Kësulkuqja Mogherini, kundër Republikës së Kosovës - Bota Sot
Kësulkuqja Mogherini, kundër Republikës së Kosovës

Opinione

Kësulkuqja Mogherini, kundër Republikës së Kosovës

Gani Qarri Nga Gani Qarri Më 18 dhjetor 2018 Në ora: 10:46
Federica Mogherini

Komunistja që pretendon ta asgjësoj Kosovën, vazhdon me avazin e saj të vjetër.

Kësulëkuqes italiane, iu premtua çmimi "Nobel për Paqe",nëse do të arrinte shkatërrimin e shtetit të Kosovës!

Joshja me këtë çmim,nga shtetet që nuk ia duan të mirën Kosovës, përveç Mogherinit e Aleksandër Vuçiqit, iu bë edhe krye kuislingut Hashim Thaçi nëse ai, eventualisht do të arrinte që ta ndante dhe asgjësonte shtetin e Kosovës.

Hirushja e njohur për simpatinë e veçantë ndaj Rusisë dhe Serbisë u lind më 1973 në Romë, studioi shkencat politike në Universitetin “La Spienza” të këtij qyteti (kryeqytetit italian) dhe diplomoi me temën “Marrëdhëniet ndërmjet fesë dhe politikës në Islam”.

Frederica Mogherini qysh në moshën 15 vjeçare (më 1988) u anëtarësua në “Lidhjen e të rinjve të Partisë Komuniste italiane, (Partito Comunista Italiano), dhe për 8 vite me radhë,ishte pjestare e saj, ndërsa në vitin 1996, nga Partia Komuniste, kaloi në organizatën e të rinjve të partisë “Demokracia e Majtë” (Democratici di Sinistra), simotër e Partisë Komuniste.

Nga viti 1999 deri më 2001,ishte zëvendëse e udhëheqësit të Organizatës së Komunitetit Evropian të Rinisë Socialiste,(ECOSY).

Ndërsa prej vitit 2001,anëtare e kryesisë së partisë të Demokratëve të Majtë, nga e cila u emërua përgjegjëse për çështje të jashtme.

Në vitin 2008, si e deleguar e Partisë Demokratike, Mogherini kaloi në parlamentin italian,ndërsa më 2009 në kryesinë e kësaj partie, (pasardhëse e Demokratëve të Majtë), përgjegjëse për barazinë gjinore etj, kurse nga dhjetori i vitit 2013, u emërua përgjegjëse për politikën evropiane.

Nga fundi i shkurtit deri në fillim të gushtit 2014, për pak më tepër se 5 muaj, ishte ministre e jashtme e Italisë, ndërsa më 2 gusht të atij viti, u përzgjodh kandidate nga Italia për pozitën e përfaqësueses së lartë të BE-s, për politikë të jashtme dhe siguri.

Më 30 gusht 2014 u konfirmua emërimi i saj, si pasuese e zonjës, Catherine Ashton dhe nga atëherë bashkë me komisarin Johannes Hahn, punojnë në sektorin për politikë të jashtme dhe zgjerim në BE, me seli në Bruksel, të cilët jo çdo herë, e veqanërisht zonja Mogherini,nuk e përfaqësojnë drejtë dhe denjësisht.

Në vitin 2015, si simpatizuese e pandreqshme e Rusisë së Putinit, Frederica Mogherini para ministrave të jashtëm evropian, paraqiti një letër me kërkesën për reduktimin e sanksioneve të BE-s, kundër Rusisë.

Për aq më keq, ajo personalisht kërkoi edhe shqyrtimin e afrimit të BE-s me Rusinë, pikërisht në kohën kur luftimet ndërmjet Ukrainës dhe forcave separatiste ruse të mbështetura nga Rusia, sa vinin e ashpërsoheshin në terren.

Për këtë arsye zonja Mogherini mori kritika të rrepta dhe kundërshtime të forta, sidomos nga Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe, Polonia dhe vende tjera të rajonit e më gjerë, deri në Amerikë.

Madje,në mars të vitit 2017, dhjetëra analist, politikan dhe gazetarë, i dërguan një letër të ashpër proteste, iniciuar nga organizata “European Values Think-Tank” me të cilën e kritikonin rëndë Frederica Mogherinin, se përveç shmangies së emrit të shtetit rus, si shkaktari kryesore i ndërhyrjeve kibernetike dhe shpërndarjes së “Dezinformatave armiqësore” vet zonja Mogherini përpiqej vazhdimisht, që ta fshihte edhe agresionin ushtarak të Rusisë ndaj vendeve fqinje të saj.

Për aq më tepër, më 24 prill të vitit 2017, Frederica Mogherini do të udhëtonte personalisht në Moskë, për tu takuar me ministrin e jashtëm rus Sergej Lavrov dhe përkundër aneksimit të Krimes nga Rusia, luftimeve që ajo nxiste në Ukrainë, mos implementimit të marrëveshjes së Minskut, diskriminimit dhe shkeljes së të drejtave njerëzore në Çeçeni etj,për të cilat kishte vërejtje të mëdha BE, zonja Mogherini sikur të udhëhiqte një kompani private dhe jo BE-në,shefja e diplomacisë së BE-s, deklaronte kinse ajo vet mbështeste politikën e “kooperimit” dhe jo atë të konfrontimit me Rusinë.

Frederica Mogherini, përveç idealeve komuniste me të cilat duket se është gatuar e rritë, ajo- jo vetëm se shprehë publikisht dashurinë e saj të veçantë për Rusinë, por tregon hapur simpati të zgjeruar edhe për Serbinë dhe Aleksandër Vuçiqin, e cila me tendenca të rrejshme afruese deri në mashtrim, ka arrit ta bindë e përvetësoj edhe neokomunistin e Kosovës Hashim Thaçin, duke u munduar që në vend të bisedimeve për pajtim dhe njohjen reciproke me Serbinë, ata të tre bashkë, "de facto" dhe "de jure",ta ndanin përfundimisht Kosovën sikur mos të ndërhynte në minutat e fundit vet SHBA.

Madje megjithëse Amerika formoi ushtrinë dhe ngriti shtetndërtimin tonë në një shkallë edhe më të lartë se deri më tani, për ti treguar Botës se Kosova është shtet i pavarur, me territor e kufij unik, e pandashme dhe e njohur ndërkombëtarisht në kufijt e saj aktual, komunistja Mogherini si duket ende nuk dëshiron ti pranojë për të vërteta,shtetndërtimin e deritanishëm mese dy dekadësh, as zhvillimet e sapondodhura në Kosovë.

Ndaj e joshur nga vendet kundërshtare të shtetit tonë të brishtë, se nëse arrin përfundimisht, ta ndajë Kosovën dhe asgjësoj shtetësinë e saj, do të shpërblehet me çmimin "Nobel për Paqe", ajo-jo vetëm që joshi presidentin e Serbisë me këtë premtim, por bindi edhe kryekuislingun Hashim Thaçi, që kinse ai nuk do të ndiqej nga Gjykata Speciale dhe do të shpërblehej me të njëjtin çmim, nëse i prinë sulmit për shkatërrimin e shtetit të vet-Kosovës, gjë që ky edhe e bëri deri më tani, pa asnjë hezitim.

Kështu që vetëm dy ditë pas mbledhjes së caktuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-s,për Kosovën, edhe zonja Mogherini përveç mos përmbushjes së premtimeve të dhëna publikisht edhe nga vet ajo në emër të Bashkimit Evropian, për liberalizimin e vizave për Kosovën, shefja e diplomacisë së BE-së, më 19 dhjetor ka ftuar të gjashtë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor  në Bruksel, në një takim urgjent,jo për të përkrah Kosovën, por për të kërkuar “heqjen e taksës” dhe ” zhbërjen e ushtrisë”, duke shpresuar se me ndihmën e kryekuislingut Hashim Thaçi, ajo do ta qojë përpara edhe ndarjen e Kosovës ,kënaqë Aleksandër Vuçiqin e Serbinë, si dhe sigurojë vetes përfundimisht, çmimin "Nobel për Paqe"!.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat