Nga Peja drejt drejtësisë ndërkombëtare, E.B në pritje të ekstadimit

Peja

Nga Peja drejt drejtësisë ndërkombëtare, E.B në pritje të ekstadimit

Më: 19 janar 2026 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Departamenti për Krime të Rënda, ka mbajtur seancë dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të kërkuarit E.B..

Ky shtetas i Republikës së Kosovës, i cili kërkohet nga shteti i Sllovenisë.

Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në pritje të ekstradimit, nga data 17.01.2026, ora 23:30, deri më 26.02.2026.

I kërkuari dyshohet për veprën penale “Sjellje e dhunshme” sipas Kodit Penal të Republikës së Sllovenisë, si dhe për veprat penale “Sulmi” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat