​Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Pejë

Peja

​Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Pejë

Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 15:57
Fotoilustrim

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë realizimit të inspektimeve në terren, ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Pejës.

Vendimi për ndalimin e punimeve është marrë pas evidentimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

“Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët.

Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fuqi, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve”, thuhet në njoftimin e këtij inspektorati. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat