Barazia e plotë dhe statusi shtetformues i popullit shqiptar është garancia e vetme për të ardhmen evropiane të Maqedonisë

Opinione

Barazia e plotë dhe statusi shtetformues i popullit shqiptar është garancia e vetme për të ardhmen evropiane të Maqedonisë

Nga: Abdulla Mehmeti Më: 28 tetor 2018 Në ora: 14:21
Abdulla Mehmeti

Republika e Maqedonisë Veriore, pas Marrëveshjes me Bullgarinë dhe Marrëveshjes me Greqinë:

- që të jetë shtet i pavarur dhe sovran, shtet i lirë dhe demokratik me orientim evropian;

-që të sigurohet perspektiva e këtij shteti në Ballkanin Perëndimor, NATO dhe BE, si dhe integrime të tjera rajonale dhe globale në të ardhmen;

- që të shuhen pretendimet mbi Maqedoninë, si shtet i dytë serb (jugosllav), shtet i dytë bullgar, ose si Zonë e lirë ekonomike greke, duhet patjetër që popullit shqiptar autokton t'i rikthehet statusi i popullit shtetformues, siç e ka pasur me kushtetutën e vitit 19974;

- statusi i gjuhës shqipe zyrtare, jo si gjuhë që e flasin mbi 20% e qytetarëve, të garantohet me Kushtetutë, jo të zgjidhet formalisht me ligje të përkohshme, të cilat ndryshohen, përçudnohen dhe anulohen varësisht nga rrethanat, ashtu siç vinë e shkojnë nga pushteti forca politike me orientime të ndryshme.

Këto kërkesa duhet të jetësohen përfundimisht, sot apo nesër, sa më parë aq më mirë, pavarësisht nga arsyetimet, demagogjia dhe intrigat politike, qoftë nga pushteti apo udhëheqësit e kapur të disa partive politike aktuale të shqiptarëve, të cilat nuk e kanë dëshmuar me asgjë se ua duan të mirën shqiptarëve dhe as Maqedonisë.

Populli shqiptar në Maqedoni nuk do të tolerojë edhe pas 28 vjet pluralizmi dhe demokracie t'i mohohen, shkilen dhe nëpërkëmben të drejtat e tij të ligjshme, as nga pushteti dhe as nga kolaboracionistët shqiptarë, në shërbim të agjenturave të huaja, si në vend edhe jashtë tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat