Populli në protestë, pushtetarët me dhimbje të kresë

Opinione

Populli në protestë, pushtetarët me dhimbje të kresë

Nga: Luftulla Peza Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 07:11
Luftulla Peza

Shqipëria këtë vit është e tëra në protestë. Protestat filluan dhe vazhdojnë dhe nuk dihet se kur do të ndalen. Do ndalen ahere kur të shteren hallet e popullit tonë!

-Artistë dhe shoqëria civile protestojnë kundra shembjes së Theatrit dhe Institutit Shkencor Shqiptar, i pari i këtij lloji në historinë tonë. E gjitha është planifikuar, sepse të pangopurit duan ta shembin, për të ndërtuar kulla shummëkatëshe me fitime të mëdha.

-Minatorët protestojnë se janë të vetmit në botë pa status të minatorit dhe gjithmonë në rrezik për jetën, me të ardhura minimale,

-banorët protestojnë për shembjet e padrejta të shtëpive dhe bizneseve tek unaza e re, tek Astiri, Shkoza etj. Qeveritarët i sollën këta banorë për tu marrë votën, ju premtuan edhe legalimin, tashti ti paguajnë shembjet nga xhepi.

-infermjerët, arsimtarët, pensionistët , të përndjekurit politik, familjet e dëshmorëve të Atdheu .... dhe radha nuk mbaron, të gjithë në protestë.

-edhe dëshmorët e Atdheut, që dhanë jetën e tyre të re për lirinë e këtij vendi dhe populli  janë në protestë, sepse idealet e tyre për liri, pavarësi dhe begati të popullit shqiptar nuk janë realizuar dhe familjet e tyre kanë mbetur pa asnjë nderin nga shteti dhe në varfëri të plotë.

Tashti me protestën e studentëve ka mundësi ti vihet kapaku të gjithë së keqes së madhe që ka mbërthyer vendin. Por deri ahere don edhe shumë punë dhe luftë.  

Shqipëria është vendi me bukuri të ralla, me mbi tokë dhe nën tokë mjaft të pasur, pozitë gjeografike ideale. Me pasurinë e saj mund të mbajë 4-5 herë popullatë më të madhe. Por nga keqqeverisja, me konçesionet dhe korrupsionin marramendës, të gjitha të mirat materiale, që prodhon vendi, shkojnë në xhepat e pushtetarëve. Këta e mjelin nënën tonë Shqipëri me të dyja duart dhe pa asnjë mëshirë dhe popullin e kanë lënë të vuaj si qen.  Keq qeverisja në të gjitha nivelet e shtetit, korrupsioni marramendës në të gjitha qelizat e pushtetit vendor e qendror, padrejtësitë e panumërta kudo, sollën varfërinë, mjerimin, ngujimin e fëmij[ve dhe nga kjo njerzit po e braktisin vendin çdo ditë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit çdo vit kontrollon rreth 10% të administratës shtetërore dhe çdo vit ka gjetur rreth 950-980 milionë euro vjedhje dhe shpërdorime. Në hkallë vendi kjo shifër, po të kontrollohej i gjithë shteti, arrin në vit në rreth 10 miliardë euro, shifër  që don të thotë 2.5 herë më e madhe se sa buxheti vjetor i shteti tonë.

Kështu është e mbyllur perspektiva e vendit dhe ai vetëm po rrëshqet çdo ditë në humnerë. Prandaj një pjesë e njerzve nga skamja dhe arroanca e shtetit po bëjnë vetvrasje, ndërsa më të rinjtë po marrin trastat për të ikur dhe mos u kthyer më kurrë. Ky është varfërimi më i madh i këtij vendi.

Po nuk u bënë ndryshimet e duhura, vendi do të  shkojë poshtë e më poshtë.

Kam qenë pjesmarrës në lëvizjen studentore të dhjetorit 1990, por dëshira dhe lufta e madhe për “LIRI –DEMOKRACI”, u venit shpejt, sa po ra sistemi komunist. Një sistem i ri, komunist në thelb, por i lyer me ngjyra të hapura, u vendos. Vendi ra në dorë të egoistëve dhe autokratëve, që e tradhëtuan qëllimin e lartë të lëvizjes studentore dhe e çuan vendin poshte e  më poshtë, për intereat e veta.

Prandaj ropatemi kaq vjet në varfëri dhe skamje, pa asnjë të ardhme!.

Tashti e mbështes me të gjithë shpirtin tim protestën e studentëve ashtu siç kamë përkraur protestat për Theatrin, të minatorëve, valbonasve etj.  etj.

Protestat e studentëve ndryshon nga të tjerat, ajo është gjithëpërfshirëse, ka mbrenda të gjië popullin, sepse studentët janë bijtë e bijat e mbarë popullit dhe kështu i dinë mirë hallet e tij. E ndjej veten pjestarë të saj, qoftë si studiues ashtu edhe si bir dëshmori, në të dy rastet i përbuzur dhe i nëpërkëmbur si gjithë të tjerët nga arroganca shtetërore.

Universitetet tona e kanë humbur qëllimin si qendra zhvillimi shkencor dhe dhënie dijesh.  Në to duhet të kishte secili pedagog projekt studimor për zhvillimin e shkencës, por në fakt ata edhe gradat i kanë të dyshimta. Universitetet tona janë kthyer në qendra biznesi dhe korrupsioni nga rektorët dhe profesorët, ku studentët nuk marrin dijet e duhura.

Të gjitha kërkesat e paraqitura nga protestat shqiptare janë të drejta. Prandaj të gjithë protestuesit duhet ti bashkohen protestës së studentëve, duke bashkuar edhe kërkesat e tyre.

Por ka edhe mjaft  kërkesa që duhen ngritur dhe çuar deri në fund. Studentët kanë primdër në të gjithë vendin dhe duhet të mësojnë prej tyre hallet që kanë shqiptarët me papunsinë më të madhe, ndihmën ekonomjke qesharake, pensionet sa për të mbajtë frymën gjallë, rrogat e ulta, kujdesi shëndetësor xero etj.

Kërkohet:

-Protestuesit të bashkohen për një qëllim dhe për fuqizim për fitore. Kështu do të kenë edhe përkrahjen më të madhe. Populli i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë duhet të përkrahë protestuesit, sidomos studentët, ku arroganca është më e rëndë. Politikën shqiptare e pamë lakuriq ditët e fundit në Bulerat, ku dërgoi deputetët e saj të nderonin një kriminel grek, që zbrazi automatikun kundra shtetit shqiptar. Ata asnjë minut heshtje nuk mbajtën në kuvend për shqiptarët e terrorizuar ditët e funsdit në Greqi nga policia greke.

-Studentët është mirë të botojnë gazetë të tyre, për të shpërndarë mendimet me masën, të marrin përkrahjen.

Shpresoj protesta studentore të arrëj suksesin e duhur dhe Shqipëria të gjejë qetësi dhe të bëhet e dashur për të gjithë ne!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat