Spitali rajonal i Pejës po bëhet me aparat të dedikuar për kirurgjinë vaskulare duke iu falënderuar një donacioni nga Austria.
Shefi i laboratorit në Spitalin e Pejës Adem Çeku ka thënë për KosovaPress se pranim-dorëzimi zyrtarisht i aparaturës moderne do të bëhet të hënën, më 19 maj.
“Kryetari i Odës Ekonomike të Austrisë me sugjerime të konsullit të Pejës Avdyl Çetaj ka ofruar një donacion me një aparat të sofistikuar për kirurgjinë vaskulare. Aparati në fjalë ka ardhur në spitalin e Pejës të premten dhe pranim-dorëzimi zyrtarisht bëhet të hënën, më 19 maj, nga ora 10:00”, ka thënë Çeku.
Në ceremoninë e dorëzim-pranimit do të marrin pjesë ish-drejtori i Spitalit rajonal në Pejë Fazli Shala së bashku me Avdyl Çetajn dhe donacionin austriak.