Shkartisja e Këshillit të Ministrave - Bota Sot
Shkartisja e Këshillit të Ministrave

Opinione

Shkartisja e Këshillit të Ministrave

Nga: Nasho Bakalli Më: 26 shtator 2018 Në ora: 19:10
Edi Rama

Sot - në shtator sic ka thënë kryeministri Edi Rama - është dita e vlerësimit për klasën ministrore me seli në Tiranë. Ndërkohë që  konstelacioni i Këshillit të Ministrave Edi Rama po i nënshtrohet analizës, dhe rikrijimit, disa yje do bien. Yje të reja do ngrihen. Dhe lind pyetja: a' kanë sjellë ndonjëherë  riorganizimi i Këshillit të Ministave dhe emërat e ministrave të rinj ndonjë diferencë të prekëshme tek qeverisja në nivelin bazë? Apo. A' ndihmeson Këshilli i Ministrave në mënyrë substanciale në fatin elektoral të partisë në pushtet? Në një demokraci parlamentare Këshilli i Ministrave i kryesuar nga kryeministri është kolektivisht përgjegjës për punën e mirë, të keqe ose të shëmtuar të qeverisë. Sidoqoftë rezultatet e zgjedhjeve zhvilluara këto 26 vitet e fundit e kanë shpërfaqur këtë nen kushtetues, thjeshtë, si një mit.

Ja. Zgjedhjet e fundit, ato të qershorit 2017. Ishte kryeministri Edi Rama personi për të cilin njerëzit votuan. Ata nuk votuan për ish ministrat e Kabinetit. Qëkurse Sali Berisha përveçse president i Shqipërisë, në vitet 1992-1997, mblodhi rreth vetes tij edhe shumë kopetenca të pushtetit ekzekutiv - duke qënë edhe kryetar i PD - ai, krijoi një status më të madh se sa institucioni i Këshillit të Ministarve. Për pasojë, ministrat ndër vite janë emëruar thjesht për të nderuar një detyrim kushtetues i cili urdhëron që "Aktet e Këshillit të Ministrave janë të vlefshme kur nënshkruhen nga Kryeministri dhe, ministri propozues." të cilin, kryeministri e ka zgjedhur vetë.

Që nga viti 1992 dhe në vazhdim, vështirë të gjesh ndonjë kohë kur në Këshillin e Ministave të ketë patur vende bosh. Edhe pse numri i ministrive shumë herë është rritur. Kabineti ende në fuqi është zvogëluar në maximumin e mundshëm, 15 antarë. Duket qartë se madhësia dhe cilësia e Këshillit të Ministarve ka të bëjë më pak me ngarkesën e punës, dhe më tepër me detyrimin politik për të "strehuar" grupe të ndryshme presioni. Të cilat, janë krijuesit e pashmangshëm të baticës në lundrimin politik të liderit. Kështu, të mendosh futjen e fytyrave të reja dhe heqjen e disa prej të vjetërve në Këshillin e Ministave me qëllim për të bërë nje ndryshim në cilësinë e përgjithshme të qeverisjes, ndryshimi, në rastin më të mirë do duket si një zmadhim, dhe në rastin më të keq i paarsyeshëm,  Vendimi i Kryeministrit Rama, një vit më parë, për ti dhënë një pamje të pjesshme të re Këshillit të Ministrave, me 15 antarë, mund të nënkuptojë shpërblim për disa, dhe ndëshkim për disa të tjerë.

Suksesi i Edi Ramës, kryeministër, për herë të dytë, pandërprerje,  zor të thuash se është i varur tek ministrat e tij, sepse, ai është vetë marka më e madhe dhe më e besueshme për PS-në. Ishte Edi Rama, pastaj Partia, ai që fitoi në qershor 2013. Tetëqindmijë shqiptarë - pesëdhjetmijë më shumë se në zgjedhjet e qershorit 2013 - e rivotuan atë në vitin 2017. Mbi ç'bazë? Në bazë të performancës së tij vetiake, dhe jo të antarëve të  Këshillit të Ministrave. Gjthcka ka një emër. Puna e ministrave shkon e vjen, por emëri i kryeministrit mund të zgjatë përgjithmonë. S.Berisha kishte disa ministra që i qeverisën për bukuri dikasteret e tyre. Megjithatë, ishte emëri Sali Berisha ai që e vulosi fatin e Sali Berishës më shumë sesa Kabineti dhe Partia e tij.

Sidoqoftë, kryeministërat nga 28 nëntori 1912 deri më sot kanë bërë paprerë ritualin periodik të shkartisjes të programeve të tyre,  dhe të anëtarëve të kabinetit ministror. Çdo kryeministër që përfundoi një apo dy madate të plota e ndryshoi madhësinë, dhe ngjyrën e kabinetit (në vitet 1945-1990 ishte njëngjyrësh) të tij, më shumë se një herë herë. Fatos Nano bëri më shumë riorganizime,  zgjerime, ndërime në qeveri sesa Sali Berisha; madje, la edhe postin e tij si kryeministër pa mbaruar mandatin. Gjithësesi, të dy e humbën "me duart e tyre" lavdinë politike. Arsyet përse bëhen riorganizimet e Këshillit të Ministave janë edhe sot gjëra të njohura sepse, ato lidhen me mospërfaqësimin e krahinave, qyteteve; të shtresave apo bashkësive politike, fetare, ekonomike, kulturore; dhe të rinisë, grave, në qeveri. Megjithatë sapo korigjoheshin këto "harresa", ironikisht, përsëri mbeteshin të papërfaqësuara rajone, komunitete - ose të dyja bashkë. Arësye e panjohur, gjëagjëzë, në cështjen e riorganizimit të përbërjes të  Këshillit të Ministarve mbetet fakti se disa ministra që u hoqën nga qeveritë shqiptare të periudhës 1991 - 2013, i'a dolën të organizojnë rikthimin në qeveri, një vit ose disa vite më vonë, edhe për herë të dytë e të tretë. Ky fenomen nuk ka ndodhur deri tani me kabinetet ministrore Edi Rama.

Po çfarë ka ndodhur? Aktualisht, ministërat mbajnë portofole të shumëfishta. Nuk është një tipar i qeverisë Edi Rama ndarja më vete e ministrive më të rëndësishme si - për shembull - ministria e minierave; naftës, energjitikës; financave; turizmit, ekonomisë  me ngarkesë të pavarur. Mëse gjysma e ministrave mbajnë ngarkesa shtesë. Pse ndodh kështu? Sepse, fatkeqësisht, rrallëherë ministrat, deri më sot, kanë hyrë në Këshillin e Ministarve vetëm në bazë të performancës së tyre të dalluar për mirë. Rrallëherë ministrat, deri më sot, kanë dalë nga Këshilli i Ministarve vetëm në bazë të performancës së tyre të dalluar për keq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...