“Lojërat e pista të pushtetit”

Politika

“Lojërat e pista të pushtetit”

Nga: A.M. Më: 28 maj 2019 Në ora: 22:59
Aksioni

Analisti politik, Faik Krasniqi, në një bashkëbisedim për “Bota sot” është shprehur se  sa herë që ndodh ndonjë skandal në të cilën përshihet pushteti ndërmerret  ndonjë aksion spektakularë.

Gjithashtu, ai ka thënë se politika është e përfshirë pasi që ka tashmë dy dekada që në pjesën veriore kriminelët operojnë pa u penguar nga askush.

“Sa herë që pushteti prodhon ndonjë skandal, ndërmerre aksion spektakularë. Respekt për policinë e Kosovës. Respekt për ata djem që po vihen në rrezik. Ata nuk kanë faj dhe nuk janë pjesë e këtyre lojërave të pista të pushtetit. Kriminelët në pjesën veriore të Kosovës operojnë që dy dekada pa u penguar nga askush. Padyshim që edhe politika është pjesë e atyre pisllëqeve që bëhen atje”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Faik Krasniqi

Për më tepër, Krasniqi shprehet skeptik se nëse nuk ishte publikuar skandal i fajdeve nuk do të ndodhte një aksion i tillë, si ai që ndodhi të martën në komunat veriore të Kosovës.

“Sikur të mos shpërthente ky skandal i fajdeve ditëve të fundit, forte do të kisha besuar që e kanë seriozisht me këtë aksion. Mirëpo këtyre s'ju besoj fare. Nuk dua ta ekzagjeroj, por ky aksion ka qenë edhe në koordinim me Beogradin, për të bërë pak spektakël politik!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat