Ai që turpërohet nga të parët e vet katolikë, për një pjatë pilafë e një kofshë pule, turpi e mbuloftë! - Bota Sot
Ai që turpërohet nga të parët e vet katolikë, për një pjatë pilafë e një kofshë pule, turpi e mbuloftë!

Opinione

E shtunë, 17 nëntor 2018

Ai që turpërohet nga të parët e vet katolikë, për një pjatë pilafë e një kofshë pule, turpi e mbuloftë!

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 22:22
Gani Mehmetaj

Me këtë titull nuk e kritikova asnjë fe, nuk mora anën e askujt, nuk i thash askujt t'u kthehet rrënjëve, ajo është punë e tyre, secili vendos personalisht a familjarisht se a do t'i kthehen zërit të të parëve apo do të mbeten kështu si janë. Por e vura në pah se janë një grumbull fatkëqijsh e mjeranësh, në dhjetëvjetëshin e fundit, që e kanë shit vetën për pak gjë: një pjatë pilafë e një kofshë pule. E fshijnë të kaluarën 1700 vjeçare katolike, turpërohen pse gjyshërit e tyre turku i detyroi të konvertohen në myslimanë. Pse të turpërohen? E bënë nga zori, nuk e bënë për kënaqësi, ishte zgjidhje: jetë a vdekje. U përcaktuan për jetën. Shqiptarët tjerë u strehuan maleve, ku patën mundësi të luftojnë dhe ta mbrojnë fenë e të parëve- katolicizmin a katolicizmin antikë të ritit bizantinë.

Duhet të turpërohen tash që e fshehin të kaluarën katolike, sepse kanë frikë mos ua ndalin taxhinë (pilafin e kofshën e pulës) arabët e turqit që i ushqejnë sikurse bariu që i ushqen delet. 

Pas luftës së Dytë Botërore nga zori një pjesë e madhe e shqiptarëve u bënë komunistë, ndërsa e luftuam komunizmin më shumë se kushdo tjetër në Evropë, ashtu sikurse i rezistuam islamizmit më shumë se të gjithë të tjerët. Prapë komunizmin e mbajtëm më shumë e me më fanatizëm se të gjitha kombet evropiane, sikurse që e mbajten islamizmin marrëzisht. Ndërsa të dy këto ideologji e fe na sollën aq shumë të këqija.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test