​Projekti Banimi i Përballueshëm në Pejë, 135 njësi banesore ndodhen në fazën finale të ndërtimit

Peja

​Projekti Banimi i Përballueshëm në Pejë, 135 njësi banesore ndodhen në fazën finale të ndërtimit

Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 19:58
Pejë

Në Pejë po vazhdojnë punimet në kuadër të projektit Banimi i Përballueshëm dhe Social, ku tashmë 135 njësi banesore ndodhen në fazën finale të ndërtimit.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fitore Pacolli në një postim në Facebook ka njoftuar se punimet po avancojnë edhe në Istog, Podujevë dhe Gjilan, ndërkohë që ministria ka iniciuar procedurën e prokurimit për lidhjen e kontratës në Kamenicë.

Ajo, po ashtu, ka bërë të ditur se janë në fazën e hartimit të projekteve për Shtime dhe Obiliq.

Kujtojmë, Qeveria e Kosovës në buxhetin për vitin 2027 ka ndarë 23,5 milionë euro për projektet e banimit të përballueshëm dhe social dhe të banimit social adekuat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat