Adem Grabovci pajton dy familje në Pejë

Peja

Adem Grabovci pajton dy familje në Pejë

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 18:56
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Dy familje kanë shtrirë sot dorën e pajtimit në Pejë, bëri të ditur ish-deputeti Adem Grabovci.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook tha se familjet Muriqi dhe Feta nga Peja sot janë pajtuar.

"Pajtohen familjet Muriqi dhe Feta nga Peja.

Respekt dhe falënderim pafund për të gjithë ata që shtrinë dorën e pajtimit.

Në këto kohë të vështira, sikurse në çdo kohë të vështirë tjetër, shtrirja e dorës se pajtimit, është akt kombetar.Vetëm kështu, të bashkuar, do i bëjmë ballë sfidave si shoqëri”, shkroi Grabovci.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat