Vetëm gjatë ditës së djeshme, në Spitalin e Pejës sipas këtij institucioni shëndetësor, erdhën në jetë 5 djem dhe 3 vajza, duke sjellë gëzim për familjarët dhe stafin mjekësor.
Gjatë kësaj periudhe, spitali ka ofruar mbi 500 vizita specialistike, 10 operacione dhe ka kryer mijëra analiza laboratorike, duke vazhduar të jetë në shërbim të komunitetit 24/7.
”Vetëm gjatë ditës së djeshme, në Spitalin tonë kanë lindur 5 djem dhe 3 vajza. Ky është një gëzim i jashtëzakonshëm për familjarët – dhe po aq për ne – sepse çdo jetë e re është një shpresë e re!
Gjatë 24 orëve të fundit, kemi qenë të përkushtuar për të ju shërbyer me përkushtim e profesionalizëm në çdo repart:
588 vizita specialistike
58 pranime të reja
218 pacientë të shtrirë aktualisht
3,663 analiza laboratorike për 228 pacientë
10 operacione të kryera
38 dializa
114 Rëntgen, 42 ultrazëra, 34 CT-ja dhe 11 mamografi
57 shërbime fiziatrike
Ne jemi këtu për ju – çdo ditë, çdo natë, 24/7/365.
Faleminderit për besimin tuaj!
#SpitaliIPërgjithshëmPejë #RaportiDitor #ShëndetiJuajPrioritetiYnë”.