​Njëri dënohet me pesë vjet e gjysmë burgim për tentim vrasjeje, tjetri me një vit burgim për ndihmë pas veprës penale

Peja

​Njëri dënohet me pesë vjet e gjysmë burgim për tentim vrasjeje, tjetri me një vit burgim për ndihmë pas veprës penale

Më: 23 nëntor 2026 Në ora: 15:24
Fotoilustrim

Gjykata Themelore në Pejë dënoi me pesë vjet e gjashtë burgim i B.A., për tentim vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërsa E.H., me një vit burgim për dhënie të ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale.

Aktgjykimi u shpall nga trupi gjykues i drejtuar nga Armend Lokaj.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore në Pejë thuhet se gjykata vendosi edhe për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.A., deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat