​Votat e fituara me postë: Gazmend Muhaxheri i pari në garën për Pejën

Peja

​Votat e fituara me postë: Gazmend Muhaxheri i pari në garën për Pejën

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 23:25
Foto ilustrim

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të ardhura me postë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet e 12 tetorit në Pejë.

Gazmend Muhaxheri nga LDK-ja ka marrë 604 vota ose 48.55 për qind,

Taulant Kelmendi Vetëvendosje 328 vota ose 26.37 për qind,

Ali Berisha AAK 178 vota ose 14.31 për qind,

Arta Nallbani PDK 105 vota ose 8.44 për qind,

kandidati i pavarur Jeton Abazaj 26 vota ose 2.09 për qind dhe

Reshat Nurboja nga Alternativa dy vota ose 0.16 për qind.

Peja do të jetë pjesë e garës së balotazhit për kryetar më 9 nëntor ndërmjet Gazmend Muhaxherit nga LDK-ja dhe Taulant Kelmendit nga Lëvizja Vetëvendosje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat