve ilegalë është nëpërmjet kredive personale në bankat e Kosovës ose të të afërmve që kanë në Perëndim. Mirëpo, ka raste edhe kur personat shesin pasuri që ka vlerë. Kjo është edhe një barrë e madhe për Kosovën, duke rritur pasigurinë e kthimit të kredive. E, me pasigurinë e kthimit të kredive kemi edhe rritjen e kamatave.

Cila është mundësia për parandalimin e emigrantëve ?

Sipas vlerësimeve të ASK-së, Kosova në vitin 2014 ka 1.811.372 banorë, ku popullsia në moshë pune[1] është 1.191.630. Nga fuqia punëtore[2] që konsiderohen persona aktivë, e që përbëhen nga mosha mesatare 15-64 vjeç, janë 483.193. Kurse, personat joaktivë[3] të moshës 15-64 vjeç janë 708.436. Nga fuqia punëtore janë të punësuar 338.364 të numrit të përgjithshëm, kurse të rinj 35.476 (Agjencia e Statistikave të Kosovës, 2014). Ky është një tregues se shkalla e papunësisë në Kosovë është e lartë dhe duhet të krijohen modele dhe forma të reja për nxitjen e rritjes së punësimit, sidomos te të rinjtë.

Nga tabela shihet se shkalla e papunësisë në Kosovë është 30%, ndërsa shkalla e papunësisë te të rinjtë (15-24 vjeç) është edhe më e lartë - 55.9%.

 

?             Tabela   Indikatorët kryesorë të tregut të punës në %

?             Meshkuj              Femra   Total

?             Shkalla e pjesëmarrjes në fuqi punëtore                                                                         60.2              21.1        40.5

?             Shkalla e jo aktivitetit                                                                                           38.8  78.9        59.5

?             Raporti punësim ndaj popullsisë (shkalla e papunësisë)                              44.0           12.9        28.4

?             Përqindja e punësimit të cenueshëm ndaj punësimit të përgjithshëm    25.0        18.9        23.6

?             Shkalla e papunësisë                                                                                             26.9 38.4        30.0

?             Shkalla e punësimit te të rinjtë (15-24 vjeç)                                                     50.4             68.4        55.9

?            

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, Rezultatet e fuqisë punëtore në Kosovë,

Nëse thirremi në këto statistika, shohim se në Kosovë nuk ka ndonjë perspektivë të madhe, meqë papunësia është mjaft e lartë. Dhe, nëse shohim se emigrantët kosovarë, që dalin në disa vende të BE-së, si, për shembull, në Gjermani, marrin vetëm nga 370 euro në muaj, del se kjo është shumë e vogël për të mbijetuar.

Andaj, duhet që Qeveria e Kosovës të hartojë një strategji urgjente që të parandalojë emigrimin e kosovarëve, duke ruajtur resurset njerëzore, si një pasuri të madhe që ka Kosova dhe, gjithashtu, të krijojë mundësi vetëpunësimi.

 Hartimi i një strategjie për parandalimin e migracionit nëpërmjet bujqësisë

Mundësia më e mirë për të dalë nga kjo gjendje e krijuar është zhvillimi i bujqësisë apo hartimi i një strategjie për parandalimin e migracionit nëpërmjet bujqësisë. Veçoria e Kosovës, si një vend me një pjesë të madhe të popullsisë së re, është edhe në sektorin e bujqësisë, ku brezi i moshës 15-29 vjeç përbën pjesën më të madhe të popullsisë bujqësore me 29 %. Ndërkaq, personat mbi 65 vjeç përbëjnë vetëm rreth 7% të popullsisë.

Shumica e pronave bujqësore (56%) kanë 5-8 anëtarë, që tregon se familjet bujqësore në Kosovë janë mjaft të mëdha. Mesatarja e ekonomive bujqësore është 7.3 anëtarë (Plani për Zhvillim Rural dhe Bujqësor 2010-2013). Me potencialin që ka Kosova në sektorin e bujqësisë, mundet që me anë të subvencioneve në këtë sektor, të ketë shpresa për një jetë mesatare në vendin e tyre dhe të mos bredhin kampeve të Evropës për të marrë një “social” prej 370 eurosh. Sektori i bujqësisë ofron një zgjidhje të tillë, duke riaktivizuar tokat bujqësore, e të cilat nuk është duke i punuar askush. Po ashtu, nëpërmjet aplikimit të tatimit në pronë të klasifikohen pronarët e tokave, të cilët e punojnë tokën dhe ata të lirohen nga tatimi, ndërsa pronarët që nuk e punojnë tokën dhe e mbajnë shterpë t’u shtohet norma e tatimit, ashtu që t’i japin me qira ose t’i punojnë vetë. Kjo do t’i stimulonte fermerët dhe të gjithë ata që kanë tokë të punueshme, që të fillojnë ta punojnë dhe të krijojnë të ardhura mesatare për familjet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat