Ti boll e ke që s'po t'lypin me lënë drogën!

Opinione

Ti boll e ke që s'po t'lypin me lënë drogën!

Nga: Kimete Berisha Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 16:25
Kimete Berisha

Mos shkoni te Edi Rama.
Nëse doni me tranu, shpërfilleni dhe silluni me të si me borë t'parvjetit, sikur nuk ekziston, se iindiferenca është "afrodiziaku" më i madh (E ka thënë edhe Sandra Bullock në filmin "Ocean Eight").

Le të vjen ai te ju, nëse bash insiston. 
Bile edhe nëse vjen te ju, mos i folni. Injorojeni.

Nga mospërfillja apo indiferenca duhet të përfitojnë të gjithë ata që sot e kësaj dite ndjehen të fyer, që u ngjesin fjalë e i thërrasin me emra kafshësh e shtrigash.

Thjesht, injoro gjjithkë që mundohet me ta ndal rritën, me ta ulë bishtin, me ta mshel gojën, me të bë të ndjehesh inkompetent dhe me të bë m'u ndi i vogël.

Nuk ka njerëz të mëdhenj e të vegjël, të gjithë njerëzit e mirë dhe të ndershëm janë të mëdhenj.

Injoroje derisa të bindesh se e ka prekur injorimi në asht, shpërfille rrotën e së ëmës, mos i jep asgjë, sidomos atë që e lyp mos ja jep.

Pse me fol! Të drejtat njerëzore nënkuptohen. Qysh lyp dialog në temën "a duhet të jenë të pastra e të ngrohta konviktet apo s'duhet të jenë".

Duhet me jep përgjegjësi pse s'janë të pastra e të ngrohta konviktet, e me kërku falje e jo plus me lyp dialog mbi punën që nuk e ka kry. 
Mendja e tij ende mundet me ia marrë dikujt mendtë me "hasa-hysa".

E them me sinqeritetin më të madh, Edi Rama tash u bë kopje e Sali Berishës, identik si Sali Berisha u ngjet njerëzve nofka e emra kafshësh e zhelesh.

Po ju ofendojnë. Veç që u quajnë "ngelsa", e kanë "lansuar" edhe idenë se si është e dëmshme të ketë aq shumë studentë Shqipëria. Pse qenka e dëmshme diploma! Nuk kuptoj! Pse duhet të privohet nga e drejta e studimit dikush që do të studioj!

S'jeni normal!
Komunistë e kriminelë siç janë, fëmijët e tyre analfabetë e me mjekra i kanë çu me studiu nëpër Evropë (me pare të shtetit), kurse ju kurrkusha, ju shajnë sepse mendojnë se jeni kurrkushi. Mendojnë se jeni kurrkusha, për shkak se jeni të varfër dhe studioni në Shqipëri. Se sikur të ishit të pasur si ata, e të studionit atje në perendim ku studiojnë fëmijët e tyre, nuk do të kishit qenë "ngelsa".

Qenka keq që njerëzit të kryejnë fakultetin. 
Për çfarë cilësie në arsim e kanë fjalën!

Duan t'ju mundin, duke ju fyer e ofenduar. Stil klasik i "llampës së gazit", t'u bëjnë të dyshoni në vetëveten.

Ka kaluar koha e Edi Ramës Tash është koha kur njerëzit studiojnë edhe online, dhe studiojnë gjithë jetën, nuk paragjykohen me nota, si në profesionin e gazetarisë për shembull, gazetarët më të mirë janë dëshmuar ata që nuk e kanë kryer gazetarinë.

Ky kujton që i shkatërron kundërshtarët dhe ua ulë bishtin nëse i ofendon. Për shembull nëse e ke hundën e madhe, ky t''kapet n'hundë, nëse e ke morrin e madh, mendja e tij, kur ky të ofendon, ta cofë morrin.. 
Për shembull, mua me më quajt "Kime" (ose Qime), ku-ku, isha tranu.

Kombinimi i fjalëve dhe nxjerrja e shamjeve nga ky kombinim, ta çon tugun, 
Ta zëmë me konsideru si "gjetje" nëse luan me emrin e Hashimit që nga arabishtja (auto-citat) do me thënë "Ai që përshesh bukën në Lëng mishi".

Ne në Kosovë, eventualisht burri-gruan e thërret me emra të grave të përbuzura apo të dala prej tefteri (se me dal jashtë shpije m'i provoku njerëzit, nuyk guxon, se ta tharbin hundën):

Për shembull, ka qenë naj Hanume n'katund me karakteristika negative, dhe emrin e saj e kanë shfrytëzu krejt nahija për m'i ofendu gratë e veta.

N'kohën tonë e kemi pasur gajlen e robërisë, shamjet kanë qenë luks për ne.
Liderët politik në Kosovë as sot nuk e quajnë njëri-tjetrin me nofka. 
Kurse, si të rinj, krejt çka kemi ditur të kombinojmë ka qenë": "Ramush aga Shumar", që na dukej shumë interesant, se lexohej njësoj si nga para si nga prapa. 
(Kur emri lexohet njësoj si para si nga mbas quhet palindrome). 
Po, e kemi ditur edhe fjalën "hallall" që lexohet njësoj si nga fillimi, si nga fundi...po, edhe "Madam, I'm Adam" nuk tingëllon keq..

Mos i lejoni t'ua paragjykojnë të ardhmen. Sidomos mos lejoni t'ju kompleksojnë, se sidomos pleqtë ambicioz e kanë znat me t'kompleksu.

Dhe, kurrësesi mos pranoni fundrrinat milionere të përfitojnë nga protesta juaj, Monika, Lulzimi e këta bajatat.

Bëhuni Ju vetë forca politike e munguar. E mos e dëgjoni Kryeministrin që pret nga Ju të jini apolitikë. Absolutisht Jo, Pse me qenë apolitikë!

P.S. Nuk e "pin" drogën Edi Rama, se ai drogë është vetë. S'ka shans të përdorë drogë dikush që flet si çakalla e mullinit, kurrë pa i pushu goja.. 
Ky e ka një problem edhe më të madh që ia kalon drogës-i mungon dashnia.
Ku ka drogë më të madhe se dashnia. Këtij i mbetet hatri prej secilit që nuk e do. Çuditet, qysh ka njerëz që nuk e duan e nuk e shohin sa "i mirë" është.. 
Thembra e tij e Akilit është më e rënda; "Nevoja për me dasht të gjithë". 
Tash s'di njeri a fillon dashnia me dialog a me puthje. apo ndoshta hiç nuk ekziston.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat