Ekskluzive, dëshmitarja tregon si ndodhi aksidenti i sotëm në Gjilan: Nuk kishim kohë të iknim

Politika

Ekskluzive, dëshmitarja tregon si ndodhi aksidenti i sotëm në Gjilan: Nuk kishim kohë të iknim

Nga: D.B Më: 7 mars 2019 Në ora: 17:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qytetarja Blerta Jashari, për gazetën “Bota sot”, ka treguar se si ka ndodhur aksidenti tragjik sot në qendër të Gjilanit.

Jashari  e cila ishte në qendër të Gjilanit në momentin kur ka ndodhur aksidenti, ka thënë se ngasësi i kamionit ka qenë aq shpejtë, saqë askush nuk e ka mund ta paramendojë një aksident të tillë e madje as nuk kanë pasur kohë që të ikin nga kjo tragjedi.

Sipas saj, kamioni ka përfshirë gjithçka çka kishte përpara duke marrë pas vetes, kështu njerëz, dhe makina të ndryshme përfshirë edhe një traktor.

“Kamioni po thuhet që nuk ka pasur frena, dhe ngasësi i kamionit ka ardhur me shpejtësi nga Stacioni i Autobusëve, deri tek Hotel “ Kristal”, duke marrë të kështu zhagas të gjithë pas vetës, madje edhe kalimtarët që ishin duke kaluar në zebra”, ka thënë dëshmitarja, e cila thotë se kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm qytetin e Gjilanit por gjithë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat