Vdes një person në Spitalin e Pejës, nisin hetimet

Peja

Vdes një person në Spitalin e Pejës, nisin hetimet

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 11:02
Spitali e Pejës

Një hetim i vdekjes është duke u zhvilluar në Spitalin e Pejës, pasi një person i cili ishte në tretman mjekësor ka vdekur.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:50.

“Spitali i Pejës 05.02.2021 – 09:50. Nga Spitali i Pejës është raportuar se viktima mashkull  kosovar, i cili ishte në tretman mjekësor ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat