Spitali i Përgjithshëm në Pejë trajton mbi 200 pacientë të shtrirë

Peja

Spitali i Përgjithshëm në Pejë trajton mbi 200 pacientë të shtrirë

Më: 4 qershor 2025 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka vazhduar me intensitet të lartë të punës edhe gjatë ditës së djeshme, ku janë pranuar 49 pacientë për trajtim të mëtutjeshëm nga gjithsej 446 vizita specialistike.

Aktualisht, në këtë institucion janë të shtrirë 203 pacientë që po marrin përkujdesje shëndetësore.

Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar edhe këto shërbime:

286 pacientë kanë kryer gjithsej 2,753 analiza laboratorike,

4 lindje (3 djem dhe 1 vajzë),

13 operime të kryera me sukses,

34 seanca dialize,

103 ekzaminime Rëntgen, 38 me ultrazë dhe 28 skanime CT,

47 shërbime fiziatrike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat