Faktorizimi etnik kombëtar një domosdoshmëri imperative

Opinione

Faktorizimi etnik kombëtar një domosdoshmëri imperative

Nga: Kastriot Aliaj Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 17:08
Kastriot Aliaj

Ideja e strategjisë për faktorizimin etnik kombëtar, nuk mund të mbetet më një ëndërr e venitur, që nuk mori asnjëherë rrugë, e cila tashmë vjen si një një domosdoshmëri imperative e kohës që po përjetojmë. Ajo bën apel për një ndryshim historik, për një të drejtë që na është privuar në shekuj. Inicimin e kësaj ideje të guximshme, po e nxisin dhe po e bëjnë akoma edhe më atraktive, marrdhëniet e reja në të gjithë trevat ku banojnë shqiptarët autoktonë. Këtë dukuri e dikton vetë statusi i shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, si rezultat i ndryshimeve politike dhe zvillimeve demokratike. Një arsye më tepër për këtë të drejtë të mohuar nga zhvillimet historike në dëm të çështjes sonë kombëtare, e bëjnë edhe qëndrimet burokratke të institucioneve të BE.

Këto institucione që lëvizin ngadalë, nuk kanë mundur që edhe Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë integrale e tyre. Mosmarrveshjet historike me karakter politik, në këtë zonë të nxehtë të pa çliruar nga ethet nacionaliste të fqinjëve, nuk mund të zgjidhen me retorika të standarteve populiste, por me qëndrime të prera politike ,ndaj shantazheve, kërcënimeve e demostrimeve të shfaqjeve ekstremiste, që cënojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Për këto e të tjera dukuri negative që shprehen edhe nëpërmjet deklaratave, nga politikanë apo mbështetës të ekstremizimit, na lind e drejta si qytetarë të këtij rajoni, të ngrehim zërin e arsyetimit dhe ndërgjegjësimit poltik. Ky reagim do bazohej në eskluzivitetin dhe senzibilizimin e shqiptarëve, të cilët natyrshëm shtrojnë edhe një seri pyetjesh, ku ndër të tjera do të veconim;1-A duhet të kenë besim shqiptarët tek kjo BE, kur disa nga antarët e saj, me vendimet e tyre dogmatike, mbështesin akoma dhunuesit e kombit shqiptar, duke mos e njohur pavarësinë e Kosoves, viktimë e genocidit dhe represionit serb?2-

Përse kafshojnë gjuhë institucionet evropiane, kur anëtarja e saj Greqia nxit dhe demostron akte terrorriste në teritorin shqiptar.3-A duhet të kenë besim shqiptarët tek qëndrimet e institucioneve të BE ndaj Sërbisë, kur ajo nuk njeh jo vetëm pavarësinë e Kosovës por edhe krimet në ish.Jugosllavi?4-A kanë të drejtë shqiptarët të shqetësohen, kur drejtuesit aktual politik të Sërbisë, ish pjesmarrës në genocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës, nuk kanë ndryshuar qëndrim? Për këto e të tjera shqetësime të karakterit politik, si dhe ato të mos dhënies të të drejtave të plota të shqitarëve në Maqedoni, Mal të Zi e Sërbi, na bëjnë më të motivuar dhe më atraktiv në të drejtën tonë për bashkim kombëtar, me moton tashmë të njohur; "Një komb një fllamur një qëndrim". Zhvillimet demokratike në rajon,e kanë futur cështjen shqiptare në një standart të ri, si  një maxhorancë e shtrirë në 6 juridiksione me një popullsi rreth 7.5 miljonë banorë.

Por fatkeqësisht po aq sa kjo shifër, numurohen akualisht edhe jashtë trevave shqiptare në perëndim e gjetkë.E megjithatë kjo hemoragji e dhimbshme e nxitur dhe nga precedenti Globalizëm,për një jetë më të mirë, ka ndikuar në përmirësimin e kushteve ekonomike,por edhe në emancipimin politiko e kulturor. Por ajo që merr përparësi është ndërkombëtarizimi i cështjes shqiptare në botë, në aksin Ballkan-Evropë-SHBA. Por fenomeni Globalizëm si trendi i mileniumit të ri,i përshtatet natyrës së popullit shqiptar,më shumë se çdo popull tjetër në Ballkan.

Kjo pasi nga identiteti shqiptarët janë popull multikonfesional,që kanë pranuar pa asnjë shqetësim bashkëjetësën fetare,civilizimin dhe diversitetin kulturor,si dukuri të brendshme por edhe ndërkombëtare njëkohësisht.Koha e pazareve ashtu si një shekull më parë, nuk mund të përsëritet më për orekset e nacionalistëve fqinj,ajo ka marrë fund bashkë më lakmitë e tyre, kush mendon ndryshe gabohet rëndë.Historia jonë nuk përkon me atë të fqinjve,sepse ajo e tyre është e shkruar mbi mite dhe gënjeshtra, duke anatemuar të vërtetën me të pavërteta.Për vërtetësinë dhe identitetin e saj Ilirik,historia e kombit tonë do të bënte për vete shumë historianë e studiues ,ashtu si dhe ka bërë në shumë vënde të botës.Shqiptarët sot nuk janë të nënështruarit e fatit të djeshëm,duke bërë harakiri Evropës si para një shekulli,por prodhues e përcues vlerash që na përveëcojnë nga fqinjët.Në momentet kulmore të historisë ne kemi treguar se jemi model i solidaritetit,nderit dhe ndihmës që u kemi dhënë fqinjve,edhe pse ata janë treguar mosmirënjohës ndaj nesh.Ndër shëmbujt më tipik do të përmëndnim atë të Luftës së Parë Botërore,kur ushtritë Austro-Hungareze dhe Sërbe ndodheshin në prag të katastrofës,ishin shqiptarët që megjithse përjetonin varfërinë ekstreme,u hapën dyert për t'i shpëtuar nga uria,dimri dhe sëmundjet.Këto shëmbuj i ndeshim edhe në Luftën e Dytë,kur 20 mijë italianë u morën në mbrojtje për të mos u vrarë nga nazistët,ndërsa mijëra ushtarë grekë u strehuan në fshatrat e jugut të Shqipërisë.

Sado që të mundohen lozhat e Patriarkanës greko-sllave,që e lexojnë historinë me syzet e Stefan Dushanit,Serafinit apo me ato të Napoleon Zervës,si dhe pinjollëve të sotëm që po ndjekin rrugën e tyre në krye të PBDNJ dhe organizatës OMONIA,nuk mund ta errësojnë etnotipin tonë model në Ballkan.Prandaj shqiptarët sot,e ndiejnë si një detyrim jo vetem politik por dhe patriotik e moral,për t'u bërë pjesë e iniciativës së faktorizimit kombëtar.Kjo do të jetë kauza jonë  e përbashkët,për t'u ngritur mbi padrejtësitë e vjetra,që na kanë qëndruar mbi kokë si shpata e Demokleut.Të nisur nga ngjarjet dhe faktet historike,fqinjve tanë nuk u ka ardhur kurrë asnjë e keqe nga Shqipëria,por nga tentacionet nacionale të fanatizmit infatil dhe politikave patalogjike të tyre ndaj nesh.Politikat e sërbëve dhe grekëve ndaj kombit tonë,nuk kanë folur kurrë për refleksione qytetarie e të moralëshme,por për tendenca entocentrizmi dhe goditjen e vlerave tona kombëtare.Fqinjët që po turfullojnë se po ndodh cudia,nuk mund të mendojnë ashtu si dje kur sajuan dhe bënë tellallin e idiomës së 

"Shqipërisë së Madhe".Sot shqiptarët janë në të drejtën e tyre ,për të plotësuar atë vakum të madh që na ka lënë padrejtësisht historia.Politikat e shtetit Shqiptar dhe atij të Kosovës,që po inicojnë faktorizimin,nuk janë ato të modelimit të dhunës sic kanë bërë fqinjët ndaj nesh,por për sovranitet,integritet e siguri në rajon e më gjërë.Politikat e mëdha nuk i bëjnë vetëm të mëdhejtë,por edhe të vegjlit kur strategjia e tyre është në sinkron me atë të popujve që kërkojnë të bashkëjetojnë në paqe e harmoni.Pesha e politikës nuk varet nga madhësia e shtetit numerik,por nga idetë dhe vlerat që përcon në dobi të cështjes kombëtare. Duke e mbështetur këtë iniciativë me karakter etnik e kombëtar,politika shqiptare do të clirohet nga egocentrizmi,nga gjuhet e helmatisura brënda dhe jashtë formacioneve të tyre,deri dhe tek mediat mbështetëse që dalin mbi politikën,duke rënë në nivelet banale e varfërisë filozofike të shefave të tyre.Ky proces ndërgjegjësimi e emancipimi institucional në të dy anët e kufirit,duhet të ndihet si një natyrë favorizuese në vijimësi, për bashkëpunim politik,ekonomik e kulturor.Kjo strategji  bashkëpunimi,do t'i jepte faktorit shqiptar një rrol dinamik e konstruktiv në rajon,duke ndërtuar një definim gjeografik e gjeopolitik për interesa të përbashkëta,në dobi të integrimit,si dhe të zhvillimeve të mëtejshëme demokratike.Do të ishte me vënd dhe respektuese,të merrej në konsideratë porosia e themeluesit të shtetit të parë shqiptar Ismail Bej Vlorës,që është aktuale edhe për ditët e sotme,i cili thoshte;"Duam vetëm bashkim dhe unitetin e rracës shqiptare,përparimin e saj intelektual,ekonomik,me qëllim që të bëhemi mjaftë të fortë,për të kundërshtuar atë që kërkon të na përpijë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat