Kryeministër, mos i nxit qytetarët me fuqinë nacionaliste

Opinione

Kryeministër, mos i nxit qytetarët me fuqinë nacionaliste

Nga: Msc. Luan Mehmetaj Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 18:14
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës dhe kjo qeveri po nxit nacionalizmin e tepruar dhe atë kundrejt BE-së. Për herë të parë ne shohim një reagim urrejtje ndaj Evropës nga qytetarët e Kosovës, të nxitur nga një qeveri populiste kundrejt Evropës. Ne po harrojmë se në Evropë janë edhe Gjermania, Franca, Italia, Belgjika,Holanda, Austria, Britania e Madhe..., që të gjitha këto e kanë përkrahur Pavarësinë e Kosovës dhe kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovës. Harrojmë se afro 1 milion bashkatdhetar gjenden në këto shtete nga të cilat ekonomia e Kosovës varion remitencat si një ndër bazat kryesore të ekonomisë sonë. 

Kryeministri dhe kjo qeveri do të duhej të zhvillonte politikat e mirëfillta të bashkëpunimit me secilin shtet veç e veç e pastaj edhe me organizatën më të fuqishme evropiane BE-n. Tonet kërcënuese dhe nacionaliste duhet ditur se nuk bëjnë punë në krejt ketë rrjet politik, që ashtu kështu ka probleme të natyrave të ndryshme. Qeveria e Kosovës duhet të mendoj për të ardhmen e qytetarëve të saj dhe ta zhvilloj shtetin e Kosovës që llogaritet si shtet i pa zhvilluar.

Aftësia për të Hyrë në Marrëdhënie Ndërkombëtare është thuajse elementi kryesor sot për sot. Por në këto marrëdhënie nuk hyhet me veprime populiste nacionaliste, por me politika të mirëfillta dhe të vërteta shtetërore, të cilat e rrisin bashkëpunimin dhe sjellin profit për qytetarët e vendit.
Kryeministër, mos i nxit qytetarët me fuqinë nacionaliste sepse jetojmë në shekullin 21 dhe vitin 2019, ku ashtu kështu qytetarët e vendit tënd largohen çdo ditë nga ky shtet për shkak të politikës që mbizotëron. 

Paradoks në vete është ky reagim ndaj Evropës, kur me tepër se gjysma e popullit kanë shpreh dëshirën të emigrojnë në ndonjë shtet evropian për shkak të jetës së pa përballueshme që ndjejnë në vendin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat