Rugova nën okupim krijoi qeverinë shqiptare, Thaçi në liri nuk po mund të çlirohet assesi nga serbët

Politika

Rugova nën okupim krijoi qeverinë shqiptare, Thaçi në liri nuk po mund të çlirohet assesi nga serbët

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 21 janar 2019 Në ora: 21:35
Hashim Thaçi para varrit të Presidentit Rugova

“Tani, Thaçi e vëren se diplomacia politike është shumë më e rëndë sesa tyta e pushkëve, pasi UÇK-ja luftonte për të shmangur paramilitarët, ushtarët e policinë kriminele serbe, kurse politika e urtë e Rugovës luftonte për të përvetësuar diplomacinë Evropiane e Amerikane”, ka thënë profesor Sylejman Mehazi.

Se vepra dhe filozofia politike Rugoviane shfrytëzohet vetëm për qëllime politike nga klasa politike aktuale përkatësisht nga subjektet politike kundërshtare, dëshmon më së miri, përkulja e tyre “false” para varrit të Gandit të Ballkanit Dr. Ibrahim Rugovës me rastin e 13 vjetorit të ndarjes nga jeta.

Presidenti aktual Hashim Thaçi, ndonëse kishte kritikuar dhe akuzuar gjithmonë ashpër Dr. Ibrahim Rugovën për shumë veprime të tij në sferën e politikës, tani i njëjti dhe me të njëjtën fytyrë, pas vdekjes së tij, i përkulet para varrit, gjoja në shenjë homazhi për ta përkujtuar veprën e tij.

Thaçi, duke harruar se çfarë kishte deklaruar më parë për Rugovën, ai madje e quajti atë edhe : “ arkitekt të pluralizmit politik në Kosovë, i dialogut, negociatave, marrëveshjeve të brendshme dhe atë në rrafshin ndërkombëtarë”.

Njohësit e çështjeve politike dhe profile të ndryshme të skenës politike në vend, vlerësojnë se  “përkulja” e presidentit Thaçi dhe disa liderëve politik, para varrit të Dr. Ibrahim Rugovës, nuk janë asgjë, përveç se veprime dhe fraza politike boshe.

Sipas tyre, përkulja e Thaçit para varrit të Presidentit Rugova, është thjeshtë një hipokrizi, pasi sa ishte gjallë presidenti, Thaçi çdo herë e fyente dhe e përçmonte tejmase atë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat