Jashari pyetje për PDK-në e Fatmir Limajn: A e dini se si janë vrarë Ali Uka e Remzi Hoxha?!

Politika

Jashari pyetje për PDK-në e Fatmir Limajn: A e dini se si janë vrarë Ali Uka e Remzi Hoxha?!

Më: 3 mars 2019 Në ora: 16:21
Foto Ilustrim nga "Bota sot"

Vëllai i komandantë Kumanovës, në vazhdim të letrës së tij Murat Jashari, shtron pyetje delikate, përveç për Fatmir Limajn edhe për njerëz të tjerë, të cilët vazhdojnë të jenë pjesë e PDK-së sot, ndërsa e LPK-së në të kaluarën.

Pyetjet më delikate të bëjnë me vrasjen e gazetari Ali Uka, dhe me faktin se dikush nga PDK-istët e sotëm dhe LPK-istët e dikurshëm, dikush kishte shpërthyer në gëzim për vrasjen e Adem Jasharit. Në fakt, nuk ishte vrarë vetëm Adem Jashari, por ishte masakra e parë dhe më e përbindshme e forcave serbe ndaj shqiptarëve.

A e ke ditur se Behajdin Allaqi ka qenë anëtar i Komitetit Drejtues së LPK-së?

A e ke ditur se Afrim Zhitia krahë të djathtë ka pasur Fadil Vatën e Xhemajli Berishën?

A e ke ditur se Afrim Zhitia në krahë të majtë ka pasur Behajdin Allaqin e Arif Seferin (ky i fundit nga Kumanova)? Ku është Xhavit Haziri???

Ku mbetën anëtarët e tjerë të Komitetit Drejtues të LPK-së?

Mbledhja e III-të e Përgjithshme e LPK-së u mbajt më 4 tetor 1991, në Ujmir (Klinë), në shtëpinë e Sadri Shalës, ke qenë i informuar për këtë mbledhje dhe nga kush?

Partia e juaj kishte të deleguar ose përfaqësues në atë mbledhje, në Ujmir?

A mund të na i japësh të deleguarit me emër e mbiemër?

A kanë raportuar në kryesinë e partisë suaj këta delegatë, kur dhe ku?

Mbledhja Konsultative e LPK-së, u mbajt në Kollare (Kërçovë) në prill të vitit 1993, ke ditur për këtë mbledhje?

Partia e juaj kishte delegatë në atë mbledhje?

Cilët ishin ata delegatë, emri dhe mbiemri?

Delegatët e partisë suaj që ishin në atë mbledhje a kanë raportuar në Kryesi?

Kjo Mbledhje, Behajdin Allaqin kishte caktuar anëtar të Komisionit për organizimin e Mbledhjes së IV-të të LPK-së. A dinit ju për vendimet e asaj mbledhjeje?

Mbledhja e IV-të e Përgjithshme e LPK-së është mbajtur në korrik të vitit 1993, te Kodra e Trimave në Prishtinë, në shtëpinë e Maliq Brajshorit. Ke ditur ti dhe Hashimi për këtë mbledhje?

Keni pasur të deleguar nga partia e juaj përfaqësues në atë mbledhje?

Cilët ishin delegatët e partisë, emri dhe mbiemri?

Delegatët e asaj mbledhje, a kanë raportuar në kryesinë e partisë suaj?

A e dini sa veprimtarë të LPK-së e LKÇK-së janë arrestuar që kishin marrë pjesë në këto tri mbledhje?

Ku është Xhavit Haziri??? A të ka tregu gja ai person rreth vrasjes së Aliut?

A i ke njohur Ali Ukën e Remzi Hoxhën? Kur u vra Ali Uka në Tiranë, me cilin flinte në banesë dhe a ishte ky person anëtar i partisë suaj? A të ka tregu gja ai person rreth vrasjes së Aliut?

Po anëtarët e Kryesisë së Partisë suaj a i kanë njohur Ali Ukën e Remzi Hoxhën?

A e din ti dhe kryesia e partisë tuaj si janë zhdukur në Shqipëri këta të dy?

Ke qenë Drejtor (Drejtorisë Politike) i Policisë Ushtarake, a është kështu?

Pse në Qershor 1999 në Prizren i bëtë atentat nënës biologjike të UÇK-së?

Vetëm pse e kishte LPK-ja në Program për ta bërë realitet Programin e Lidhjes së Prizrenit?

Çfarë faji pat bërë LPK që ia ndërruat programin?

LPK ishte armikja e përbetuar e pushtuesve sllavë. A është kështu?

Çfarë të keqe e mëkati kishte bërë Komandanti Legjendar Adem Jashari, pse ishte anëtar i LPK-së, nuk e mbështesnit dhe nuk e furnizonit apo jo?

A nuk e dëshmoj LPK-isti Adem Jashari se është për çlirim e bashkim kombëtar? Po ju për çfarë ishit që nuk e mbështesnit? 320. Kur është vrarë Adem Jashari, a pati pjesëtarë të partisë suaj që e festuan atë natë?

Cili?

Cili Shërbim Informativ ju këshillojë ta bënit atentatin mbi LPK-në?

Populli shqiptar mbi 2000 vjet i pushtuar nga romakët. Mbi 530 vjet i pushtuar nga osmanët. Për 100 vjet nënën pushtime sllave. Kurrë gruaja e martuar shqiptare nuk e kishte ulur kokën e ta shiste nderin femëror për t`iu siguruar kafshatën fëmijëve. A e keni vërejtur këtë fenomen trishtues z. Limaj? Tani pas luftës çlirimtare po thoni se populli është i lirë. Pse po ndodhë ky fenomen i prostituimit të gruas shqiptare? Për këtë luftuat? Kjo pyetje i parashtrohet të gjithë politikanëve që kanë marrë dhe do të kërkojnë votën e popullit, për me u ulë në karrigen e pushtetit qendrorë e lokal!!!???!!

Në janar të vitit 2000, në odën e Xhelë Shalës, në Banjë, Adem Jashari, Ali Uka aty ka ora 03.30 e mëngjesit, më pate thënë se për stinën e verës që e pritshmi, pra për pushime, do t’i bëje gati dy banesa në Prishtinë. Një për familjen e Ismetit, një për familjen time. Ta ktheva menjëherë përgjigjen, apo jo, dhe a të kujtohet çfarë të thashë?

Ato Banesa janë të tuat tash?

Të babës tënd i ke?

Apo “miraz” i ke?

Nuk e derdhi gjakun vëllai jem për banesa, o Fatmir shoku, por vetëm me çlirue e me bashkue popullin tonë. A ishte kështu? (Atëherë, pse në kushtetutën tuaj e keni vendos se nuk do të bëni asnjë lloj bashkimi dhe ndryshimi kufijsh dhe nuk ia lini popullit të vendos)?

Po edhe gjashtë Vilat tjera me paret e kujt i bane?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat