Në oborrin e Spitalit të Pejës u përurua shtatorja e heroinës Myrvete Maksuti

Peja

Në oborrin e Spitalit të Pejës u përurua shtatorja e heroinës Myrvete Maksuti

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 18:33
Foto nga inagurimi i shtatores e heroinës së kombit, Myrvete Maksutaj

Në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë sot është inauguruar shtatorja e heroinës së kombit, Myrvete Maksutaj, në 23 vjetorin e rënies së saj gjatë përballjes me forcat serbe.

“Vajzat me kordele të kuqe” quhej brigada ku kishe filluar angazhimin Myrvete Maksutaj. Kjo brigadë me gra luftëtare mësonte teknikat e luftimit dhe aty stërviteshin për betejat e ardhshme. Pas një kohe ajo nisi detyrën e re si pjesë e Brigadës “133 Adrian Krasniqi”.

Më 7 dhjetor të vitit 1998, Myrvetja kishte marrë përsipër edhe misionin për lirimin nga duart e armikut të disa bashkëluftëtarëve të UÇK-së, të cilët, pas plagosjes në betejë me serbet, ku kohë më parë ata luftëtarë ishin kapur nga trupat serbe dhe ishin dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku po mbaheshin nën mbikëqyrje policore të rreptë.

Në aksionin e tërheqjes së luftëtarëve të lirisë, disa dhjetëra metra larg udhëkryqit të Spitalit, Myrvetja goditet nga një plumb i armikut dhe aty bie dëshmore.  

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat